1
Kreu i Gardės: Hapėm zjarr por jo nė turmėn prej 4/2/2011, 08:11
Saranda
♫ Stafi Administrues ♫


Tiranė, 3 shkurt (E plotėsuar) - Nė komisionin hetimor parlamentar lidhur me ngjarjet e 21 janarit para Kryeministrisė sė Shqipėrisė, sonte ka dėshmuar komandanti i Gardės sė Republikės, Ndrea Prendi. Pasi ka sqaruar se forcat e Gardės i marrin urdhrat nga Ministria e Brendshme dhe bashkėpunojnė me policinė e shtetit, Prendi tha se mė 21 janar kishte mobilizim tė njė sigurie tė lartė.
Nė 21 janar tė gjitha objektet e rėndėsisė sė veēantė kanė pasur situatė tė pėrforcuar, goditja kryesore ka qenė kryeministria. Unė kam prirė drejtimin nė mbrojtjen e objektit. Ka qenė shefi i shtabit tė gardės nė komandė dhe unė, tha ai.
Duke deklaruar se gjatė kėsaj demonstrate janė plagosur rreth 81 efektiva tė gardės, Prendi sqaroi se hapja e zjarrit ėshtė bėrė nė momentin mė ekstrem, kur demonstruesit kanė kaluar portėn e kryeministrisė, duke cenuar territorin e kėtij institucioni. Brenda godinės ėshtė perimetri i sigurisė sė lartė. Pėrdorėm tė gjitha mjetet edhe duke rrezikuar trupat e gardės pėr tė mos krijuar problematikė me qytetarėt. Zgjidhja e zjarrit ishte e fundit qė pėrdorėm. Kalimi i rrethimit ėshtė rasti mė ekstrem dhe aty vepruam nė bazė tė ligjit, tha Prendi.
Prendi sqaroi mė tej se si kanė operuar atė ditė forcat e gardės. Sipas tij Pėr rreth 2 orė kemi marrė goditje tė vazhdueshme deri me bomba helmuese, goditje me tė gjitha mjetet kemi pasur. Gardistėt vetėm janė mjekuar dhe janė kthyer nė detyrė, nė tė gjitha rastet. Edhe kur ėshtė kėrkuar shkatėrrimi i gardhit rrethues, garda ka pėrdorur vetėm shkop gome, u janė bėrė thirrje qė kjo ėshtė njė zonė e veēantė dhe e rrezikshme, njė zonė e rėndėsisė sė veēantė. Hapja e zjarrit vetėm kur turma hyri brenda. Zjarri ka qenė nė ajėr me fishekė manovėr dhe me pas zjarr nė ajėr me fishekė tė veēantė, sqaroi mė tej kreu i gardės.
Sipas tij, forcat e Gardės janė sulmuar rėndė nga demonstruesit, por shton se nuk kemi pasur asnjė tė vdekur dhe kjo pėr shkak tė profesionalizmit, pasi goditjet kanė qenė tepėr tė ashpra, kemi pasur efektiva tė plagosur shumė rėndė, transmeton Balkanweb pjesė tė dėshmisė sė Ndre Prendit.
Sipas TCH, Ndrea Prendi ka deklaruar se nė asnjė rast nuk ėshtė qėlluar mbi turmėn dhe se gjatė gjithė kohės ėshtė qėlluar nė ajėr, edhe me fishekė luftarakė.
Edhe nė rastet kur ėshtė shkatėrruar porta, janė djegur pemė dhe ėshtė tentuar tė shkatėrrohet gardhi, veprimet e Gardės kanė qenė me shkopinj gome, pėr tė mos lejuar hyrjen e tyre brenda territorit, ėshtė shprehur Ndreu.
Atė ditė ėshtė bėrė thirrje me megafon dhe jam informuar se po bėhet ēdo pėrpjekje qė demonstruesit tė mos futen nė territorin brenda objektit. Jam informuar se hapja e zjarrit nė ajėr ėshtė bėrė pasi ata janė futur brenda territorit dhe spostimi i tyre ėshtė bėrė me mjetet tė tjera... Mė pas ėshtė qėlluar me fishekė manovėr nė ajėr dhe ka vazhduar me fishekė luftarakė po nė ajėr. Dhe kjo vėrtetohet edhe nga pamjet, sepse po tė ishte qėlluar mbi turmėn do ishte tjetėr gjė, theksoi Ndreu.

















