1
Vendosen lule pėr tė tre viktimat nė Tiranė prej 29/1/2011, 10:52
Saranda
♫ Stafi Administrues ♫

Kortezhi i drejtuar nga familjarėt e viktimave dhe drejtues tė lartė tė opozitės kanė vendosur lule para portreteve tė tė tre viktimave qė humbėn jetėn nė demonstratėn e 21 janarit.
Fillimisht lule u vendosėn pranė vendit ku humbi jetėn Faik Myrtaj, nga komuna Cakran nė Fier.
Me pas kortezhi ėshtė zhvendosur tek vendi ku u vra viktima e dytė Ziver Veizi, nga Gjirokastra, para portės sė Kryeministrisė.
E njėjta gjė u bė edhe nė vendin ku humbi jetėn viktima e tretė Hekuran Deda, i cili u godit nga njė plumb 9 mm nė kokė teksa ndodhej mbi njė skelė.
Ndėrkohė numri shumė i madh i pjesėmarrėsve vijon qė tė vendosė lule pranė tre fotografive.
Kryetari i opozitės, Edi Rama ėshtė larguar nga vendi i homazheve dhe po ndjek itinerarin e parashikuar pėr demonstratėn-homazh

















