BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi, pritet qė nesėr t’i dekretojė ministrat e rinj tė kabinetit qeveritar tė udhėhequr nga kryeministri Sali Berisha. Shkak pėr kėtė vonesė dyditore nė shpalljen e dekreteve mėsohet se ėshtė bėrė fakti se kalimi i tyre nė Presidencė ėshtė bėrė pėrgjatė fundjavės, ditė nė tė cilat protokolli i kėtij institucioni nuk punon.
Po kėshtu mėsohet se Presidenti Topi nuk do tė ketė asnjė hezitim nė firmosjen e emrave tė rinj tė kabinetit tė dėrguar nė Presidencė nga ana e Kryeministrit Berisha. Nga ana tjetėr, me dekretimin e kėtyre emrave tė rinj nesėr, ditėn e enjte pritet tė bėhet edhe votimi i tyre nė Parlament, gjatė seancės parlamentare tė parė pėr kėtė vit.
Ajo qė pritet nė kėtė seancė lidhet me faktin se opozita nuk do t’i pranojė kėta emra dhe pėr pasojė pritet tė mos marrė pjesė nė votimin e tyre. Ishte Kryeministri Berisha, i cili pas vendimit pėr dorėheqje tė parevokueshme nga ana e numrit dy tė qeverisė, Ilir Meta, i dorėzoi Presidentit Topi propozimet pėr zėvendėsimin e Metės me Edmond Haxhinaston nė pozicionin e tij si zėvendėskryeministėr dhe po kėshtu zėvendėsimin me Nasip Naēon nė postin e Metės si ministėr i Ekonomisė dhe Energjetikės.
Ky ndryshim i papritur nė qeverinė Berisha erdhi si rezultat i publikimit tė njė video-skandali nė emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku shfaqet njė bisedė mes ish-ministrit tė Ekonomisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti, dhe kryetarit tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, duke folur pėr pazare ekonomike pėrmes favoreve qė do u bėheshin palėve tė treta.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto