1
Videoja, Meta: Heq dorė nga imuniteti prej 12/1/2011, 11:28
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫


Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, Ilir Meta, pas publikimit tė videos shokuese nė Top Channel, ka njoftuar zyrtarisht sot heqjen dorė nga imuniteti.
Duke folur nė njė konferencė pėr shtyp, Meta ėshtė shprehur i gatshėm tė hetohet nga organet e drejtėsisė sė vendit.
Ju njoftoj zyrtarisht lėnien e imunitetit tim, si shprehje e vullnetit politik pėr tė kontribuar nė luftėn kundėr korrupsionit dhe forcimit tė shtetit ligjor, ka deklaruar Meta, i cili ka bėrė tė ditur se deklaratėn pėr imunitetin ia ka dėrguar tashmė kryetares sė Kuvendit Jozefina Topalli.
Meta e ka cilėsuar videon si njė bllof politik, me qėllim shantazhimin e tij nga krimi i organizuar.
Dua tju bėj tė qartė se ky pėrgjim, i pėshtirė si vetė organizatorėt dhe trumpetuesit e tij, ėshtė kryekėput njė bllof i shėmtuar politik dhe moral, qė ėshtė bėrė nė kuadėr tė shantazheve nga krimi i organizuar ndaj personit tim pėr shkak tė detyrave tė mija, ka pohuar Meta, i cili ka sqaruar edhe deklaratat e tij nė video lidhur me tenderin e njė hidrocentrali.
Ky pėrgjim vėrtitet rreth njė ndėrhyrjeje tė realizuar gjoja nga personi im kur kam qenė ministėr i Jashtėm pėr interes tė njė kompanie tė caktuar lidhur me njė tender pėr dhėnien me koncesion tė hidrocentralit Egnatia-Shushica. Ky tender ėshtė hapur nė kėtė Ministri qė mė 30 prill 2008, ku kanė marrė pjesė 3 bashkime shoqėrish tė ndryshme. Kjo procedurė tenderimi pėr 2 vjet ka qenė e bllokuar pėr arsye se komisioni i ekonomisė kishte bllokuar njė nga klientėt pėr synime interesi. Personi nė fjalė, qė nė pėrgjim konstatohet si Gimi, pasi ka vėrejtur zvarritje dhe mosprotokollim tė formės sė prerė tė Gjykatės sė Apelit ėshtė drejtuar tek unė, si zėvendėskryeministėr dhe kryetar i LSI. Unė kėtė problem ia kam propozuar ish-ministrit, duke kėrkuar zbatimin e vendimit tė Apelit, ka sqaruar Meta.
Duke pretenduar se ka prova qė demaskojnė kėtė montazh tė pėshtirė, politik dhe mafioz, Meta ka theksuar se do tia dorėzojė ato prokurorisė pėr hetim.
Provat do tia vė nė dispozicion Prokurorisė sė Pėrgjithshme, qė do ti kėrkoj hetim pėr kėtė video tė montuar qė ėshtė bėrė jo vetėm pėr tė mė denigruar, por pėr tė mė bėrė shantazhe dhe pėr tė mė ulur mua nė pozitėn e Edi Ramės dhe krimit tė organizuar qė ai drejton. Kam vėnė nė dijeni edhe kryeministrin pėr shantazhet qė mė janė bėrė pėrmes gjoja njė pėrgjimi pėr tė bashkėpunuar me organizatorėt e kėsaj afere mafioze, ėshtė shprehur Meta.
Mė tej kreu i LSI-sė ka hedhur poshtė edhe materialin audio tė videos, ku dėgjohet ai qė thotė se do tė marrė njė shpėrblim prej 700 mijė eurosh.
Nuk kam asnjė koment pėr interpretimin qė u bėhet buzėve tė mia, pėrkthimit tė fjalėve nga shqip nė shqip, apo fjalėve tė cimkės, ka nėnvizuar Meta, duke shtuar se ai dhe puna e tij janė transparentė si kristali.















