BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Videoja e shfaqur mbrėmė gjatė emisionit “Fiks Fare” nė Top Chanel rrezikon tė marrė pėrmasat e njė skandali. Ajo ėshtė regjistruar nė zyrėn e ish ministrit tė ekonomisė Dritan Prifti nė mars tė vitit tė kaluar kur ai mbulonte ende kėtė detyrė dhe ėshtė e qartė se ajo ėshtė realizuar prej vetė atij. Nė qendėr ėshtė zėvendėskryeministri Ilir Meta i cili nė atė periudhė drejtonte ministrinė e jashtme.

Meta shfaqet duke nisur bisedėn pasi nxjerr njė bllok tė cilit i referohet gjatė gjithė komunikimit me zotin Prifti duke i kėrkuar llogari kėtij tė fundit pėr ēėshtje qė lidhen me emėrime e deri te licenca pėr hidrocentrale.

Kjo e fundit ngjan tė jetė edhe ēėshtja me komprometuese. Nga biseda, Meta kėmbėngul qė licenca t’i jepet njė tė njohuri tė tij, pavarėsisht se siē kuptohet nga komunikimi mes tė dyve, ēėshtja ėshtė ende nė proces gjyqėsor. Por zėvendėskryeministri premton se edhe kėtė aspekt nė Gjykatėn e Lartė mund ta zgjidhė ai pasi siē shprehet, ka marrėdhėnie shumė tė mira me kryetaren e kėsaj gjykate duke qenė se i ka emėruar tė bijėn nė ambasadė.

Mė pas Meta thotė se pėr kėtė licencė i premtohet ministrit 7 pėr qind, ndėrsa mė pas pėrmendet njė shifėr 700. Meta ndėrhyn edhe pėr njė tjetėr person i cili mesa duket, duhet tė hyjė nė marrėdhėnie me Albpetrolin duke kėrkuar qė ministri tė anulojė njė praktikė tė mėparshme pėr t’i hapur rrugė tė njohurit tė tij. Sipas pamjeve tė transmetuara mbrėmė nga TCH, Meta e ka ndjekur transmetimin e videos nga zyra e tij ku ka shkuar edhe Ministri i Brendshėm, Lulėzim Basha dhe Ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili, ky i fundit njė nga drejtuesit e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim (LSI).

Edhe mė parė, pasi u largua nga Ministria e Ekonomisė me kėrkesė tė zotit Meta, ish ministri Prifti e kishte akuzuar publikisht kryetarin e LSI se i kishte kėrkuar favore nė kundėrshtim me ligjin. Por pamjet e transmetuara mbrėmė pėrbėjnė njė dėshmi tė rėndė. Lėvizja Socialiste pėr Integrim megjithatė ėshtė pėrpjekur ta minimizojė, duke u shprehur se ato nuk pėrbėjnė shqetėsim pasi sipas saj janė njė montim i poshtėr dhe shfaqje tė tilla janė pjellė e krimit tė organizuar. LSI shprehet se kushdo qė disponon prova e fakte t’i dorėzojė ato nė prokurori qė tė zbardhet e vėrteta.

Asnjė reagim nuk ka patur ndėrkohė nga kryeministri i cili dy vjet mė parė, po pėr shkak tė njė video tė filmuar nga Fiks Fare shkarkoi menjėherė nga detyra ministrin e atėhershėm tė kulturės Ylli Pango, i cili nė atė kohė u dyshua pėr ngacmime seksuale.





http://www.botashqiptareforum.com

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrėmjen e sotme korrupsionin nė nivelet mė tė larta tė qeverisė. Nė njė video qė ka mbėrritur nė redaksinė e emisionit shfaqen zėvendėskryeministri Ilir Meta qė i jep urdhėra ministrit tė atėhershėm tė Ekonomisė, Dritan Prifti, pėr njė aferė qė ka tė bėjė me dhėnien e njė tenderi, anulimin e njė tenderi tjetėr dhe punėsimin e njė militanti.


Ja dhe dialogu i zhvilluar mes tyre nė zyrėn e Priftit:
Meta: Tani, tė dėrgova njė mesazh, ma kishte dėrguar Turi. Thoshte: faleminderit pėr punėn tuaj. Mua mu bė presion, por ėshtė e kotė. Nė Lushnje unė kam njė qė duhet ta bėsh inspektor.

Prifti: Po cfarė problemi ka?

Meta: Kam detyrim, ėshtė njė shoku im qė e kam pasur nė shkollė, duhet ta marrėsh.

Prifti: Pa diskutim. Me kontratė do ta bėsh?

Mė pas biseda vijon pėr njė cėshtje tjetėr. Meta i jep udhėzime Priftit qė tė plotėsojė kėrkesat e tij qė kanė tė bėjnė me manipulimin e njė tenderi.

Meta: Po pėr Bekimin si do ta zgjidhėsh?

Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njėherė me “Armon” dhe mbase e anuloj.

Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra.

Prifti: Kėtu ka njė problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punė? Tė cojmė njė letėr zyrtare, ku thuhet: ky ėshtė vendimi.

Por aferat e numrit dy tė qeverisė nuk mbarojnė me kaq. Ai hap cėshtjen e njė hidrocentrali, ku thotė se nėse tenderi i jepet njė personi tė afėrt me tė, do tė marrė njė ryshfet prej 7 pėr qind.

Meta: Pėr punėn e hidrocentralit tė Gimit, unė e takova dje njėcikė. Tani, nuk e di nė c’formė do tė hysh ti. Gimi mė tha mbrėmė se ne mund tė bėjmė dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nėse e marrin le ta marrin ata. Kjo ėshtė e mbaruar. Gimi mė tha mua, nga ana ime deri nė 700.

Pastaj Meta zhvillon njė bisedė telefonike, pas tė cilės thotė se ka marrė garanci nga “doktori”, qė puna do tė marrė fund.

Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin.

Prifti:
Dėgjo cfarė duhet tė bėhet. Tė mė dėrgojnė protokollin. Jo ti, ata tė firmės. Ta bėjnė prapė dhe t’i bashkangjisin fletėn e Apelit.

Pas telefonatės:

Meta: Pėr emrin tim ... prandaj them qė duhet bėrė. Bisedova me doktorin dhe pėr njė javė e mbyllim. Mė pas duhet shumė kujdes ... se prokuroria e hap...





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto