1
Shvarceneger nuk ėshtė mė guvernator prej 5/1/2011, 18:01
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Pėr Arnold Shvarcenegerin kjo ėshtė ditė e ngjashme me atė nė filmin Terminator, ku ai luante rolin kryesor, e kur thotė lamtumirė nė gjuhėn spanjolle. Por, tėrheqja anga posti i guvernatorit natyrisht bėhet pa tė shtėna zjarri.
Derisa Arnold Shvarcenegeri i thotė lamtumirė postit tė guvernatorit pas 7 vjetėsh, duket se ai mė tepėr do tė mbahet mend pėr filmat e pavdekshėm, sesa pėr tė arriturat politike.
Kjo mund tė ndodhė pasi zoti Shvarceneger, qė ėshtė i lindur nė Austri, pas dy mandatesh nė kėtė post, po largohet me trashėgimi tė pėrzier dhe me rejtingun e miratimit prej vetėm 23%.
Gjatė fjalimit tė tij inaugurues nė vitin 2003, zoti Shvarceneger, anėtar i Partisė Republikane, ka premtuar bashkėpunim me ligjvėnėsit shtetėrorė.
Ai po ashtu kishte pėrmendur emrin e ish-presidentit Xhon Kenedi, pėr t'i pėrkujtuar lidhjet e tij personale nėpėrmjet bashkėshortes sė tij, Maria Shrajver, me familjen Kenedi, qė ėshtė njėra nga familjet mė tė fuqishme politike nė Shtetet e Bashkuara.
E di se disa nga ju thonė se legjislatura dhe unė kurrė nuk do tė pajtohemi pėr zgjidhjen e problemeve. Por, nė jetėn time kam parė se njerėzit shpeshherė pėrgjigjen nė mėnyra tė mrekullueshme. Siē thotshte presidenti Kenedi, unė jam idealist pa iluzione, kishte thėnė Arnold Shvarceneger.
Ai, posa e kishte marrė postin, kishte premtuar fokusim nė ēėshtjet e buxhetit, qė ėshtė njė gjė kritike pėr vendin me ekonomi mė tė madhe se Rusia, Brazili apo Kanadaja.
Por tash, derisa ai largohet nga ky post, Kalifornia ballafaqohet me njė situatė tė vėshtirė ekonomike, pėr shkak tė krizės financiare globale dhe recesionit nė Shtetet e Bashkuara, ndėrsa deficiti i buxhetit ėshtė 28 miliardė dollarė.
Pjesa mė e madhe e angazhimit tė zotit Shvarceneger ishte karakterizuar me lidership jo tė vendosur dhe me zhgėnjim nė mesin e republikanėve dhe demokratėve me guvernatorin e tyre, pėr tė cilin thoshin se ka dėshtuar tė bėjė reforma tė vėshtira, por mė se tė nevojshme tė buxhetit, edhe nė kohėn kur mbėshtetja e publikut pėr tė ishte e lartė.
Shvarcenegeri ka pasur edhe suskese tė caktuara, pėr shembull nė ligjet pėr ambientin, qė rregullonin emisionet e gazrave dhe pėrcaktimin e qėllimeve qė Kalifornia tė lėvizė pėrpara me burime tė energjisė sė rinovuar, siē ėshtė ajo diellore dhe e erės.
Padyshim, ai ka fituar shumė mbėshtetės vjeshtėn e kaluar, kur e nėnshkroi ligjin qė i reduktonte dėnimet pėr njerėzit qė posedonin sasi tė vogėl tė marihuanės.
Edhe pse popullariteti i tij ishte zbehur, ai vazhdonte tė pėrdorte karizmėn e tij dhe autoritetin prej yllit tė filmit pėr promovimin e ēėshtjeve tė ndryshme nė nivel ndėrkombėtar.
Nė kėtė aspekt, ai ka folur nė Konferencėn pėr Ndryshime Klimatike nė vitin 2009 nė Kopenhagė, ndėrsa para pak kohe ka udhėtuar nė Skolkovo afėr Moskės, pėr ti mbėshtetur pėrpjekjet e presidentit rus, Dmitri Medvedev, pėr ta ngritur njė Luginė tė Silikonit nė Rusi.
E di se teknologjia e Rusisė dhe mendjet e jashtėzakonshme tė inovimit janė ēdo gjė. Sė bashku me qytetarėt e Kalifornisė, mendoj se realisht mund tė krijojmė njė mrekulli kėtu dhe tė bėhet njė bum nė kėtė industri, ka thėnė Arnold Shvarceneger nė Skolkovo, afėr Moskės.
Shvarcenegeri, 63-vjeēar, ka shprehur interes qė njė ditė tė garojė pėr president tė Shteteve tė Bashkuara. Por, Kushtetuta e SHBA-ve aktualisht nuk lejon qė shtetasit e naturalizuar tė bėhen presidentė, ndėrsa vėshtirė se do tė ketė ndonjė amendament eventual pėr ta ndrayshuar kėtė.
Pas detyrės sė guvernatorit, zoti Shraceneger ka sugjeruar se ndoshta mund tė kthehet nė Holivud, ashtu siē ishte shprehur edhe nė filmin Terminator, duke thėnė Do tė kthehem.














