1
Anembanė Kosovės u festua Viti i Ri 2011 prej 1/1/2011, 13:37
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Nė Prishtinė dhe nė qytete tė tjera tė Kosovės, ndėrrimi i motmoteve ėshtė pritur nėpėr sheshe, nė restortante, nėpėr shtėpi e nė ambiente tė tjera. Me gjithė motin e ftohtė nė rrugėt e Prishtinės, kishin dalur shumė qytetarė pėr ta pritur Vitin e Ri 2011. Mbretėronte njė atmosferė gėzimi.
Sikurse vitet tjera edhe kėsaj radhe qytetarė tė shumtė nga kryeqyteti kanė pritur ndėrrimin e motmoteve nėn qiellin e hapur nė Sheshin Nėna Terezė, me ērast Komuna e Prishtinės ka organizuar program festiv, i cili ka vazhduar deri rreth orės 1 pas mesnate.
Qytetarėt janė shprehur optimistė se 2011-ta do tė jetė vit i ndryshimeve.
Kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa ka zgjedhur qė 20 minuta para ndėrrimit tė moteve ti urojė qytetarėt e Prishtinės, me dėshira qė viti 2011 tė jetė viti i realizimit tė dėshirave dhe i sukseseve.
Me krismat e fishekzjarrėve, edhe qytetarėt e Prizrenit e kanė pritur natėn mė tė gjatė tė vitit. Pak minuta para ndėrrimit tė moteve, prizrenasit janė mbledhur nė Shatėrvan pėr tė festuar Vitin e Ri 2011, duke uruar pėr njė vit me mirėqenie mė tė mirė se sa ai i kaluari. Ndėrkohė 16 incidente janė shėnuar si pasojė e mjeteve piroteknike.
Qytetarėt e Gjilanit kanė festuar natėn mė tė gjatė tė vitit me krisma tė fishekzjarrėve. Nga ana tjetėr, nuk ka munguar as intervenimi i zjarrfikėsve nė disa raste, si pasojė e mjeteve piroteknike. Megjithatė disa minuta para se akrepat tė shėnonin 00, qytetarėt janė mbledhur para Teatrit tė Qytetit nė qendėr tė Gjilanit pėr tė festuar Vitin e Ri 2010. Nuk ka munguar as koncerti.
Qytetarėt festuan me fishekzjarre, kėngė dhe hare. Por, raportohet se shumė banorė tė Kosovės, Vitin e Ri, 2011, e kanė pritur nėpėr ambiente familjare.
Nė repartin e gjinekologjisė nė Qendrėn Klinike dhe Universitare tė Kosovės erdhi nė jetė fėmija i parė i Vitit tė Ri 2011. Ai ėshtė njė djalė, i cili u lind vetėm 5 minuta pas ndėrrimit tė motmoteve nga Zejnepe Selmani, banore e Ferizajt.
Ky fėmijė ka lindur shėndosh e mirė, ndėrsa emri i tij ėshtė Omer Selmani.














