1
Gjatė festave, furnizim pa ndėrprerje me energji elektrike prej 28/12/2010, 13:56
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Zėvendėsministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės sė Shqipėrisė, Sokol Dervishaj, pėrmes njė konference pėr shtyp deklaroi ditėn e djeshme se gjatė festave tė fund vitit nė tė gjithė vendin, furnizimi me energji elektrike do tė jetė prej 24 orėsh, pėr shkak se situata hidrike nė vend paraqitet nė kushte optimale. Zėvendėsministri i METE-s, Sokol Dervishaj garantoi qytetarėt se janė marrė tė gjitha masat pėr tė furnizuar pa ndėrprerje me energji elektrike.
Sipas tij tė dyja kompanitė si KESH-i ashtu edhe OST-ja janė nė gatishmėri tė plotė pėr festat e fund vitit. Sokol Dervishaj, zėvendėsministri i Ekonomisė bėri tė ditur gjithashtu se gjatė vitit 2010 vendi ka pasur prodhimin mė tė lartė tė energjisė, krahasuar me vitet e tjera. Duke bėrė qė ky vit tė ketė qenė shumė i mbarė nė kėtė fushė. Ai komunikoi pėrmes mediave se Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės ka marrė tė gjitha masat e nevojshme, nė mėnyrė qė ky fundvit ti gjej qytetarėt me sa mė shumė energji nė banesat e tyre, tė ketė sa mė pak ndėrprerje, apo tė mos ketė fare ndėrprerje tė energjisė elektrike.
Dervishaj theksoi po ashtu se tė gjithė instancat dhe strukturat nė varėsi tė kėsaj ministrie janė nė gatishmėri tė plotė. Kanė hartuar planin e masave pėr pėrballimin e situatave qė mund tė krijohen gjatė festave tė fundvitit, duke pėrfshirė KESH-in dhe OST-nė, tė cilat janė nė gatishmėri dhe nė funksionalitet tė plotė, deklaroi mė tej Dervishaj. Gjithashtu nė kėtė konferencė pėr shtyp Sokol Dervishaj, zėvendėsministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės vuri nė dukje problemat e qytetarėve duke u shprehur se tė gjithė e kemi tė qartė qė situata nuk ėshtė ajo qė tė gjithė do tė dėshironim tė ishte. Ka problematika. Ka qytetarė qė kanė mungesė energjie elektrike nė shtėpitė e tyre. Ka komuna, ka fshatra, ka lagje nė qytetet e Shqipėrisė, tė cilat po e pėrjetojnė mungesėn e energjisė elektrike. Dervishaj kėrkoi nga drejtuesit e CEZ-it apo Operatorit tė Shpėrndarjes njė gatishmėri maksimale pėr festat e fundvitit.
Lidhur me furnizimin me energji elektrike dhe me problematikat qė ekzistojnė zėvendėsministri Dervishaj theksoi se Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės po e monitoron kėtė ēėshtje me shumė vėmendje. Ėshtė nė komunikim tė vazhdueshėm me CEZ-in, tė cilit i kėrkojmė njė gatishmėri maksimale, nė kuadėr tė pėrmbushjes sė detyrimeve kontraktore qė ai ka, por edhe tė kontratave qė ka me qytetarėt pėr furnizimin me energji elektrike. Gjithashtu, jemi nė komunikim tė vazhdueshėm dhe me Entin Rregullator tė Energjisė, si institucioni mė i specializuar apo me pėrgjegjės nė lidhje me monitorimin e kontratės dhe funksionalitetin e CEZ-it, shtoi me tej nė fjalėn e tij Dervishaj.
Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Dervishaj garantoi se viti i ardhshėm do tė jetė njė vit i mbarė nė sektorin e elektro-energjetikės nė Shqipėri.
Dua tju garantoj edhe njėherė se ky ka qenė njė vit i mbarė pėr sektorin elektro-energjetik nė Shqipėri. Shpresojmė dhe besojmė qė me konstruktivitet dhe pėrkushtim edhe viti i ardhshėm do tė jetė i tillė. Kemi pasur dhe momente vėshtirėsie, sikurse ju tė gjithė i dini. Ngjarjet e fillim vitit, por edhe ato tė fundvitit, nė rajonin e Shkodrės janė pėrballuar nga kjo Ministri me njė angazhim maksimal, jo vetėm nė kuadėr tė Komitetit tė Emergjencave, por nė funksionin e kėsaj ministrie pėr administrimin qė ajo ka si detyrė tė saj, nėpėrmjet KESH-it, tė kaskadės sė Drinit, por edhe tė prodhimit dhe tė transmetimit tė energjisė elektrike pėr qytetarėt, konsumatorėt dhe pėr bizneset nė vend.














