Filmat mė tė mirė tė fundvitit

Share

Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 19023
<b>Pikėt</b> Pikėt: 37309
<b>Votat</b> Votat: 107
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Filmat mė tė mirė tė fundvitit

Mesazh nga Albatros prej 28/12/2010, 11:38

Disa nga filmat mė tė mirė tė vitit shfaqen nė kinema gjatė muajit dhjetor. Shumė prej tyre do tė konkurrojnė pėr ēmimet Oscar vitin e ardhshėm. T’i hedhim njė vėshtrim filmave interesantė qė do tė mbizotėrojnė periudhėn e festave tė kėtij fundviti:

Njė nga filmat pėr tė cilėt flitet mė shumė ėshtė filmi psikologjik pėr botėn a baletit, i titulluar “Black Swan” apo “Mjellma e Zezė”. Natalie Portman luan rolin e njė vajze tė quajtur Nina Sayers e cila ėshtė balerinė pėr njė trupė njujorkeze baleti. Ajo caktohet nė rolin kryesor nė baletin e njohur “Liqeni i Mjellmave”. Por asaj i duhet tė luaj dy role – Mjellmėn e Bardhė dhe tė pafajshme dhe Mjellmėn e Zezė shpirtkeqe. Drejtori i kompanisė sė baletit, tė cilin e luan aktori francez Vincent Cassel, nuk ėshtė i sigurt nėse ajo mund t’i luajė tė dy rolet.

Nina punon shumė pėr ta kėnaqur drejtorin e baletit. Ajo bėhet balerinė shumė e mirė, por pėrjeton probleme tė mėdha emocionale. Mila Kunis luan rolin e Lilit, njė balerinė qė konkuron pėr rolin kryesor nė balet. Shumė kritikė e kanė vlerėsuar interpretimin e Natalie Portman dhe parashikojnė se ajo do tė jetė kandidate pėr ēmimet e Akademisė. Darren Aronofsky ėshtė regjizor i filmit “Black Swan.” Ai thotė se filmi tregon se sa i vėshtirė ėshtė profesioni i balerinės, por tregon edhe bukurinė e kėtij arti.

Skenaristi dhe regjizori i nderuar me ēmimin Oskar Paul Haggis i hedh njė vėshtrim gjėrave qė njė bashkėshort arrin tė bėjė pėr hir tė dashurisė nė filmin e tij tė fundit, “The Next Three Days” apo “Tre Ditėt e Ardhshme”. Nė kėtė dramė me temėn e krimit interpretojne aktorėt Russell Crowe dhe Elizabeth Banks. Ky film ėshtė versioni amerikan i thrillerit francez tė 2008-ės tė titulluar “Pour Elle” apo “Pėr Atė”. Filmi tregon historinė e njė mėsuesi qė bėn njė plan pėr ta ndihmuar gruan e tij tė arratiset nga burgu.

Russell Crowe luan rolin e John Brennan, njė profesor universiteti. Ai dhe djali i vogėl tronditen kur gruaja e tij Lara arrestohet. Ajo akuzohet se ka vrarė shefin e saj. Ajo gjykohet dhe dėnohet me burgim tė pėrjetshėm. John nuk pranon ta besojė se Lara ėshtė fajtore. Ai apelon, por nuk arrin ta lirojė atė.

Pas pėrpjekjes sė Larės pėr tė vrarė veten, John bėn njė plan pėr ta ndihmuar atė tė arratiset tre ditė para se tė transferohet nė njė burg tė sigurisė sė lartė. John asnjėherė nuk e vė nė pikėpyetje pafajėsinė e Larės.

Nė filmin “127 Hours” apo “127 Orė” tregohet historia e vėrtetė e alpinistit Aron Ralston, i cili gati vdes gjatė aventurės sė tij. Kritikėt e kanė vlerėsuar atė si njė nga filmat mė tė mirė tė vitit. James Franco intrepreton ne rolin e Aron Ralston, i cili ngec ndersa ngjitje nė njė grykė mali nė vitin 2003.

26-vjeēari kishte shkuar per alpinizėn nė shtetin Utah, kur rrėshqiti nė njė grykė dhe krahu i ngeci nė njė tė ēarė. Aron Ralston nuk mund tė lėvizte. Shanset e tij per tė mbijetuar ishin tė pakta, meqenėse ai nuk i kishte treguar askujt se do tė shkonte pėr alpinizėm.

Aron Ralston kaloi 127 orė vetėm. Pas pesė ditėsh, ai vendosi tė priste krahun e vet me njė thikė tė vogėl tė pamprehur dhe doli nga gryka ku kishte ngecur.

Regjizori Danny Boyle tregon orėt qė Aron Ralston kaloi nė kushte teper te renda, nė pėrpjekje pėr tė mbijetuar. Regjizori Danny Boyle thotė se filmi tregon shumė mė tepėr se sa thjesht dėshirėn pėr tė mbijetuar.

Komedia “Morning Glory” flet per punėn e pėrditshme tė njė emision televiziv per lajmet e mėngjesit.

Rachel McAdams luan rolin e Becky Fullerit, njė regjizore e re dhe energjike. Ajo humb vendin e punės nė njė stacion televiziv. Pastaj gjen punė tek Daybreak, programi televiziv me vlerėsimet mė tė dobėta. Becky pėrpiqet ta pėrmirėsojė programin dhe tė rrisė audiencėn. Filmi vė nė lojė luftėn qė zhvillohet nė tė vėrtetė mes botės sė lajmeve dhe zbavitjes nė programet televizive amerikane tė mėngjesit.

Sė fundi, shumė kritikė po vlerėsojnė filmin historik “The King’s Speech” apo “Fjalimi i Mbretit” i cili mund tė jetė kandidat pėr ēmimet e Akademisė. Filmi tregon historinė e Mbretit Xhorxh i Gjashti i Britanisė, i cili arriti tė tejkalonte vėshtirėsitė e mbajtjes sė njė fjalimi, me synimin pėr t’i dhėnė shpresė vendit tė tij gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Helena Bonham Carter luan rolin e mbretėreshės, ndėrsa fituesi i Cmimit Oskar, Geoffrey Rush interpreton ne rolin e mjekut te mbretit Xhorxh. Regjizor ėshtė Tom Hopper.


    Ora ėshtė 31/8/2014, 10:33