BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Akuzat e hedhura nga Zamir Mata, nė adresė tė nėnės sė Bleonės, kanė vėnė menjėherė nė lėvizje prokurorinė dhe policinė. Njė ditė pasi Zamir Mata, pėrmendi disa telefonata tė bėra nga nėna e Bleona Matės, njė grup hetimor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, ka shkuar nga Tirana nė Kukės. Hetuesit kanė kontaktuar me Zamir Matėn, tė cilin e kanė rimarrė nė pyetje, nė lidhje me ngjarjen dhe me akuzat e fundit tė bėra prej tij. Hetuesit kanė kėrkuar nga Zamir Mata, sqarime tė mėtejshme pėr faktet qė ai ka nxjerrė nė dritė sė fundi, kur tha se ditėn qė ėshtė zhdukur Bleona, bashkėshortja e tij ėshtė larguar disa orė nga banesa, me sqarimin qė po shkonte pėr tė punuar tokėn. Pas kėsaj, sipas Zamir Matės, gruaja e tij nuk ka punuar asgjė nė arė. “Atė ditė ime shoqe ka folur mbi gjashtė orė nė telefon, unė nuk e di se me kė ka folur”, ka thėnė Zamir Mata. Ndėrkohė Policia e Shtetit dhe Prokuroria, janė vėnė nė lėvizje menjėherė pas kėtyre deklaratave. Kėshtu, listės sė personave tė cilėve u janė verifikuar tablatet telefonike, i ėshtė shtuar edhe nėna e Bleona Matės, shtetasja Bukurie Mata. Kjo e fundit ėshtė akuzuar nga bashkėshorti, se veē bisedave qė ka bėrė pėr gjashtė orė, ajo ka fshehur edhe kartat e numrave tė telefonit, qė ka pėrdorur pėr realizimin e bisedave nė fjalė. Pasi ka akuzuar publikisht gruan e tij, Zamir Mata, ėshtė shprehur se i bėn thirrje asaj qė tė tregojė ku ėshtė vajza. Babai i vogėlushes sė zhdukur, ka shprehur dyshimin se gruaja e tij, mund tė jetė kėrcėnuar tė mos flasė dhe tė mos tregojė ēfarė ka ndodhur me vajzėn.

Dosja e Bleona Matės, thuajse ishte arkivuar nė polici dhe nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, nė kohėn kur Zamir Mata, deklaroi publikisht faktet e panjohura mė parė nė hetimet mbi zhdukjen e vogėlushes Bleona Mata. Pasi janė njohur me kėto fakte, hetuesit kanė nisur menjėherė verifikimet. Kėshtu, prokuroria po verifikon tablatet e bisedave tė kryera me numrat qė ka pasur nė pėrdorim Bleona Mata. Qėllimi kryesor i kėtij hetimi ėshtė verifikimi nėse Bukurie Mata, ka zhvilluar biseda telefonike ditėn e zhdukjes sė vajzės sė saj dhe mė pas, kush janė personat me tė cilėt ajo ka folur. Deri mė tani, prokuroria kishte verifikuar tablatet telefonike tė vajzave, tė afėrme tė Bleona Matės, tė cilat ndodheshin bashkė me 6-vjeēaren nė momentin qė ajo u zhduk, nė maj tė kėtij viti. Burime tė hetimit, thonė se edhe mė parė ishin bėrė disa verifikime pėr nėnėn e tė zhdukurės, por hetimi nuk kishte pėrfshirė tė dhėnat dhe akuzat e bėra publike nga Zamir Mata. Krahas verifikimit tė tablateve tė bisedave telefonike, policia dhe prokuroria kanė rimarrė nė pyetje babain e Bleonės. Atij i ėshtė kėrkuar tė japė sqarime tė sakta pėr largimin nga banesa tė gruas sė tij, pas zhdukjes sė Bleona Matės. Nė dėshminė e tij, policia tha se Zamir Mata, ka nisur tė dyshojė pasi kishte shkuar nė arė dhe kishte parė qė nuk ishte kryer asnjė punim shtesė edhe pse e shoqja ishte larguar pėr disa orė, duke i thėnė se po shkonte tė punonte. Nė lidhje me telefonatat qė ka pėrmendur nė deklaratėn e tij, sipas hetuesve Zamir Mata, nuk ka paraqitur ndonjė fakt konkret, por ka thėnė se ka marrė dijeni nga banorė tė fshatit e madje edhe nga njerėz tė afėrt me familjen e tij. Dėshmia nė lidhje me kėto fakte ėshtė marrė sė fundi nga Zamir Mata, nė policinė e Kukėsit, ku babai i vajzės sė zhdukur ėshtė thirrur pėr tė dhėnė shpjegime. Atij i ėshtė kėrkuar tė paraqitet nė polici, pas akuzave qė bėri ndaj bashkėshortes pėr “veprime tė dyshimta”, mė 22 maj 2010, ditėn kur Bleona Mata, humbi gjurmėt ndėrsa ndodhej nė kullotėn e bagėtive, sė bashku me disa vajza tė afėrme tė familjes sė saj.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto