BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Partia Demokratike e Kosovės nuk do tė heqė dorė nga posti i kryeministrit, tė cilin do ta marrė nėn drejtim pėr herė tė dytė lideri i saj, Hashim Thaēi, thotė Memli Krasniqi nga ky subjekt politik. Sipas Krasniqit, PDK-ja dhe partnerėt e ardhshėm nė qeveri do tė kenė tė paktėn 75 vota nė Parlament. Ndėrkohė, Aleanca Kosova e Re rikonfirmon interesimin e saj qė posti i presidentit tė Kosovės nė formulėn e ardhshme qeverisėse, t’i besohet Behxhet Pacollit.

Partia Demokratike e Kosovės, e cila nė bazė tė rezultateve preliminare ėshtė fituese e zgjedhjeve, shpreson se do tė lidhė njė koalicion qeverisės, i cili do tė sigurojė tė paktėn 75 vota nė Parlament.

Pėrderisa ėshtė nė kėrkim tė partnerėve me tė cilėt do tė qeveriste mandatin e ardhshėm, PDK-ja e pėrjashton ēdo mundėsi qė tė bėjė kompromise nė lidhje me postin e kryeministrit, tė cilin thotė se elektorati ia ka besuar liderit tė saj, Hashim Thaēit.

Zyrtari i kėsaj partie politike, Memli Krasniqi, thotė se negociatat konkrete pėr qeverinė e re do tė nisin pas rivotimeve tė pjesshme tė 9 janarit dhe pas certifikimit tė rezultatit tė zgjedhjeve.

Takimi i parė, sipas PDK-sė, qė kishte pėr qėllim bisedimet nė lidhje me koalicionin e ardhshėm, ėshtė realizuar ndėrmjet kryetarit tė kėsaj partie, Hashim Thaēit, dhe atij tė Aleancės Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

Krasniqi thotė se PDK-ja dhe partnerėt do tė kenė numra tė mjaftueshėm pėr formimin e qeverisė sė re.

“PDK-ja, bashkė me partnerėt, jo vetėm se do tė ketė shumicėn e nevojshme, por do tė ketė njė shumicė stabile me sė paku rreth 75 vota nė Kuvend. Por, pėr sa u pėrket detajeve tė marrėveshjes pėr qeverisje, do t’i bėjmė pas certifikimit tė rezultateve tė zgjedhjeve”, thotė Krasniqi.

Takimi i sė shtunės sė kaluar ndėrmjet Thaēit dhe Pacollit ka qenė spontan dhe nuk bėhet fjalė pėr asnjė marrėveshje pėr koalicion, thotė nėnkryetarja e AKR-sė, Mimoza Kusari Lila. Nė ēdo rast, ajo preferon qė AKR-ja, pėrkatėsisht kryetari i saj Behxhet Pacolli ta marrė nėn udhėheqje postin e presidentit tė Kosovės.

“AKR-ja ka nominuar kryetarin e saj, Behxhet Pacolli, pėr president tė Kosovės. Kjo mbetet njė prej kėrkesave qė AKR-ja i ka nė raport me partnerėt e mundshėm tė koalicionit. Por natyrisht, ēdo gjė do tė mbetet dhe do tė shihet si subjekt i diskutimit tė mėtutjeshėm dhe negociatave qė bėhen me partitė politike”, thotė Kusari Lila.

Pėrderisa AKR-ja mbetet e lidhur pėr postin e presidentit, Memli Krasniqi e mohon ēdo mundėsi qė PDK-ja tė lėshojė postin e kryeministrit. Ai thotė se ky post ėshtė i liderit tė saj, Hashim Thaēit.

“Nė postin e kryeministrit absolutisht jo - pėr atė post ka vendosur qytetari i Kosovės. Thaēi ka qenė kandidat pėr kryeministėr, ai e ka marrė besimin e qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, ėshtė lideri mė i besueshėm dhe mė i votuar nė vend. Normalisht se ai, kėtė pėrgjegjėsi, siē e ka kryer nė mandatin e kaluar, do ta kryejė edhe nė mandatin e ardhshėm”, thekson Krasniqi.

Ndėrkohė, Mimoza Kusari Lila thotė se AKR-ja nuk ka preferenca nėse do tė shkojė nė koalicion me partinė e parė apo tė dytėn, por me rėndėsi, sipas saj, ėshtė qė tė formohet njė qeveri funksionale dhe e bazuar nė koncept tė pėrafėrt programor.

“Nuk ka ndonjė preferencė sa i pėrket partisė sė parė apo tė dytė. I rėndėsishėm ėshtė zbatimi i njė programi pėr qėndrueshmėri ekonomike, qė qeverisja dhe bartja e funksioneve tė jenė nga njerėz me duart tė pastra, profesionistė dhe tė pėrgjegjshėm, si dhe natyrisht marrja e dikastereve, me anė tė tė cilave mund tė ndikohet nė zbatimin e politikave pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm”, thotė Kusari Lila.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto