BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Partizani - Skėnderbeu 3-2
(12-25, 25-23, 21-25, 25-16, 15-12)
PARTIZANI: Doda, Ad.Prenga, Shkoza, Qoli, E.Pashaj, Dova, Shehu, A.Pashaj, Marku, Preēi, Fagu. Trajner: R. Tarja
SKENDERBEU: Mizaku, Strati, Shahu, Hoxhalli, Bego, Male, Kola, Grabocka. Trajner: F. Rrapo
Gjyqtarė: I. Fėshti, E. Zenullari
Partizani mundi dje pasdite 3-2 Skėnderbeun nė volejboll pėr femra, sfidė e vlefshme pėr javėn e 16-tė tė kampionatit kombėtar. Takimi u luajt nė palestrėn “Partizani” dhe tė dyja skuadrat e kėrkuan fitoren, e cila mbeti nė dilemė deri nė pikėt e fundit. Madje korēaret iu afruan asaj, duke kaluar dy herė nė epėrsi me sete, por nė tė dyja rastet e arritėn nga vajzat e kuqe.
Sfida mbeti e njė niveli mesatar, ku ekipet luajtėn me hope, duke treguar mangėsitė dhe mundėsitė e tyre nė kėtė sezon. Partizani e nis keq ndeshjen edhe pėr meritė tė Skėnderbeut, qė luan mirė, ėshtė mė efikas nė bllok dhe fiton me diferencė pikėsh, 12-25. E menjėhershme kundėrpėrgjigjja e skuadrės kryeqytetase, qė pas pikės sė 12-tė tė setit tė dytė shkėputet, udhėheq 24-20 dhe fiton 25-23.
Por loja ndėrron shpesh kah, skuadrat nuk ruajnė ritmin pėr dy sete me radhė dhe kėtė herė i takon Skėnderbeut tė fitojė, 21-25 setin e tretė. Por gjithēka do tė zgjidhej nė setin final, pasi nė setin e katėrt loja ėshtė tėrėsisht e Partizanit, qė shkėputet qė nė pikėt e para dhe fiton 25-16. Seti i pestė ėshtė i ekuilibruar, skuadrat rivalizojnė fort, por vendaset tregohen mė tė kujdesshme dhe tė sakta, duke fituar 15-12 dhe krejt takimin 3-2.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto