BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Naser Rugova jep dorėheqje nga LDD prej 17/12/2010, 07:42

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Pėrmes njė komunikate pėr medie, nėnkryetari i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Naser Rugova, ka njoftuar pėr dorėheqjen e tij nga kjo parti. Kėtė vendim, Rugova e arsyeton duke u bazuar nė pėrgjegjėsi morale, politike dhe njerėzore.
“Zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin njė sfidė serioze jo vetėm pėr Lidhjen Demokratike tė Dardanisė por edhe pėr tėrė Kosovėn. Procesi qė i parapriu kėtyre zgjedhjeve po ashtu ishte njė sfidė tjetėr serioze e cila e ka goditur rėndė Lidhjen Demokratike tė Dardanisė. Si rrjedhojė e tėrė kėsaj fatura tė cilėn e kemi paguar me 12 Dhjetor ishte shumė e rėndė dhe tepėr serioze”, thotė Rugova nė komunikatė.
“Ėshtė shumė e vėrtetė se me 12 dhjetor kanė ndodhur parregullsi nė procesin zgjedhor, gjė qė e kam thėnė edhe nė dy deklaratat e mia tė kaluara ku kam cekur edhe reagimet e faktorėve relevant ndėrkombėtar, dhe qė ėshtė rrezikuar rėndė kredibiliteti i procesit zgjedhor. Por po ashtu, ėshtė e vėrtetė e madhe se me 12 dhjetor, Lidhja Demokratike e Dardanisė nuk ėshtė votuar nga 40.000 votues qė ėshtė kuota minimale pėr ta kaluar pragun zgjedhor”, ka theksuar Rugova.
Nė kėtė kontekst, siē ka thėnė Rugova, edhe nėse iu kthehen ato vota qė janė manipuluar, partia e tij pėrsėri nuk do ta kalonte pragun zgjedhor.
“Ēfarėdo pretendimi tjetėr dhe ēfarėdo fshehjeje prapa detajeve tjera ėshtė ikje nga pėrgjegjėsia morale dhe politike pėr faktin se LDD ėshtė bojkotuar nga elektorati i vet”, ka thėnė Rugova.
Rugova ka thėnė se ka pritur qė pas rezultateve preliminare, Kryesia e LDD-sė tė mbante Kėshillin Kombėtar dhe tė ofronte dorėheqjen.
“Unė sinqerisht kam pritur se, menjėherė pas rezultateve preliminare, kryesia e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė do tė ftonte Kėshillin Kombėtar dhe do tė ofronte dorėheqje si akt moral dhe politik. Do tė ishte pastaj pėrgjegjėsi e Kėshillit dhe e Konventės Kombėtare se si do ta menaxhonte situatėn dhe ēfarė masash do tė merrte nė pajtim me situatėn”, ėshtė shprehur Rugova.
Rugova ka thėnė se si njeri, si shqiptar, si prind, si anėtar qė nga themelimi i LDD-sė e konsideroj se marrja e pėrgjegjėsisė ėshtė akti i vetėm moral dhe politik i mundshėm nė kėtė moment.
“Unė si Nėnkryetar i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, i zgjedhur me besimin tuaj, nuk mund tė fshihem prapa pėrgjegjėsisė qė ne si strukturė udhėheqėse duhet ta ndjejmė pėr performancėn tonė nė zgjedhje. Konsideroj se ne si Kryesi dhe si shtab zgjedhor kemi shumėēka pėr tė sqaruar para jush dhe se duhet tė jemi tė sinqertė pėr gabimet tona. E kam fjalėn sidomos pėr gabimet nė raport me ju anėtarė tė thjeshtė dhe aktivistė tė flaktė tė degėve tė LDD-sė qė pėrherė jeni angazhuar pa asnjė interes dhe tė nxitur vetėm nga sinqeriteti juaj”, ka theksuar Rugova.
Ai ka thėnė se pėr kėtė edhe e ofron dorėheqjen e tij si nėnkryetar i LDD-sė, degėve, Kėshillit Kombėtar dhe Konventės Kombėtare tė LDD-sė.
“Nesėr, e premte 17 dhjetor, pritet tė mbahet mbledhja me degė dhe aty, para pėrfaqėsuesve tė degėve, edhe fizikisht do tė jap sqarimet e mia pėr ofrimin e dorėheqjes. I ngelet anėtarėsisė dhe strukturave tė LDD-sė tė pėrcaktohet pėr hapat e mėtutjeshėm”, ka thėnė pėr fund Naser Rugova, nėnkryetar nė largim i LDD-sė.




Share15

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto