BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Marty: Kam prova pėr raportin prej 17/12/2010, 04:06

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Raportuesi i KE-sė Dick Marty tha sot se ka prova dhe fakte pėr implikimin e kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaēi nė trafikun e organeve, ndėrsa ky i fundit mėsohet se po shikon mundėsinė pėr tė ēuar para drejtėsisė Martyn dhe britaniken "The Guardian".

Menjėherė pas rezolutės sė miratuar sot nga Komiteti ku behet thirrje pėr njė seri hetimesh nė nivel kombėtar, mbi raportin e Dick Marty, ka reaguar ky i fundit. Gjatė njė konference pėr shtyp raportuesi i KE-sė Dick Marty e quajti veten zėdhėnės tė viktimave dhe e cilėsoi raportin si shumė serioz.

“Tė gjithė e dinin por askush nuk fliste”, tha Marty, ndėrsa shtoi se nuk janė bėrė publike tė gjitha detajet. Ai tha se ka prova dhe fakte nga persona tė pėrfshirė nė ēėshtje.

Ai ka bėrė thirrje qė raporti i tij, i cili pėrfshin njė periudhė dy vjeēare hetimesh tė lexohet nė mėnyrė korrekte.

Ndėrkaq kryeministri i Kosovės planifikon tė hedhė nė gjyq raportuesin e Kėshillit tė Evropės, Dick Marty.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon njė zyrtar tė lartė tė Kosovės tė ketė thėnė se kryeministri Thaēi ka kontaktuar me njė zyrė avokatie pėr tu kėshilluar rreth ēuarjes para drejtėsisė tė Dick Martyt. Zyrtari, tė cilin AP-ja e citon nė kushte anonimiteti, ka theksuar se Thaēi po shikon mundėsinė edhe tė hedhjes nė gjyq gazetėn britanike "The Guardian".

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto