BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Numri rekord prej mbi 32 mijė vėzhguesve mund tė ulė, por jo tė eliminojė mundėsitė pėr manipulime nė zgjedhjet e jashtėzakonshme parlamentare tė sė dielės, vlerėsojnė njohėsit e proceseve zgjedhore nė Kosovė. Ata thonė se pėr tė pasur efekt gjatė mbikėqyrjes, vėzhguesit duhet tė shpėrndahen nė mėnyrė racionale nėpėr vendvotimet nė Kosovė.
Njohėsit e proceseve elektorale nė Kosovė thonė se numri rekord i vėzhguesve qė pritet ta mbikėqyrin ecurinė e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme parlamentare, nuk eliminon tėrėsisht, por zvogėlon mundėsitė pėr manipulime me vota. Mbi 32 mijė vėzhgues, prej tė cilėve mbi 26 mijė u pėrkasin partive politike, 493 organizatave ndėrkombėtare, 351 ambasadave dhe mbi 5 mijė vėzhgues nga organizatat joqeveritare, pritet t’i monitorojnė zgjedhjet e sė dielės. Ish-kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė Kosovė, Adnan Merovci. thotė se me njė shpėrndarje tė arsyeshme tė kėtyre vėzhguesve, zvogėlohen mundėsitė pėr manipulime eventuale gjatė procesit zgjedhor.“Me njė numėr kaq tė madh dhe njė shpėrndarje racionale nė krejt vendvotimet, dy mijė e sa ndodhen, mendoj se shtohet e rritet garancia dhe zvogėlohet probabiliteti i mundėsisė sė manipulimit, sepse zakonisht manipulimet bėhen si rezultat i mosserioziteti tė komisionarėve, ose grupeve tė caktuara qė i shfrytėzojnė hapėsirat e mundshme”, thotė Merovci pėr Radion Evropa e Lirė.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto