1
Mustafa: Kujdes kėnd po e votoni prej 11/12/2010, 03:45
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Lidhja Demokratike e Kosovės e ka pėrmbyllur fushatėn e saj me njė tubim nė kryeqytet, me ē'rast drejtuesit e kėtij subjekti kanė premtuar ndėrtimin e shtetit ligjor, forcim tė shtyllave tė shtetit, arsimit, shėndetėsisė, policisė dhe gjyqėsisė, zhvillim ekonomik dhe integrime euroatlantike. Kreu i LDK-sė, Isa Mustafa ka kėrkuar qė tė ndėshkohen ata qė nuk kanė qeverisur mirė dhe t'i jepet shansė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Mustafa gjatė premtimeve tė tij ka pėrmendur edhe respektimin e shtetit nga institucionet e Republikės, si pėr t'i kujtuar Sejdiut shkeljen e Kushtetutės sė vendit, e cila i kushtoi me humbjen e tė dy posteve. "Do ta ndėrtojmė njė shtet i cili do tė respektohet nga qytetarėt e vetė, i cili do tė respektohet nga qeveria e vetė, i cili do tė respektohet nga parlamenti i vetė dhe njė shtet tė cilin do ta respektojnė edhe tė tjerėt mbi respektin tonė", ka thėnė mes tjerash Mustafa. Ai u ka thėnė simpatizantėve, veēmas pjesės mė vitale tė vendit, rinisė, se LDK-ja ėshtė parti e cila po profilizohet, po rinohet, parti e cila ka hapur dyert pėr tė rinjtė dhe pėr kėtė, ai u ka premtuar tė rinjve se jo vetėm qė do tė jenė pjesė vitale e LDK-sė, por do tė jenė edhe pjesė e Qeverisė sė Kosovės. Por pėr kėtė, ai ka kėrkuar qė tė ndėshkohen ata qė nuk kanė qeverisur mirė dhe t'i jepet shansė LDK-sė.














