1
Kurti fton qytetarėt tė mos votohen ata qė e rrejtėn popullin prej 11/12/2010, 03:43
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Populli i Kosovės do tė heqė dorė nga Qeveria nė dorėheqje, sepse mė 12 dhjetor qytetarėt e Kosovės nuk do tė votojnė pėr ish-pushtetarėt qė e shitėn pasurinė e vendit pėr tu pasuruar vet, sepse do ta votojnė programin e Vetėvendosjes qė e mbrojnė njerėz qė kurrė nuk u shitėn, kanė thėnė drejtues tė Lėvizjes Vetėvendosje nė tubimin pėrmbyllės tė fushatės parazgjedhore nė sheshin Nėnė Tereza nė Prishtinė.Mirė se e gjejmė njėri-tjetrin nė rrugėn e popullit tė drejtė kėtu pėrballė ndėrtesave tė pushtetit tė padrejtė. Me 12 dhjetor, populli i Kosovės do tė heq dorė nga Qeveria nė dorėheqje dhe nga tė gjithė ata qė flirtuan me tė. Sepse, me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do tė votojnė pėr premtimet e rrejshme tė politikanėve tė regjimit, por do tė votojnė pėr programin e VETĖVENDOSJE!-s pėr shtet pa regjime. Me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do tė votojnė pėr ish pushtetarėt qė e shitėn pasurinė e Kosovės pėr tu pasuruar vetė, sepse do ta votojnė programin e VETĖVENDOSJE!-s qė e pėrqafojnė e pėrfaqėsojnė dhe e mbrojnė njerėz qė kurrė nuk shiten.Me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do ti votojnė rrenat e hajnat e politikės sė regjimit, sepse do ti votojė politikanėt e ndershėm e tė vėrtetė tė VETĖVENDOSJE!-s. Me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do ti votojnė politikanėt qė i kanė miq tregtarėt qė sjellin mallra prej Serbisė, sepse do ta votojnė VETĖVENDOSJE!-n qė do ti bllokojė mallrat e Serbisė nė kufi. Me 12 dhjetor, populli i Kosovės nuk do ti votojė politikanėt qė zgėrdhihen me flamurin e kaltėr me lara-lara, por do tė votojnė pėr njerėzit krenarė tė VETĖVENDOSJE!-s me flamurin e kuq e shkabėn dykrenare.Me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do tė votojnė pėr ish pushtetarėt e korruptuar qė duan ta frikėsojnė popullin, sepse do tė votojnė pėr VETĖVENDOSJE!-n e pakorruptueshme qė guxon ta duaje popullin. Me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do ti votojnė politikanėt qė bėjnė pazare me Serbinė pėr ta copėtuar Kosovėn, sepse me 12 dhjetor ata do tė votojnė pėr VETĖVENDOSJE!-n qė do tė bėjė bisedime me Shqipėrinė pėr tia bashkuar Kosovėn asaj.Me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do tė votojnė pėr politikanė me truproja qė iu ka ikur mendja, por pėr politikanėt e menēur tė VETĖVENDOSJE!-s pa truproje. Me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do tė votojė pėr politikanėt me xhipa tė blinduar qė i frikėsohen popullit dhe duan ta frikėsojnė popullin, sepse me 12 dhjetor qytetarėt e Kosovės do tė votojnė pėr politikanėt e VETĖVENDOSJE!-s qė e duan dhe i do populli. Me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do tė votojė pėr politikanėt qė e nėnshkruan ēarmatosjen e UĒK-sė dhe shuarjen e TMK-sė, sepse do tė votojnė pėr VETĖVENDOSJE!-n qė do ta shkruajė ligjin qė e bėn FSK-nė ushtri. Me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do tė votojnė pėr politikanėt e regjimit qė i shkėmbejnė votat me asfalt, sepse me 12 dhjetor do tė votojnė pėr politikanėt e VETĖVENDOSJE!-s qė asfaltit duan tia shtojnė fabrikat. Me 12 dhjetor, qytetarėt e Kosovės nuk do tė votojė pėr politikanėt me histori tė keqe qė e kanė nxjerrur historinė e UĒK-sė dhe tė kombit prej institucioneve, sepse me 12 dhjetor qytetarėt do tė votojnė pėr politikanė me histori tė pastėr qė institucionet e shtetit i bazojnė nė historinė kombėtare dhe luftėn e lavdishme ēlirimtare, tha Albin Kurti.














