BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Afrimi i ditės sė diel, kur qytetarėt e Kosovės do tė vendosin pėr udhėheqėsit e ardhshėm tė institucioneve, nuk po e frikėson Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ). Zyrtarėt e mekanizmit qė organizon zgjedhjet nė Kosovė kanė thėnė se janė tė gatshėm dhe se i kanė kryer tė gjitha pėrgatitjet pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve. “Tė gjitha pėrgatitjet tona kanė pėrfunduar. Fletėvotimet janė nė depon e KQZ-sė. Do tė shpėrndahen nė orėt e hershme tė mėngjesit tė shtunėn dhe tė dielėn”, ka thėnė kryetarja e KQZ-sė, Valdete Daka.Sipas shefes sė komisionit, KQZ-ja sot do tė vendosė nėse do tė dalė ose jo me rezultate preliminare tė zgjedhjeve. Daka ka thėnė se pavarėsisht incidentit tė fundit, ku ėshtė vrarė njė punėtor i KQZ-sė, pėrgatitjet pėr mbajtjen e zgjedhjeve po vazhdojnė edhe nė veri tė Kosovės. “Pėrgatitjet janė bėrė, sikur pėr tė gjitha pjesėt e Kosovės, ashtu edhe pėr Mitrovicėn. Ne me keqardhje e kemi pranuar lajmin pėr vrasjen, i ndjeri ka qenė punėtor i KQZ-sė, por ne nuk mund ta gjykojmė motivin e vrasjes pa u bėrė hetimet”, ka thėnė Daka. Tė gatshėm pėr ditėn e zgjedhjeve janė shprehur edhe zyrtarėt e qendrės sė numėrimit tė votave. Koordinatori i kėsaj qendre ka organizuar njė pritje pėr pėrfaqėsuesit e medieve. Ahmetaj ka thėnė se me stafin prej 690 punėtorėsh, garanton numėrim dhe verifikim tė ēdo vote. “Ne evidencojmė tė dhėnat pėr secilin vendvotim. Nėse ka mospėrputhje, atėherė ato rezultate u dėrgohen auditorėve. Ne reagojmė nėse ka shpėrputhje tė tė dhėnave deri nė limitin e lejuar”, ka thėnė Ametaj. Sipas tij, limit i lejuar nė shpėrputhje tė tė dhėnave nė procesverbal me votat qė gjendjen nė kuti ėshtė tre vota mė pak ose mė shumė.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto