BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Nė fakt, dhjetė vite mė parė me kėtė temė ėshtė pagėzuar edhe njė projekt, qė me bashkėpunimin e pediatėrve dhe punonjėsve tė bibliotekave u promovuan librat pėr fėmijė. Leximi tė ndihmon tė rritesh dhe kurrė nuk ėshtė herėt pėr t‘i dashur librat.Qė nė muajin e gjashtė tė lindjes, njė fėmijė fillon tė ketė interes pėr librat, mjafton tė jenė tė mbushur me figura. Nė moshėn 1-vjeēare kėshillohen pėrrallat e ilustruara me figura. Tė dashur prindėr, librat duhen lexuar sė bashku me fėmijėt! Nuk duhet t‘i lini tė vegjlit para televizorit duke parė filma vizatimorė. Ato qė e shtyjnė fėmijėn t‘i dojė figurat, rimėn, librin, janė prindėrit. Kjo ėshtė edhe njė mundėsi qė prindėrit t‘u qėndrojnė pranė fėmijėve, tė kujdesen pėr ta. Nė kėtė mėnyrė, fėmijėt do tė mėsojnė t‘i duan librat, sepse duan shumė prindėrit e tyre”, shpjegon njė pediatėr.

Pėrrallat

Kur duhet qė njė fėmijė tė fillojė t‘i lexojė librat me pėrralla? Rreth moshės 5-vjeēare. Pėrrallat duhet tė jenė nė formė mė tė thjeshtuar. Ja pėrse shumė pediatėr kėshillojnė njė katalog me 30 tituj, ku sugjerohen librat mė tė mirė pėr tė gjitha moshat.

Kush duhet t‘i lexojė pėrrallat, nėna apo babai?

Do tė ishte mirė qė t‘i lexonin bashkė, sepse nė kėtė mėnyrė krijohet njė moment magjik, i cili mė pas shndėrrohet nė njė ritual dhe nuk ka rėndėsi nėse zgjat vetėm njė minutė. “Tė thuash qė tė lexuarit ndihmon zhvillimin intelektual, ėshtė njė banalitet”, thotė njė docente psikologjie nė Universitetin e Parmės. “Studimet e viteve ‘60 kanė treguar se lexuesit e hershėm zhvillojnė njė leksik mė tė mirė dhe kanė njė progres njohės mė tė shpejtė. Gjithashtu, njė rol domethėnės kanė edhe librat prenatalė”.

A vlen njė libėr?

“Gjithēka mund tė shėrbejė pėr t‘u afruar me librin. Nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm zgjedhja e librit, por e gjithė pėrmbajtja e tij, brenda tė cilit mund tė planifikosh edhe njė rrugėtim. Tė gjithė ne pėrpiqemi tė bėjmė diēka pasi na ka pėlqyer ajo ēfarė kemi lexuar. Kėshtu, nėse na ka lėnė mbresa njė libėr me aventura, do tė lexojmė njė tė dytė dhe tė tretė; nga ana tjetėr dashuria kundrejt diēkaje i nxit tė bėjnė njė aktivitet eksplorues dhe ka gjasa qė pas leximit tė librave me aventura, fėmijėt tė tėrhiqen prej tyre dhe kėshtu ėshtė mė e thjeshtė tė mbushet bagazhi i tyre kulturor”, thotė psikiatri.

A ka libra qė nuk kėshillohen sepse prindėrit nuk i kanė lexuar?

“Mundėsitė pėr t‘u edukuar janė tė shumta nė jetė, por kjo nuk duhet tė krijojė njė alibi pėr prindėrit dembelė: ka rregulla qė duhen respektuar. Sigurisht qė mund tė rikuperohen me kalimin e kohės, por nuk ėshtė e lehtė”. Fėmijėt nga 0 deri nė 3 vjeē kanė nevojė pėr libra argėtues. Librat e “muajve tė parė” janė ata ku shfaqen personazhet e gjithė botės, qė fėmija pėrpiqet t‘i zbulojė vetė: babai dhe nėna, kafshėt e shtėpisė, fėmijėt e tjerė qė qeshin, qajnė dhe luajnė me njėri-tjetrin.

Librat e parė qė fėmija sheh (sigurisht tė komentuar nga nėna dhe babai) nuk janė gjė tjetėr veēse njė pasqyrė e realitetit ku ai jeton. Shpesh herė personazhet e librave bėhen pėr fėmijėn njė model, qė e udhėheqin dhe i japin siguri nė zbulimet e para. Zakonisht kėta libra janė prej kartoni, me figura shumė tė mėdha, ose nė reliev. Gjithashtu fėmijėt pėlqejnė vjershat e shkruara pėr ta, sepse e kanė mė tė lehtė tė fiksojnė fjalėt. Gjatė leximit tė librave tė parė, njė rol tė rėndėsishėm luajnė prindėrit. Ata duhet tė ndalen nė veēanti te figurat dhe pėrshkrimi i personazheve, por nė tė njėjtėn kohė duke e lėnė tė lirė fantazinė e fėmijės. Pasi tregimi ka pėrfunduar, prindi duhet t‘i kėrkojė pėrshtypjet pėr atė qė lexoi. Janė prindėrit ata qė me durim dhe vendosmėri e nxisin fėmijėn ta dojė librin.

Nėse prindėrit arrijnė ta bindin fėmijėn ta dojė librin, atėherė ka gjasa qė kur tė rritet ky i fundit tė bėhet njė lexues i rregullt. Zgjedhja e librit ėshtė mirė qė t‘i lihet nė dorė fėmijės, pasi e tėrheq mė shumė. Mė shumė se tė rriturit, fėmijėt udhėhiqen nga instinkti dhe zakonisht kjo gjė nuk i gėnjen. Librat qė u shėrbejnė fėmijėve janė edhe ata tė krijuar nga “Blue Ribbon Press”, njė shtėpi botuese qė i ka publikuar rreth viteve ‘30. Kohėt e fundit ky libėr pėr fėmijė ka pasur njė sukses tė jashtėzakonshėm. Fillimisht ėshtė shpėrndarė nė Angli, pastaj nė disa shtete tė tjera europiane. Kėto lloj librash kanė pėrmasa mė tė mėdha se librat e zakonshėm, ndėrsa faqja ėshtė nė reliev. Nė kėtė mėnyrė fėmija mund tė luajė, sikur tė ishte nė njė teatėr me shumė personazhe pėr t‘i zbuluar.

Pėr fėmijėt qė nuk kanė mėsuar ende tė lexojnė, kėshillohen librat me pėrralla pėr t‘u ngjyrosur. Kėto lloj librash janė tė dobishėm pėr tė nxitur shkathtėsinė te fėmijėt dhe qė ata tė njohin botėn e pėrrallave. Shumė botime shoqėrohen me lapsa dhe me ngjyra pėr tė vizatuar dhe ngjyrosur personazhet e ilustruar, duke i kopjuar.

Librat qė duhet tė lexojnė fėmijėt

Njė sondazh i fundit i bėrė nė Britaninė e Madhe tregon se vetėm 20 pėr qind e fėmijėve nga 5 deri nė 16 vjeē lexon njė libėr ēdo ditė; ndėrsa 53 pėr qind lexon njė herė nė javė. Shifrat tregojnė njė tendencė tė ngjashme nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve europiane dhe nė Amerikė. Kohėt e fundit, faqet e internetit, tė cilat sugjerojnė si tė nxisėsh te tė vegjlit dashurinė pėr librin, po mbijnė si kėrpudhat pas shiut, por paradoksi ėshtė se pikėrisht interneti, bashkė me televizorin dhe videolojėrat, konkurron librin dhe gjithnjė e mė shpesh ėshtė web-i ai qė e fiton sfidėn. Por ēfarė duhet tė lexojnė fėmijėt, qė tek ata tė rritet dashuria pėr librin? Pėr t‘i ndihmuar mėsuesit dhe prindėrit tė zgjedhin, gazeta britanike “Telegraph” ofron listėn e saj.

Cilėt janė njėqind librat e mrekullueshėm qė kėshillohen pėr fėmijėt nėn moshėn 15-vjeēare.

Disa nga librat qė duhet tė lexojnė fėmijėt: “Historia e lepurit Piter”, “Uini Puh”, “Tregimet e vėllezėrve Grim”, “Piter Pan”, “Pipi ēorapegjata”. Librat pėr adoleshentė: “Thirrja e pyllit”, “Ishulli i thesarit”, “Liza nė botėn e ēudirave”, “Aventurat e Tom Sojerit”, “Oliver Tuist”, “Kim”, “Gratė e vogla”, “Ditari i Ana Frankut”, “Princi i vogėl”, “Tre musketjerėt”, “Lordi Xhim”, “Robinson Cruzo” dhe pėr ta mbyllur, “Djemtė e rrugės Pal”.

Problemi ėshtė se si t‘i inkurajojmė fėmijėt dhe adoleshentėt t‘i lexojnė kėta libra dhe a ėshtė e vėrtetė se kjo listė mund tė nxisė dashurinė pėr librat. Tė lexuarit me pasion qė nė moshė tė vogėl, ndihmon tė bėjmė tė njėjtėn gjė edhe kur tė rritemi, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė fillojė leximi nė moshė tė madhe, kur tashmė jemi pjekur. Gjithsesi nuk ėshtė e thėnė qė dashuria pėr librat duhet tė lindė nė bankat e shkollės. Ikub





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto