1
Te jesh prind i nje adoleshenti prej 8/12/2010, 16:53
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫

Adoleshenca perben nje periudhe jetesore te veshtire, por shume te rendesishme per formimin e personalitetit te njeriut. Si mund tu afrohemi adoleshenteve dhe si mund te ndikojme tek ata? Me pare le te njihemi me vecantite e kesaj moshe. Adoleshenca eshte nje periudhe transformimi si biologjik, ashtu edhe shpirteror. Ritmet e ketyre ndryshimeve fillimisht jane shume te shpejta, por fillojne te ngadalesohen rreth moshes 18 vjec. Marredheniet midis prinderve dhe adoleshenteve ndryshojne ne varesi te ketyre ritmeve: Sa me te vrullshme te jene ritmet e ndryshimit, sa me te veshtire ta kete adoleshenti pershtatjen me trupin e tij, aq me te paekulibruara do te jene keto marredhenie.
Gjate pubertetit qendrimet e femijeve ndaj prinderve kane shume gjasa te ndryshojne. Femijet mendojne se prinderit e tyre jane te bezdisshem, pa shprese dhe jashte mode. Nga ana tjeter prinderit mendojne se femijet e tyre jane te vrazhde dhe nuk i respektojne normat. Shprehja me tipike e prindit perballe nje femije qe e sheh si te huaj eshte: Nuk e marr vesh se kujt i ka ngjare!. Ketu mund te filloje distancimi i pare prind- femije: prindi qe ndihet i paafte per te kuptuar femijen dhe femija qe ndihet ne meshire te fatit.
Simptomat e adoleshences
Ndryshimet e lehta shpirterore
Periudha e mbylljes ne vetvete
Mungesa e qetesise shpirterore
Ndryshimi i oreksit
Ndryshimi i orarit te gjumit
Ne kete moshe, tek te rinjte rritet deshira per te provuar gjera te reja. Ne kete periudhe, femija ka nevoje te vleresohet dhe te mbeshtetet. Nje femije qe nuk e ploteson kete nevoje ne familje, do ta gjeje kete mbeshtetje te munguar ne shoqeri.
Pergjegjesite e familjes
Femija, para se gjithash, ka nevoje te kuptohet dhe te vleresohet. Per kete arsye, prinderit duhet te jene te vemendshem qe me fjalet dhe sjelljet e tyre tia mundesojne kete gje femijes. Perndryshe, femija do te kerkoje mjedise te tjera per ta marre kete vleresim. Duhet te shkembehen vazhdimisht mendime me femijen dhe nuk duhet te mbahet jashte ceshtjeve familjare. Duhet te degjohet dhe respektohet ne menyre objektive per probleme dhe tema te caktuara dhe duhet te gjenden pika te perbashketa komunikimi. Ne pergjithesi, keshillat nuk jane shume efektive per kete moshe, ato perbejne zgjidhje afatshkurtra.
Nuk duhet te qortohen shoket e femijes ne sy te tij. Prinderit duhet te perpiqen ti njohin me nga afer keta shoke dhe te mos japin gjykime te parakohshme. Dhe, nese ka nje dicka qe nuk shkon, kjo gje duhet te diskutohet me femijet. Por, nese i kritikojme pa i njohur, e humbasim besimin te femija dhe krijojme hendek ne marredheniet tona.
Ne familje nuk duhet te mungoje dashuria.
Duhet te tregohet kujdes qe atmosfera e shtepise te mos jete e tensionuar. Duhet te kalohet me sukses periudha e pubertetit dhe kjo arrihet permes marredhenieve te ngrohta dhe mirekuptuese midis prinderve dhe adoleshnteve.
Si mund te krijojme nje marredhenie sa me te frytshme adoleshent-prind?
Eshte e rendesishme ta kuptoni femijen qe ka hyre ne kete moshe, si dhe te keni lidhje te shendosha me te. Sa keq qe gjerat qe jetohen ne kete periudhe, jane te veshtira per ju si prinder te adoleshenteve, por dhe per familjen tuaj. Por, ta pranojme, si per prinderit edhe per femijen tani ka ndryshuar dicka. Femija juaj, dikur i vogel, tashme eshte me i rritur dhe po perballet me ndryshime te medha, prandaj, ne marredheniet tuaja me femijen nuk do tju vlejne me metodat e meparshme te edukimit. Ai, sic ndryshon nga ana fizike, peson ndryshime te medha edhe nga ana shpirterore. Keshtu qe edhe juve ju ka ardhur koha te ndryshoni disa gjera.Fillimisht duhet te presim qe femija te hyje mire ne kete periudhe dhe te ruhemi nga te qenit pengese e zhvillimit, mbylljes ose largimit te tij prej nesh. Ndoshta ndodh shpesh te keni probleme ne komunikim me femijen, por, mos harroni, qe edhe ju vete duhet te pershtateni me kete gjendje te re.
Cfare duhet pasur kujdes gjate kesaj periudhe ne menyre qe te realizohen qellimet e edukimit?
Prinderit duhet te jene shembuj
Marredheniet me bashkeshortin ose bashkeshorten ndikojne tek femija ne cfaredolloj moshe qofte ai. Nese ne familjen tuaj mbizoteron dashuria dhe respekti mes individeve te saj, kjo do ta ndihmoje femijen tuaj qe ne te ardhmen te formoje marredhenie te shendosha me te tjeret.
Ta degjosh adoleshentin dhe ta lejosh te shprehe vetveten
Nese nuk e degjoni dhe nuk e respektoni adoleshentin, edhe ai nuk do tju degjoje ju. Ajo qe bejne me shpesh nenat dhe baballaret eshte: jo vetem qe nuk e degjojne ate qe thote femija, por mundohen te percojne tek ai gjerat qe ata dine dhe ta orientojne me cdo kusht sipas kesaj menyre. Nje metode e tille do tju vere ne poziten e nje njeriu qe nuk i degjohet fjala dhe nuk kuptohet si duhet. Kjo do te beje qe te ndesheni me kundershtimin e femijes suaj edhe atehere kur ju keni te drejte.
Tu jepet vazhdimisht dashuri
Femijet, si ne moshen 1 vjec, ashtu edhe ne moshen 20 vjec kane nevoje per dashuri. Femija qe beson se nuk i jepet dashuri e mjaftueshme nga nena dhe babai, vihet ne kerkim te saj. Ai fillon ta kerkoje dashurine dhe respektin ne vende te tjera. Femija, i ndodhur ne nje situate te tille, mund te shoqerohet me shoke jo te pershtatshem dhe pas njefare kohe fillon te demonstroje sjellje qe nuk i perkasin atij.
Rendesia e sinqeritetit
Femijet ne kete periudhe jane shume te ndjeshem ndaj sinqeritetit. Asnje i ri nuk do ti hapet dhe nuk do te flase me dike qe nuk eshte i sinqerte. Prandaj, kur shprehni mendimet tuaja, duhet tia beni te ditur qe jeni te sinqerte dhe qe ne cdo rast jeni prane tij. Kjo moshe, megjithe veshtiresite qe ka, eshte dhe mbetet nje nga periudhat me te bukura dhe me krijuese ne jeten e nje njeriu. E rendesishme eshte qe ti mbeshtesim femjet tane te pershtaten sa me lehte me ndryshimet qe sjell kjo moshe. Ikub















