BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Fytyra e tij ndriēon kur ju hyni nė dhomė, apo ai trishtohet kur dikush i merr lodrėn e preferuar. Dhe mund ta vėreni qė ai aq shpejt e ndėrron disponimin nga gėzimi nė vajtim, me shpejt se koha kur i jepni cucllėn qetėsuese. Ky ndryshim tek foshnjet ndodh pėr shkak tė lėvores sė tij tė trurit, e cila kontrollon reagimet automatike e qė ende nuk ėshtė nė funksion. Me zhvillimin e lėvores sė trurit gjatė viteve, fėmiu do tė jetė nė gjendje tė kontrollojė mė mirė sjelljet dhe disponimin e tij. Si duket fėmiu juaj kalon mė shumė kohė duke ulėritur sesa duke qeshur, sepse tek foshnjet hidhėrimi aktual shfaqet mė herėt sesa gėzimi. Tė qarat dhe shfaqjet e hidhėrimit nė fytyrė ndodhin pėr njė arsye. Ato shėrbejnė si motivim pėr ta ndihmuar dhe pėr tė pėrmisuar ēfarėdo qė nuk shkon mirė.

Por, nėse foshnja juaj qan, si do ta dini nėse ka dhembje, ėshtė e uritur apo vetėm e mėrzitur? Njė nėnė e ndjeshme do tė dallojė llojet e tė qarave apo tė shprehjeve tė fytyrės tė fėmiut tė saj. Vetullat, goja dhe zėri, janė shenja tė sistemit tė foshnjave. Pėr shembull, foshnja e hidhėruar fizikisht do tė qajė, dhe skajet e gojės do tė ulen nga poshtė dhe vetullat do tė thyhen nė mes. Nga zemėrimi, fytyra do ti skuqet, vetullat bien teposhtė, nofulla i shtrėngohet dhe do tė fillojė tė ulėrisė. Fėmiu tregon shenja tė hidhėrimit. Nėse zhurma e lehtė e fėmiut vazhdon tė rritet, atėherė ai do tė kalon nė ndjenja zemėrimi. Prindėrit duhet ti lexojnė shenjat e disponimit tė foshnjes.

Foshnjet mė tė vogla mund tė mos ndjehen tė lumtura edhe nėse duken tė lumtura, sepse ato nė tė vėrtetė nuk janė tė vedijshme emocionalisht se kur janė duke bėrtitur. Qendra emocionale e trurit tė foshnjes suaj nuk funksionon deri nė muajt 6 – 8, prandaj pas kėtyre muajve foshnja fillon ti ndjen emocionet tė cilat janė tė dukshme nė fytyrėn e saj. Foshnja juaj ka mėnyrėn e saj se si iu tregon kur ėshtė e shqetėsuar. Duhet ta kuptoni temperaturėn e foshnjes suaj, qė tė bėheni mė tė zot nė leximin e shenjave tė foshnjes tuaj, kur diēka nuk ėshtė nė rregull.


Krijoni hapsirė pėr argėtim

Krevati shumėngjyrėsh dhe shija e parė e lėngut tė mollės mund tė kthejė gėzimin nė fytyrėn e foshnjes suaj. Por ajo qė e bėn foshnjen mė tė lumtur jeni JU. Qelėsi i gėzimit tė foshnjes suaj ėshtė loja dhe komunikimi i foshnjes me ju. Edhe nėse ju nuk po kėnaqeni me kėtė lojė, fėmiu juaj po. Nėse e krijoni kėtė tė ashtuquajtur komunikim tė foshnjėrisė, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė siguruar qė foshnja juaj tė jetė e lumtur.

Loja krijon kėnaqėsi, por loja gjithashtu zhvillon aftėsitė themelore pėr njė tė ardhme tė lumtur. Gjatė rritjes sė foshnjes, loja e pastrukturuar e lejon atė qė tė zbulojė se ēfarė ajo dėshiron – tė ndėrton ndėrtesa nga blloqet, tė pregatit porcione me mėlmesa kuzhine, tė pikturojė me ngjyra uji…Loja nuk nėnkupton kurse tė muzikės, sporte tė organizuara dhe aktivitete tė ndryshme tė strukturuara. Loja ėshtė ajo ēfarė fėmijėt zbulojnė, krijojnė dhe ėndėrrojnė.
Ndihmojini qė tė zhvillojnė talentin e tyre

Njerėz tė lumtur janė ata tė cilėt i kanė pėrsosur aftėsitė e tyre. Pėr shembull, kur foshnja juaj fillon tė mėsojė pėr tė futur lugėn nė gojė apo kur bėn hapat e para pa ndihmėn e askujt, atėherė ajo mėson nga gabimet e saj, mėson pėr kėmbėnguljen dhe disiplinėn dhe pastaj ajo pėrjeton kėnaqėsinė e suksesit nė bazė tė kėto arritjeve. Mėsohet tė komplimentohet nga tė tjerėt pėr kėto arritje. Mė e rėndėsishmja, ėshtė se ai zbulon se si tė ketė kontroll mbi jetėn e tij: Nėse provon diēka, ai edhe mund ta arrijė atė.

Hulumtimet tregojnė qė kjo ndjenjė e kontrollit ėshtė faktor i rėndėsishėm pėr tė arritur lumturinė kur tė rriten. Sikurse tė rriturit, edhe fėmijėt duhet tė ndjekin intereset e tyre, pėrndryshe nuk do tė pėrjetojnė kėnaqėsi nė sukseset e tyre.


Shėndet i lumtur – fėmijė tė lumtur

Shumė gjumė, ushtrime dhe njė dietė e shėndetshme janė tė rėndėsishme pėr kėdo, sidomos pėr fėmijėt. Duke i ofruar foshnjeve hapsirė tė mjaftueshme pėr tė liruar energjinė e tyre, edhe nėse kjo nėnkupton gjuajtjen e kėmbėve nė ajėr apo duke lėvizur para-mbrapa pa u ndalur, e shumė gjėra tė tjera, kjo ndihmon qė ti disponojė ata. Ju do tė duhet ti kushtoni vėmendje ēfarėdo lidhjeje mes disponimit tė fėmiut dhe ndonjė ushqimi tė veēantė; disa prindėr arrijnė tė kuptojnė qė pėrderisa sheqeri ėshtė njė shtytės energjie, ai gjithashtu mund tė shpie nė bezdisje. Alergjitė nga ushqimet dhe ndjeshmėritė mund tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė sjelljen dhe disponimin e foshnjes. Nėse jeni duke e ushqyer me gji, mund tė kuptoni qė foshnja bezdiset pasi ju tė keni konsumuar ndonjė ushqim tė veēantė. Konsultohuni me mjekun e foshnjes nėse qumėshti me formula apo dieta janė tė lidhura me shenjat e bezdisjes.


Lejojini qė tė ballafaqohen me probleme

Gjatė gjashtė muajve tė parė tė jetės sė foshnjes, ėshtė e rėndėsishme pėr prindėrit qė tė reagojnė nė nevojat e foshnjes sė tyre. Por pas gjashtė muajsh, nėse vraponi pas ēdo lemze tė vockėl tė foshnjes suaj, ju humbisni njė mundėsi tė rėndėsishme mėsimi. Ėshtė mirė ndonjėherė qė tė lihet foshnja qė tė qajė, pėrderisa ju i keni kushtuar tė gjithė vėmendjen dhe dashurinė pozitive.

Por ju mund tė thoni, unė po mundohem tė krijoj njė fėmijė tė lumtur! A nuk duhet t`ia plotėsoj tė gjitha dėshirat? Nė fakt, kjo dashuri e tepėrt mund tė jetė edhe e gabueshme, tė cilėn shumica prindėrve e bėjnė. Prindėrit mundohen, qė tėrė kohėn ti mbajnė fėmijėt e lumtur. Por kjo nuk ėshtė reale. Mos u mundoni qė pėrherė tė vraponi ti rregulloni gjėrat pėr vogėlushėt tuaj. Ata duhet tė mėsojnė qė tė tolerojnė pak hidhėrim dhe pak jolumturi. Lejojini qė tė luftojnė pėr gjėrat e veta, sepse kjo iu ndihmon atyre qė tė mėsojnė tė pėrballen.

Nė vitin e parė, foshnja juaj do tė mėsojė shumė gjėra: tė ulet, tė zvarritet, tė kap objekte, tė ecėn dhe madje nė disa raste edhe tė flasė. Komplimentimi i bėn ata me konfident dhe i kėnaq pėr kėto arritje. Pra mos vraponi menjėherė nėse ai rrėzohet lehtė. Por jepini kohė dhe kurajo qė prap tė qohet vet nė kėmbė.

Duke i lejuar vogėlushėve tė provojnė eksperienca tė ndryshme, edhe nga ato mė tė vėshtirat dhe mė frustrueset, i ndihmoni qė tė ndėrtojnė njė rezervar plot me forcė e cila i shpien drejt lumturisė.


Lejojini qė tė jenė tė mėrzitur apo tė acaruar

Kur foshnja juaj tė rritet, ju duhet ta inkurajoni atė qė ti shpreh ndjenjat e saj verbalisht. Edhe para se tė fillojė tė flasė, ju mund ti tregoni me shprehje tė fytyrės dhe ta pyesni se cila fytyrė i pėrshtatet se si ndihet ajo. Fėmijėt e vegjėl shumė shpejt i mėsojnė fjalėt, siē janė ‘i lumtur’ apo ‘i zemėruar’. Kur tė jenė nė gjendje qė tė thonė fjalėt tė emocioneve tė tyre, ata do tė jenė nė gjendje qė tė fitojnė kapacitetin pėr tė njohur dhe rregulluar ndjenjat e tyre. Por sidoqoftė ju nuk duhet tė tej reagoni nė ndjenjat negative tė fėmiut tuaj. Ėshtė normale qė fėmijėt ndonjėherė tė jenė shumė tė ndjeshėm apo nevrik kohė pak kohe, por kjo nuk ėshtė jolumturi. Kjo do tė jetė shumė e rėndėsishme kur tė rritet fėmiu. Nėse fėmiu juaj qėndron i heshtur nė ndonjė kėnd gjatė festės sė ditėlindjes, reagimi juaj natyral do tė jetė mundimi pėr tė shtyer fėmiun tė merr pjesė nė argėtim. Por e rėndėsishme ėshtė, qė ta lejoni tė mos jetė i gėzuar.

Fėmijėt duhet ta kuptojnė qė ndonjėherė ėshtė nė rregull tė mos jesh i gėzuar – ėshtė pjesė e jetės dhe nėse mundoheni ta asgjėsoni kėtė moslumturi, do tė dėrgoni mesazh qė ėshtė gabim tė ndjehesh i mėrzitur. Ne duhet ti lejojmė qė tė pėrjetojnė ndjenjat e tyre, duke pėrfshirė edhe mėrzinė. Bėhuni model pėr ta Hulumtimet tregojnė qė ju mund ta pasoni temperamentin tuaj tek fėmijėt tuaj – jo patjetėr pėrmes gjeneve – por pėrmes sjelljes suaj. Pėr tė mirė, apo pėr tė keq, fėmijėt e kapin disponimin e prindėrve. Madje edhe foshnjat imitojnė mėnyrėn emotive tė prindėrve.

Me fjalė tjera, kur ju buzėqeshni, foshnja juaj buzėqesh dhe truri saj bėhet ‘rrjet’ pėr buzėqeshjet. Ngjashėm, edhe nėse foshnja juaj qan pėr orė tė tėra, gjėja mė e mirė qė mund tė bėni ėshtė qė tė mbani qetėsinė sepse foshnja menjėherė do tė imitojė shqetėsimin.

Me foshnje tė vogėl, ėshtė normale qė tė ndjeheni e lodhur por nėse ju tėrė kohėn do tė jeni e stresuar dhe depresive, ėshtė me rėndėsi qė tė kėrkoni pėr ndihmė. E gjithė kjo mund tė kontribojė nė probleme emotive.
Mėsojini tė bėjnė gjėra tė rėndėsishme

Gjatė rritjes sė fėmiut tuaj, atij duhet ti mėsohet se sa gjė e kėnaqshme ėshtė kur i ndihmohet tė tjerėve. Hulumtimet tregojnė qė njerėzit qė kanė kuptim nė jetėn e tyre janė mė pak depresivė. Bamirėsia dhe ndihma ndaj tė tjerėve ėshtė pjesė e madhe e jetės sė familjes. Madje edhe fėmijėt e vegjėl mund tė pėrftojnė nga ky mėsim.

Nė 10 muajt e hershėm ju mund tė filloni ti mėsoni fėmiut tuaj kėnaqėsinė pėr tė marrė dhe pėr tė dhėnė. Nėse ju i jepni njė copė banane, lejojeni qė tė bėjė edhe ai tė njejtėn gjė duke iu dhėnė juve ndonjė kafshatė. Tregojini se sa tė lumtur ju bėn juve ky gjest. Nėse i krehni flokėt fėmiut, lejojini qė t`iu bėjė tė njejtėn gjė edhe juve. Kėto momente tė vogla mund tė ushqejnė njė sensibilitet drejt tė dhėnit dhe kujdesit ndaj tjerėve. Ikub





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto