Arti duhet te jetoje!

Share

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:02

Arti dhe njeriu jane te vendosur perballe realiteteve qe ne njefare menyre shkembejne shume rreziqe,qe ne kombinim e siper,ndihmojne nje shoqeri te ngrihet apo te humbasi ne nje stad(me pak te zhvilluar)minimal.
Arti eshte per njeriune
Njeriun e detyron artin te jetoje prane tije
Arti pershtat transformimin koshient te njeriut ne nje qenie te vleresuar nga sistemi...e

Njerezit si qenie teper te evoluara,me nje kapacitet intelektiv te madh,me nje llogjike te kontrolluar nga senset e ndryshme,me nje fuqi libido(eros) te dashuroje dhe te permbushi kerkesat e tij,kane arritur edhe te krijojne ne sherbim te nevojave te tyre vlera te bukura.
Keto ne kohet antike,si muzika,filozofia,poezia,skulptura
ishin ne sherbim te nje klase shoqerore te zgjedhur,me nje kapacitet te madh per te qene te lire dhe jo thjesht
skllever qe vendosnin trupin e tyre per te manipuluar nje objekt e per ta kthyer ate ne nje subjekt me vlere per te tjeret.
Me vone ne ne mesjete njerezit,edhe pse kishin dalur nga nje erresire e forte,e pakuptueshme per njerezimin;mbase luftrat e fuqishme te barbarevee,ndertuan nje tjeter vizion rreth artit.Muzika,poezia,krijuan nje largesi me pikturen,skulpturen,arkitekturen,iu dhane dimensione te tjera qe ndihmuan te marrin nje tjeter karakter.Shume piktore filluan te ndjehen krenar pse ishin te zgjedhurit e nje oborri mbreteror,te nje kulti te madh besimi-Papati i Romes-,shume skulptor ngriten monumente ne memorie te heronjeve paraardhes,ata qe kishin sjelle boten civile dhe artistike deri ne ato kohe.
Arkitektura krijoi nje ndertim tjeter te konceptit te jetes per shoqerine...zhvillimi i madh kishte filluar,po vinin zbulimet dhe rritjet e ndjenjave njerezore,jo edo gje do te ishte si me pare.
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:02

Ky ndryshim,mjafton qe per nje east te hap nje liber te A.Hauser(historia sociale e Artit),rifillon dhe permbledh disa te dhena,ndoshta edhe personale ne koshiencen time per boten dhe subjektin numer nje Njeriu.
.................................................. ................................
Ishin njerez ato qe ngriten ne kohet antike te Greqise skulptura madheshtore dhe pallate te paperseritshme per nga permasat gjigande dhe te mrekullueshme;Ishin njerez artistet e rilindjes europiane qe i dhane jetes nje ndryshim te paperceptueshem,me zbulimet e perspektives,ngjyres etj.(P.della Francesca,Giotto,Van Dick).
Ishin njerez ato qe krijuan "Mona lisa","Il giudizio","La piete",pra ishin Da vinci,Michelangelo-te medhenj,te paperseritshem,origjinal dhe mbi te gjitha artiste te kompletuar.
Ishin njerez te gjithe ato gjenerata artistesh(aq shume..)
qe e sollen artitn ne nje nivel madheshtor me organizimet,mjeshterine punuese,ne kohet moderne ku njerezit po rivizitonin organizimin shoqeror,po analizonin edo perpjekje per nje jete me te thjeshte,me praktike,ku te jetohej nga te gjithe e jo nga nje klase dominuese;e pikerisht ketu ndodheshin artistet qe "zbriten" me fuqi per te mbrojtur dieka qe akoma kishte ruajtur vlerat e paperseritshme-dashuria per te bukuren!
Ishin njerez edhe ato artiste(te illustruar ne kete seksion)
qe nxorren artin dhe e sollen ne nje nivel te barabarte me progresin dhe zhvillimin e edo fushe njerzore,kohet moderne te shek19-te.Monet,Manet,Matisse,Picasso,Dege,Van Gogh,Dale e shume e shume te tjere.
M.Duchamp ishte njeri qe i dha konceptit per artin nje linje te re.Per kush e njeh historine e artit modern-ready made Duchampian eshte nje faze teper e rendesishme per te ardhmen e artit.
Ready made-Objekt i gjetur.Qe vendoset ne nje kontekst te vecante artistik ku prejardhja s'merr asnje vler,por vetem zgjedhja e artistit qe e quan ate veper arti dhe e lidh ne nje muze Arti."Fontana" ,e refuzuar ne ekspoziten"Armory show"ne New York me 1917.
Ndersa illustrimi ne kete seksion quhet "Gran Verre".

Artiset pas luftes se dyte boterore ishin njerez,ato qe e rishikuan artin dhe ndertuan vlera artistike qe gje tjeter s'ishin perveese pasqyrimi i nje jete te rendesishme per te gjithe.Ekspresionosmi Abstrakt ne Amerike,Arte Povera,Arte minimal,Pop Art,Iperrealismi etj jane te gjitha rryma artistike qe jane fryte te njerezve ne bashkpunim me te ngushte me jeten dhe me ndryshimet e saj.

Edhe ditet e sotme njerezit prodhojne vlera te medha artistike,pse thuhet te medhaeSespe edo here,ne edo periudhe vlerat artistike jane te medha sespe perfaqsojne nje ndryshim shpirteror te botes dhe vendosin ne pah vlerat e nje shoqerie ne zhvillim e siper
qe krenare apo jo,per njerezit e saj,ashtu indiferente dhe teper e pacipe,vazhdon akoma te rezistoje ne baze te se mires dhe se keqes.Dante Aligheri thoshte:"Duhet te ruheni nga ata njerez qe thojne qe s'kam provuar as te miren e as te keqen".
Te gjithe jemi njerez,dhe krijojme situata te mira dhe situata te keqija.
Psh.Shembja e Twin Towers,bombardimet ne Afganistan,Kllonimi human,jane vepra(artistike)njerezore,edhe ato qe i projektuan ishin njerez.
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:02

Dyert.hapesira te Panjohura.


Ne cdo vend,aty ku ekspozohen vepra arti te cfaredolloj gjinie qofshin ato,ka nje interes daljeje,nje perpjekje qe te gjendemi diku,nje "diku" qe ska arsye as edhe nje me te thjeshten.Pse hyjme neper muze,ku eshte interesi,cfare tingellon me kete padiljon:ka vetem piktura klasike,nje periudhe qe eshte e vjetruar tashmee-Po aty tek ajo dhoma e erret cfare eshte,cfare mund te jete ekspozuar,mos ndoshta ka disa veshtrime te kunderta me kohen qe po jetojme sot,oh...jo,eshte piktura e famshme e Velazques:"Las Meninas".Pikerisht ajo pikture qe te mberthen me dualitetin dhe mistiken ne prezantimin e nje subjekti(mbreti dhe mbreteresha) me anen e nje pasqyre.E vertet,pasqyra te bllokon dhe jep nje dimension tjeter saqe vendos ne loje te hapur gjithe bindjet mbi perspektiven;eshte quajtur edhe si nje pikture ku perfshin shume qarte narracin dhe paradokset,paradokse keto te nje sentimenti dhe te nje obligimi qe piktoret e oborreve mbreterore kishin kundrejt punedhenesve dhe trajtimit ekonomik te vete-krijimtarise.Por a nuk eshte ky nje cast unik ne historine e Artit,mos ndoshta shek.i 16.,ka dhene nje krisje ne Art;mos ndoshta shkeputja e shkences eshte do te jete katastrofike...te gjitha keto dyshime cdo person sot,pikerisht ne shek.e 21.,mund dhe duhet t'i beje,qe te percaktoje edhe nje nivel,nje dimension me direkt me boten e Artit;me nje bote qe asnjehere ska pushuar se dheni sensacione por edhe tragjedi.E brishte eshte koha kur perballe ndjeshmerise se nje trupi human arrin te kuptoje se ai trup po ngushtezon tragjedine e nje te ardhmjeje qe ska per te ardhur (kue)rre.Te hidhemi dhe te lexojme vetem dy rrjeshta te Proust,eshte sinqerisht,pjesmarrja me racionale.Fliste per letersine dhe raportin qe ajo ka ne lidhje me qenien njerezore,kjo nje deshire dhe nje hapje me organike drejt fuqizimit dhe deshires per te gjetur te hapur dyshimet dhe epshet e nje trupi qe gjithcka lidh me pulsionin seksual,dhe me kenaqesine per te udhehequr e per te zoteruar hapesira te reja.Kete beri dhe komedia apo,dashuria origjinale e piktoreve qe kundershtuan ambjentin akademik,qe influencuan brezat ne ardhje per tu edukuar me nje sinjal me te hapur me nje estetike me brutale,me nje garanci per te trajtuar realitetin ashtu edhe sic ofrohej.....vazhdim.
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:03

Art me ....

....Qendrimi dhe pasojat qe ne ,njerezit mund te kemi duke qendruar,jo perballe por edhe me dyshime per nje teori,per nje sinteze historike,eshte i cuditshem dhe ndoshta edhe i kote sepse sot,perpjekja dhe vetmohimi i shume teorikeve eshte pothuajse absurd.Jetojme ne kohen e Iluzioneve qe mund te marrim nga nje imazh;jetojme ne kohen e shoqerimit konstant te Radios e TV-se;jetojme ne periudha te favorshme qe te gjithe te mund te behemi Super Star,Spider Man,Bin Laden...,boll qe te kemi nje dinakeri ne levizje dhe nje strategji ne pershtatje me mjetin komunikues.
Sot kjo brenge,kjo erresire sentimentale ka prekur pothuajse cdo gje,cdo teknike per te jetuar ne mes te jetes,cdo ngjarje qe pushtetet ne fuqi duan te okupojne pushtete me te dobeta,cdo levizje artistike qe kerkon te japi nje tjeter dimension dhe nje rregullim me te denje per mesazhin estetik qe nje veper Arti duhet te permbaje.Por a eshte e mundur nje e tille gjeeA eshte e mundur qe analiza qe mund te behet nga historia ne nje kohe,qe ambjenti artistik ka kaluar ne linguazhe dhe mjete me te sofistikuara se me pare,kur artistet s'quheshin me artixhane por nje klase e zgjedhur njerezore...sot eshte e mundure

Te pergjigjesh pyetjeve te tilla,me mire qe nje person te kete te beje me lexime te ndryshme.P.sh.,me romane...te lexosh Oscar Wilde,Virginia Wolff,besoj dhe them qe eshte me ndryshe sesa te shikosh nje show televiziv apo dhe artistik,nje videoklip apo nje film super komercial me efekte te realizuara ne menyre dinjitoze per montazhierin qe drejton keto "adresa" tek njerezit.

Lufterat e ndryshme jane kthyer ne nje faktor shume te fuqishem ekonomik per televizorin aq sa pa to,pa luftrat..s'do mund te behej nje pune e tille nga media,dhe anasjelltas...por tv-ja ka sjellur dhe ka perqendruar nje vemendje me te madhe per njerezit qe vuajne dhe qe kane nevoje per me shume drejtesi dhe demokracieShume e vertet!Roli pozitiv nderthuret shume here me rolet negative.
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:04

..Kur Amerikanet, vendosen qe imazhet e percjella nga tv-te e ndryshme ne mbare boten,te ishin vetem te lidhura me shembjen e dy kullva dhe asnje informacion viziv mbi gjendjen e mjere ne te cilen gjendeshin viktimat,kuptohej se gjuha e mediave ishte teper fondamentale per te krijuar nje panik edhe me te fuqishem sesa vete sulmi terrorist qe kishte tronditur New York.

Eshte folur shume mbi Artin e shtate(kinemaja),eshte akuzuar shume fotografija si nje riprodhim shume,e te shpejte,dhe nje nje cast real kohor te shume pamjeve,evenimenteve dhe konkordimeve te shumta qe jeta ka sjellur ne lidhje me rinovimin dhe rishikimin per te gjetur menyra te tjera komunikimi me efikase,per te lejuar qe njeriu te jete me i lire te vendosi per jeten e tij,dhe zgjedhjen qe ai mund te beje.Gjithe keto progrese lidhen ngushte edhe me konceptin kapitalist qe,Marksi aq shume e ka stdudjuar,perpara se ai te zhvillohej dhe te kishte nje ndikim te fuqishem ne politiken e popujve,dhe ata qe e adoptuan sic edhe shikohet,jane me te rrezikuarit po nga vete kapitalizmi qe ata ngriten.

Vlerat dhe opinionet qe nje njeriu gjen tek komunikimi i mediave eshte teper i demshem per faktin se ato mundohen te te japin gjithcka dhe te detyrojne qe emocioni yt te ngrihet ndersa aspekti kritik te vdes.Nje person qe vendoset perballe nje televizori dhe perpara shikon nje lume me reklama,nuk mund te beje gje tjeter vecse te dhunuhot nga ato imazhe ,sepse mungesa e nje kulture dhe kapaciteti kritik,bejne qe publiku te jete viktime e ketyre mesazheve dhe ti risjelli ne vemendje cdo cast qe ato i takon;ne bar,ne stacione treni,neper kalime autostrade,neper stadiume,neper kinema perpara se te shikoje filmin e preferuar ose edhe ne mes te nje ndeshje te rendesishme futbolli.

Po arti sa eshte implikuar nga nje linje e tille komunikimieNe 1898 vellezerit Lumiere krijuan te paren makine-kamera per te risjellur pastaj e rinovuar nje art qe sot eshte mese i konstant ne ndjenjat dhe deshirat tona per te ndjekur divat e kinemase apo emrat e regjizoreve te famshem.

Po keshtu disa dhjetera vjecare me pare,Niepche dhe Daguerre kishin bere ekserimentet e para per te ndalur(kapur) imazhe ne nje dhome te erret;pas shume mundimesh dhe eksperimentimesh te shumta,rezultati erdhi;fotografia u be nje virus dhe kudo po hapeshin dyqane ku sherbenin foto dhe imazhe qe disa vite me perpara as qe mund te ishin imagjinuar.Shekulli i 20 po pergatitej te fillonte me nje nga shpikjet me te fuqishme,me nje nga sjelljet me te fresketa per nje njerezimin qe tani dyert e progresit teknik dhe shkencor i kishte te hapura.Po artisteteTe mjeret artiste qe silleshin neper rrethinat dhe kafenete e Parisit shpejt u gjenden te flakur jashte nga kjo shpikje,nga ky mjet qe po perpinte mbare Parisin ,Londren,me rrethet artistike e me larg;filloi adoptimi,modifikimi i idealeve.Peisazhistet filluan te jene peisazhiste te forte edhe ne foto,merrnin imazhe qe trondisnin syrin kritik,qe me pare ishte mesuar nga illuzioni i ngjyrave dhe nga emocionimi qe krijohej nga harmoni te tilla.Ndersa me foton ishte krejt ndryshe,ajo nderroi komplet konceptin e marrjes dhe e prezantimit visiv,te nje ngjarjeje apo edhe te nje natyre te qete...
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:04

Sic edhe shikohet Arti ndjen cdo ndryshim social,historik dhe perjashton nje politike qe synon te kontrolloje,nje lloj monopoli,pershtatshmerine e qenies njerezore ne lidhje me te bukuren.
Publiku qe ndjen nje pikture apo nje skulpture eshte nje prejardhje,nje mundesi qe cdo fragment kohor,cdo spirt kohor,te rilidhet dhe te mundesohet qe ai te ekzistoje,te leshoje nje lloj volumi ne estetiken e cdo epoke.Edhe pse shume njerez,me intolerancen e tyre,me mospergatitjen dhe trashesine ne analitike artistike,kujtojne dhe mundohen te transmetojne shenja te tilla qe,nje rast kohor i vleresuar per perfundimin e nje periudhe,nuk do ta pranonte,e,si te tille vleresimi rilind por ne kompromis me varrosesit e nje deshire qe rikujtonte zhdukjen aq te ngadalte te piktoreve te mesjetes,rendesine dhe veshtiresine per te kuptuar perspektiven e rilindjes,artin e Giotto-s,egoismin dhe genin madheshtor te Michelangelo-s.
E,pse gjithe ato artiste qe sot i perkasin historise,pasi histori filloi duke shkruar mbi njerezimin me lindjen dhe krijimin e tragjedive,kufizimi per te arritur te kapim sinjalet dhe gjendjen emocionale,kontekstin filozofik dhe rendesine qe arti i tyre kishte,mjafton te lexojme nje nga romanet e Balzak,autor qe rilidhi historine,pershkroi nje gjendje qe sot modernizmi apo dhe postmodernizmi i jane aq debitore.Shkrimtare,mendimtare,studjues por mbi te gjitha njerez qe parashikonin dhe vendosnin ne loje rregullat dhe levizjet politike te nje shoqerie.
E,eshte e vertete miqte e mi,qe ne pamundesine per te renditur racionalitetin dhe gjendjen eksituese te mendjes time,do mendoni dhe do ju rezultoje e gabuar,sepse ju mendoni se arti eshte i pavdekshem,por ne fakt ai vdiq;si dhe mendimi i Nietzche qe deklaroi vdekjen e zotit,por me nje ndryshim qe arti vdes,risillet prane nesh dhe perseri zhduket,erresira eshte shenja me dominuese per Te dhe per te Tjeret.
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:05

Arti ka ekzistuar gjithnje dhe do te vazhdoj te ekzistoj pafundesisht!
Ai do te vdes vetem nese ne vdesim, sepse kur ne jemi gjalle kemi ndjenja, dhe ndjenjat s'kane kufi. Pra art eshte edo gje qe bejme, dhe titullohet i tille kur ne zhgarravisim, shtrembojme ndonje tel, apo bejme ndonje tingull qe per ne ka nje kuptim. Arti del me i fuqishem kur ne jemi ne kohe te keqija, kur ne jemi te brengosur dhe te merzitur, tam tam kur na vjen qe te qajme nga shpresa qe na mungon. Ai eshte rruga me e mire per te eliruar veten nga barra te jetes, nga humbja e nje dashurie, apo nga ndjenja qe vjen kur shohim driten e djellit te bjere mbi syte tona ne agimin e nje dite. Arti s'ka kufi, prandaj ai s'ves kurr sepse aty ku mbaron ai fillon prap me nje gje te re. Arti i mire apo i keq eshte vetem ndjenja qe ne duam te transmetojme, pavaresisht nga cila mynyre. edo njeri ne bote eshte nje Artist, edhe ata qe mendojne se s'e kane harritur dot... jane te tille. LIRIA eSHTe NJe GJeNDJE SHPIRTeRORE, dhe edokush edhe i burgosur mund te ndihet i lire nese beson ne ndjenjen e tij. Arti me i bukur eshte ai qe vjen i sinqerte por edhe i thjeshte. Nje frymzim mund te vij duke ecur ne trutuar midis shume kalimtareve, apo duke pare teksturen e po atij trutuari...
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:16

Tja nisim edhe njehere nga zanafilla. Une mora shkas nga shkrim tendi Fiori ku thuhej se "arti nuk do shume per te kuptuar". Mbi kete une vendosa te them gjithe ato qe kam thene me lart - dhe qe po pertoj ti rishkruaj ketu.
Sidoqofte une po e zgjeroj edhe pak ate qe desha te thesha.
Ne te njejten menyre ashtusi gjuhet e folura dhe gjuha artistike ndryshon me kalimin e kohes: ka psh gjuhe te vdekura (greqishtja e vjeter, latinishtja, dhe se shpejti shqipja per fat te keq), gjuhe aktive ne dekadence (frengjishtja) si dhe gjuhe qe dominojne (anglishtja), etj. Kjo supozon qe kur hasemi me nje veper arti duhet te mundim ta vendosim ne kontekstin gjeografik dhe historik. Duhet ti pergjigjemi pyetjes: ku dhe kure
Ne te njejten menyre duhen njohur konditat e prodhimit te kesaj vepre dhe duhet zgjidhur problemi i qenies se kesaj vepre. Kjo veper per cfare arsyeje egzistone per te shprehur cfaree kush e frymezoi artistin te krijoje ketu ne kete vend (katedralet e Italise psh), ose ne vend tjeter (megalopoli i Vienes apo Nju Jorkut, Parisi)e pse ka perdorur nje material dhe jo nje tjeter (mermer, dru, gur... ngjyren blu, te kuqe, leter filmi, pse nje 36 milimetra e jo nje tjeter...)e pyetjet me kryesore jane: qe nga vjen kjo vepere cilin, cilet prek ne radhe te paree
Pastaj i duhet pergjigjur pyetjeve biografike te autorit etj., dhe kontekstin ne te cilin ai ndodhej ( jo kot kur vete per vizite ne "La Tour d'Eiffel", udhezuesi ja nis e te shpjegon historikun e ndertimit dhe te autorit, nismetarit). Per te qene edhe me i sakte duhet te dish se ku dhe si, dhe me ke, e zbuloi artin e tij, nga kush u frymezua etj. E gjithe njohja e mundeshme per jeten e artistit te lejon nje dite apo nje tjeter, te KUPTOSH natyren dhe misteret e vepres se tij.
Pikturat e shpellave te ndryshme psh, duhet te dish se kush pikturonte, me c'qellim, a ishte gjate ndonje ceremonie, a gjate ndonje ritueli, ai qe e ka bere konsiderohej si artist apo si artizan (zanaei)...e
Duke mos ja arritur kesaj shumica e kritikeve hedhin ne shkrim vetem ate qe ju duket e llogjikshme atyre, pa u bere merak se cfare donte te thonte artisti, cila qe domethenia e kesaj vepre.
Injoranca e kontekstit te nje vepre te ben qe te mos KUPTOSH asgje per domethenien e saj. Kultura pra eshte thelbi i njohurise se nje vepre...
Kjo per sa i perket KUPTUESHMERISE se nje vepre...
Por ama ka edhe me kollaj: duke e admiruar ate. Duke dhene thjesht interpretimin qe na lejojne senset tane (si shikimi, degjimi, shija ne shume raste...) pa jo gjykueshmeri objektive, por vetem subjektive...
Arti, per me shume eshte i njohur si universalitet subjektiv...

Shpresoj ti jem pergjigjur pyetjes tende.
Sa per Ornamentin mos ki merak se ai hedh kunja me mua se nuk i vjen mire; i duket vetja si i derguari i Zotit, profeti i forumit me gjithe banden e tij qe nuk po ju citoj emrat. Me mbroi ne fillim qe te ma fuste (me fal per fjalorin) dhe me mire me ate ironine e meposhtme. Ka dale disa here si i dhjere nga mua prandaj.
Po ska gje i falet se i ka akoma buzet me qumesht... kujton se eshte i vetmi qe di.
Ben cben i gjori dhe vjen ja keput nganjehere kot se koti; fundja te drejte ka se forumi per ate pune eshte per tu argetuar, nuk po diskutojme ketu ceshtje qeverie; po ja qe cave ju duket vetja si qeveritare...
Pastaj ku di une se cka me keta korcaret, mbase eshte ziliqar!
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:17

Dieka per gjuhen dhe kuptimin e Artit...

Keto ditet e fundit kam qene duke lexuar per piktorin e famshem Piet Modrian. Ai ishte nje Hollandez nga Amsterdami, dhe eshte nje nga themeleusit e levizjes "De Stijl" gjate viteve 1914-18. Ky piktor eshte i njohur per zhvillimin e rrymes abstrakte, apo siq quhet edhe ndryshe, te Kubismit. Nje nga influencat kryesore te tij ishte Picasso, por megjithate Mondrian pati stilin e tij te veeante. Per te thuhet edhe se "Ishte nje njeri i vetmuar, por nen shoqerine e shokeve te mire". Gjate viteve 1914 ai vajti ne Paris per here te pare, dhe aty u njoh me artistet e "De Stijlit" ngaku u frymezua per te krijuar rrymen e re abstrakte ne pikture. Ai kishte "kuptuar" se efare po benin me ane te Kubismit keta artiste, por thote se themeluesit e Kubismit "s'ja dinin gjeri ne fund mynyren sesi mund ta shprehnin kete rryme." Ne fakte kjo kohe eshte koha qe i perket edhe zhvillimit te fotografise si Art me vete, pra qe dmth piktoret s'e kishin me per detyre qe te pikturonin natyren ne formen e saj te vertete, por paten mundesine qe te eksploronin mynyren abstrakte te te shprehurit. Mondrian eshte nje nga filluesit e kesaj rryme, duke qene se Picasso kishte filluar te haste ndjenja dhe vepra te tilla. Por Mondrian la shteg te hapur per zhvillimin e te ashtu quajtures "Arkitekture Moderne", dhe ne fakt Mondrian eshte nje nga influencat kryesore te Le Corbusierit i cili ndertoj Villa Savoyie ne rrethinat e Parist, nje ville qe do ti ngelte Evropes, dhe me pas Amerikes nje nga ndertesat medel per Arkitekturen e soteme.

Por megjithate une desha qe t'ju tregoja dy nga pikturat e tij te cilat jane bere ne dy nga fazat e para te krijimtarise se tij. E para eshte nje pikture per Oqeanin, te cilen Mondrian e kishte te ngulitur ne Zemer, ndersa e dyta eshte nje pikture obstrakte, por qe per Mondrian ka nje "kuptim" ose shfaqje te caktuar. Keto dy pikturat jane si te thuash midis fazes ndarese qe Mondrian pati ne jeten e tij pas fillimit te levizjes se "De Stijlit". Me vone Mondrian do te pikturonte vetem katror
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:17

Re: Pergjigjia e autorit per pikturat e tij.


Me nje sy qe i hodha atyre qe ke shkrojtur o Drini do te thoja se je munduar te gjesh dicka qe te me kundershtoje medoemos...

Nejse, une po filloj me disa verejtje:
E para eshte se ti ke thene se abstraktizmi quhet ndryshe "kubizmi"! Te them te drejten nuk jam ndonje specialist boteror por me duket se "Kubizmi" ka per themelues Braque dhe Picasso kurse "Abstraktizmi" ka per themelues nder te tjerash edhe Mondrian - eshte nje nga pioneret por nuk eshte i pari.
Kubizmi per me teper eshte "stil" me vete; Mondrian kaloi nga Kubizmi figuratif tek Kubizmi abstrakt (paeka se fjala Kubizem i bashkon te dyja, ato jane krejt te ndryshme si stile dhe si rryma).

Dhe e dyta Mondrian nuk eshte fare perfaqesues i Kubizmit(figuratif, pasi Kubizmi abstrakt kaloi ne Abstraktizem, dhe sepse Kubizmi eshte i perfaqesuar kryesisht nga arti figuratif); pikerisht sepse ai ishte i pakenaqur nga Kubizmi kaloi ne Abstraktizem ose sic quhet ndryshe jo-figurimi. Pak rendesi ka megjithate!

Ke marre si shembull nje rast shume te vecante o Drini. Mund te kishe thene direkt se Abstraktizmi nuk tregon asgje, nuk ka kuptim; kjo eshte pershkrimi i tij. Pra ka art abstrakt dhe termi abstrakt i jep gjithe "domethenien". Po ky Abstraktizem sipas fjaleve te Mondrian-it eshte art i intelektit dhe jo i "ndjenjes"; ne fakt te gjithe pikturojne me ndjenje por ketu ajo vjen ne radhe te dyte. Arti i non-figurimit - Abstraktizmi - per me shume eshte nje rryme qe nuk mund te percaktohet, nuk ka vetem nje lloj konfigurimi apo stili, ne Abstraktizem hyjne shume gjera, dhe pikerisht sepse kufizimi - pershkrimi - i Abstraktizmit i shpeton arsyes njerezore atehere kur abstrakja eshte pjelle e imagjinates njerezore (kjo eshte teme per fiolozofi: shume shume e gjere).
Sidoqofte une nuk besoj se nuk mund ta kuptojme, per mua eshte vee e veshtire, shume e veshtire per te kuptuar, ashtusi Realiteti, e Verteta, Perendia, Universi, Pafundesia... etj. Te gjitha keto jane te veshtira per tu kuptuar dhe per tu percaketuar por ne gjithesesi perpiqemi tju japim nje domethenie.
Duke folur per KUPTIMIN e nje vepre ne kete rast mund te flasim me shume per KUPTIMIN e teknikave, te kondicioneve ne te cilat eshte bere, te karakterit te artistit, etj., gjera keto qe ndihmojne shume per KUPTIMIN e vepres. Per shembull, nje nga objektet e preferuara te Mondrian-it ishte pema, dhe ai kete subjekt e ka piktuaruar shume here duke u munduar gjithnje si e si ti jape nje pamje sa me abstrakte - me duket se edhe ne nje nga vizatimet e tij me lart eshte nje peme (abstrakisht e perfytyruar kuptohet).
Nga e gjithe kjo ne dalim ne nje paradoks: veprat e bera me ndjenje duhen kuptuar, kurse ato te bera ma ane te intelektit duhen shijuar me ane te ndjenjes. Mos ju duket se po kundershtohem vete, jam duke folur ne menyre relative.
Pra nq se ti shkon ne nje muze pa ditur gje per Abstraktizmin do kuptosh edhe me pak, kurse kur shkon duke ditur dicka per te dhe perfaqesimin e tij do kuptosh edhe me shume megjithese nje kuptim jo i plote dhe i kenaqeshem.
"Katror i zi ne sfond te bardhe" eshte nje veper e Malavich e frymezuar nga Abstraktizmi dhe abstrakte; do desha te dija se ke mund te kete lene kjo veper pa u menduar! une personalisht ndjeva pak gje duke e pare, ne te kunderten me beri te mendohem e te stermendohem per Kuptimin e saj... A ja arrita, eshte pune tjeter
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:18

Peshendetje Korear!

Nuk e kam aspak per te te kundershtuar, kurresesi jo! Por ne bisedimin qe bejme mund te ndjejme nganjehere gervishtje mes nesh, por ta them haptas se s'kam gje kunder dhe per keq. Une thjeshte vij me deshiren per te vajtur nje hap me shume ne beseden qe po bejme, por qe edhe do te bejme bashke me shume te tjere.

Ashtu sie the edhe ti, arti s'mund te kuptohet sepse ndjenjat qe e perbejne ate kane lidhje me Hyjnine, Perendine, Zotin, e te gjitha te permbledhura bashke qe ne vetvete perbejne PAFUNDeSINe. Pra mendoj se eshte mese absurde qe dukush te vij dhe te thote se harrin te kuptoj Hyjnine... po, mund te kuptojme efare kemi djeni, pra kuptimi ngelet ne ate segment te njohurise tone, segment ky qe ndodhet i endur ne nje pafundesi te hyjnise... eshte mese e vertete, po te mos kisha lexuar per veprat dhe konceptet e Mondrian une s'do te kisha kuptuar kurre se per efare bente fjale ajo veper. Por ai nuk ishte shpikesi i Kubismit. Kubismi eshte thjeshte pikturimi me katrore dhe viza. Ai ishte influencuar shume prej Picassos, por thoshte se kishte stilin e tij te veeante. Ndersa per abstraktismin Korear mund te them ekziston por s'mund te percakohet sepse eshte i pafund. Mendja jone eshte abstrakte ne vet qelizen perberse te saj. Por gjithnje gjeja abstrakte per njerzimin do te ngelet vetem ndjenja qe kemi...

Ku ja ke ngul mu ne shinjester Korear! Piktura qe permende nga Mondrian eshte piktura qe me pelqen me shume nga te tijat. Me kall zemren vertete ajo pikture. Ne fjalet e autorit ajo percaktohet thjeshte si "Tragjike." Sfondi mbizoterues blu e ben te ftohet, por ai trung i rrenuar dhe i rrenjezuar ne qjell i flaktur me te kuqe e perben vertete "Tragjike."
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:18

Arti.

...Eshte me te vertet frymemarrja,...thith shume oksigjen dhe cliron vetem ndjesi dhe kenaqesi per te medituar thelle...Dhe perseri arti vazhdon te superoje angazhimet qe ai ka me kohen,ose me thjeshte qe te tjeret ia kane ngarkuar.Arti,magjepsja dhe perseritja e perhershme e emocioneve te jep pershtypjen se flet per dicka shkencore qe merret me peshen dhe forcen terheqese te..objekte,struktura,skluputra...nderkohe qe mund te pritet vetem e kunderta.Si pasoje edhe mund te keqkuptohen skulpturat e Consantin Brancusi,apo Happenings,Fluxus,Art Minimal,Arte Povera...dhe eshte normale,eshte thene edhe me lart nga ju,por gjithcka rilidhet me moden,kostumin dhe regresin kultural qe ka pesuar qenia jone.Tani svlen me muzeu apo galeria,deri dhe ateliete,por jane me shume ngjyra dhe komunikimi programet televizive dhe spektaklet qe i japin gjalleri njeriut dhe fundosjes se tij ne erresiren me te madhe qe ai ka njohur qe nga kohet antike ne kulture...nuk lexohet me por vetem shikohet Tv;nuk kerkohet me neper biblioteka por vetem ka shetitje eksituese ne Internet.Komunikim i perdorueshem dhe teper i dobishem!Arti ka arritur "il grado xerox"-(Baudrillard ne La sparizione dell'arte).
Ngjyrat dhe siperfaqet pa ngjyra sot ngjajne shume me njera tjetren vetem thjesht po te krahasojme dy artiste te shek.te kaluar.Mondrian dhe Malevie.Njeri mbushte dhe ngjyroste kuadrate me shumellojshmeri nuancash ndersa i dyti vetem respektonte ngjyrat primare;kuadrat i bardhe dhe kuadrat i zi.
Qellimi i ArtiteEshte e pamundur te pergjigjesh sepse ne Art(mendoj une)pyetjet shtrohen ne forma te pakontrolluara,nuk krijohen per tu pergjigjur por vetem per te vazhduar zgjidhjen deri ne pafundesi;sepse cdo personazh i botes Artistike mendon se eshte nje personazh dhe i kohes dhe shoqerise qe i jep forma,formula,siguri-pasiguri,dhe mbi te gjitha kenaqesi dhe ngrohtesi per te punuar dhe analizuar edo lloj transformimi shoqeror...
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:19

Arti.

Gjithmone e kam pare artin figurativ ne lidhje me te bukuren--dmth kenaqesine estetike qe ndien njeriu kur shikon nje kompozim artistik. Tek arti modern, ( i.e. abstraktizmi qe eshte permendur me lart) shikoj se kemi te bejme me nje ceshtje perspektive. Cila eshte vlera e artite C'fare eshte artie Kur bej nje pyetje te tille nuk kam parasysh potencialin njerezor per te shprehur ne menyre figurative ate qe ndjen...por c'fare e perkufizon artin, cilat jane vlerat qe duket te kete nje krijim per tu quajtur veper artistike. Jane keto vlera universale apo eshte vete subjekti qe ja jep vlerene Me fjale te tjera, nese une paraqit dicka duke thene se eshte art, mbi c'baza do e gjykonit ju ketee

Gjithmone me ka terhequr vemendjen madheshtia tragjike e artit te antikitetit, si dhe i asaj periudhe te rilindjes europiane qe njihet si 'high renaissance.' Edhe sot e kasaj dite shume njerez mendojne se vepra te tilla artistike jane te paarritshme. Eshte me se e qarte se arti modern ka thyer balancen, estetiken, harmonine e kompozicionit qe shfaqin krijimet e periudhave e mepareshme. Jo vetem kaq, por menyra se si e kuptojme artin sot ka ndryshuar rrenjesisht. Nuk e di si ta kuptoj nje pikture me viza dhe pika, nje zhgarravine te njollosur krijuar duke sperkatur bojera shumengjyreshe mbi nje tabele te bardhe. Dhe nuk kam se si ta kuptoj c'fare ka dashur te thote artisti kur nuk kam nje pike referimi nga e cila ta nis analizen dhe te dal ne nje konkluzion.
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:21

Arti...

Eshte me se e qarte qe arti pasqyron realitetin e kohes, dhe nese shoqeria njerezore eshte ne krize, arti eshte ne 'krize' gjithashtu. Jane dy gjera qe nuk mund te jetojne dot pa njera tjetren.

Ajo qe me shqeteson mua eshte se arti modern (not to the full extent though) po sakrifikon te gjitha vlerat e tij vetem e vetem qe te jete novator. Me sa kuptoj une, qe arti i nje periudhe te jete origjinal, duhet qe ai te jete i ndryshem nga periudha paraardhese.

Ky kendveshtrim me duket paksa kontradiktor me lirine qe ju permendni, madje teper i ngjashem me rregullat e ngurta te klasicizmit. Ndikimi i kulturave, nderthurja e elementeve te ndryshem i kane dhene artit nje fytyre te re. Kjo eshte me se normale per kohen ne te cilen jetojme. Ajo qe mua me duket e 'rrezikshme' eshte se artisti modern, duke qene shume abstrakt, nuk eshte ne gjendje te percjelle nje mesazh te qarte tek auditori (nje mesazh qe mbase as vete nuk e ka te qarte) dhe rrjedhimisht, eshte auditori ai qe ja jep kuptimin krijimit artistik. Do me thene, interpretimi i nje vepre arti varet me teper nga ai qe e analizon ate sesa ai qe e krijon. Pikerisht ketu mua me duket se vlerat e artit jane kolapsur.

Aty me lart eshte permendur se, me zhvillimin e teknollogjise, artistet e vertete u gjenden jashte loje. Kjo krize u pasqyrua ne krijimet e tyre nepermjet ngjyrave te ndezura, formave te papercaktuara, imazheve surreale, shtremberimeve, mungeses se fokusimit, kohezionit, harmonise etj. Nga njera ane, kjo perspektive e re ja arriti qellimit, pasi amplifikoi ate c'ka po perjetonte arti, por nga ana tjeter, 'high and low art' u shkrine ne nje te vetem, dhe vezhguesi, madje as kritiku nuk eshte ne gjendje te dalloje njerin nga tjetri. Nga ky kendveshtrim, do te dilnim ne konkluzionin se nuk ka asnje dallim ndermjet asaj zhgarravines se postuar aty me lart dhe prezantimeve dinjitoze te Picassos--qe te dyja jane art. :-*
__________________

Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Arti duhet te jetoje!

Mesazh nga Vizitor prej 4/4/2009, 12:21

Ndersa une do thoja arti asnjehere nuk eshte ne krize. Madje nje artist ne kohe "krizash njerzore" ka me shume frymezim dhe ka me shume per te thene nepermejt artit.


Citim:
...po sakrifikon te gjitha vlerat e tij vetem e vetem qe te jete novator...

Per cilat vlera te artit behet fjale eee
Ka shume nga pikturat zhgarravina te Pikasos qe une nuk do i nderroja me asnje pikture tjeter te Mone psh dhe ka gjithashtu shume njerez qe mendojne krejtesisht ndryshe nga une. Po a nuk kemi ne si individe opinione te ndryshme edhe ne fusha te tjera diskutimi. Gjithashtu nuk besoj ne kohe kane jetuar artiste veprat e te cilit jane vleresuar te gjitha me te njejten vlere bagazhi dhe cilesie.



Citim:
...lirine qe ju permendni, madje teper i ngjashem me rregullat e ngurta te klasicizmit.

Liria e njejte me ngurtesine e! Liria ska fund, nuk thote asnjehere mjaft. Klasicismi ka rregulla si i tille ka limite te cilat nje mund ti kaperceje dhe si rrjedhoje te dale nga vete klasicismi (nje forme e vetme arti) ne te kundert liria ka brenda si klasicismin ashtu dhe hapesiren pas gardhit te tij.



Citim:
Ajo qe mua me duket e 'rrezikshme' eshte se artisti modern, duke qene shume abstrakt, nuk eshte ne gjendje te percjelle nje mesazh te qarte tek auditori (nje mesazh qe mbase as vete nuk e ka te qarte) dhe rrjedhimisht, eshte auditori ai qe ja jep kuptimin krijimit artistik

Pse duket e rrezikshme kjo veti e! A nuk eshte me mire per artistin te jete i lire te kuptoje veten e tij. Njeriut i duhet kohe (pjekuri) te njohi veten dhe mjedisin, nepermjet artit modern atij i jepet liria te provoje format me te lehta per tu shprehur dhe komunikuar me veten dhe kete mjedis. Ndersa dikur ai ishte i detyruar thjesht te kopjonte ate cfare shikonte, pra ishte i detyruar te imitonte.

Nq se personi para tij ishte duke qeshur, artisti do kopjonte kete buzeqeshje dhe kaq. Ndersa sot ai ka kohe te mendoje rrjedhojat e qeshjes, cfare do e bente ate te qeshte ne te njejten menyre, volumin e qeshjesh etj dhe ti shprehe te gjitha keto me menyren e cila atij i duket me e lehte dhe me e ngjashme me ate cfare ai kuptoi gjate kesaj eksperience.

Si dhe ty si auditor te jep lejen te futesh ne boten e tij, atje ku ai jeton dhe te le hapesire te shikosh dhe ti veten tende ne lidhje me kete reagim te tijen.



Citim:
Pikerisht ketu mua me duket se vlerat e artit jane kolapsur.

(Perseri nuk e kuptoj per cilat vlera te artit diskutohet)
Perderisa artisti e shpreh ate qe ndjen dhe auditori ndjen dicka, perse duhet te jete kjo e njejta ndjenjeee Ne shikojme nje lule ne natyre dhe nuk ndihemi njesoj do te thote kjo qe lulja nuk ka vlere vetem sepse ty ste pelqen ajo lloj luleje.



Citim:
...artistet e vertete u gjenden jashte loje..

Cilet jane artiste te vertete - ata qe kopjojne, ata qe thone ja Napoleoni kur ne Napoleonit i bejme nje foto dhe i themi artistit 'une' jo vetem qe e zgjidha problemin e bashkimit te ngjyrave qe tja nxirrja fytyren Napoleonit fare egzaktesisht si ai e ka, por e bera kete, ne pune sekondash ndersa ti ke gjithe diten qe po pikturon dicka dhe akoma nuk po shikojme as mjekren e Napoleonit.



Citim:
Nga ky kendveshtrim, do te dilnim ne konkluzionin se nuk ka asnje dallim ndermjet asaj zhgarravines se postuar aty me lart dhe prezantimeve dinjitoze te Picassos--qe te dyja jane art.

Filem quhet nje "filem porn", filem quhet dhe "nje filem romantik" - vetem se porn per shume njerez eshte zhgarravine dmth ne nuk duhet ta quajme me fileme! Ti si individ ke ne dore zgjedhjen, ose shikon ate cfare ka shprehur Drini me lart nepermjet zhgarravines ose shikon nje pikture te Picassos, sido qe te jete ata te dy jane shprehur me format e tyre, me mentalitetin e tyre dhe me kapacitetin e trurit te tyre.

Nje njeri me zhvillim te ngadalshem mendor, nuk ndihet rehat te flase me njerzit qe e rrethojne por ai vazhdimisht zhgarravit me ngjyra te ndryshme sepse kjo eshte menyra e vetme si ai mund te shprehet pa e ndaluar njeri apo pa i vene njeri noten. Ai shprehet, krijon, eshte duke te folur ty ne nje fare menyre - kjo nuk do te thote qe ti medoemos te marresh ate cfare ai zhgarraviti me laps apo dhe shkroi me leter dhe te botosh nje liber apo te hapesh nje ekspozite, sepse ekspozitat hapen per njerez qe kane lidhje me "masen" qe ikin nga ikin tufat, sepse mua ne fund te fundit me intereson me shume dicka qe ka lidhje me shoqerine ne pergjithesi se sa mendimet e njeriut te ngadalshem pasi une nuk jam si ai.


Me keto dua te te them se vemendja qe ne i kushtojme nje forme te shprehur arti varet nga mentaliteti jone dhe atij qe prodhon kete art. Por eshte me mire qe arti te kete liri ne menyre qe te gjithe te kene mundesine te shprehen dhe te gjithe te tjeret te kene mundesine te degjojne/vleresojne ate forme qe ata pershtaten me shume dhe u duket e kuptueshme.
__________________

    Ora ėshtė 21/10/2014, 17:07