1
Femijet dhe rreziqet qe sjell internetit prej 2/12/2010, 09:30
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫

Rritja mes bukes dhe kompjuterit.Femijet e sotem mesojne shume shpejt te navigojne ne internet, qe te vegjel njihen me faqe te ndryshme te lojrave sociale dhe arsimore. Ne rrjet ata gjejne gjithashtu nje miniere te pasur te informacionit duke kerkuar, eksplorojne tema te pafund, kerkojne imazhe per cafrdo lloj teme. Por nese per shume te tjere interneti eshte nje vend me potencial te madh per rritjen dhe zhvillimin e femijeve, ne nuk duhet te harrojme se rreziqet fshihen pas ekranit.Mjafton vetem nje imazh qe te shfaqet ne ekran dhe te fton ta eksplorosh, imazh mashtrues, nje lidhje (link) e gabuar ketu eshte se interneti si nje mjet kthehet ne nje bote te dhunes dhe vulgaritetit. Teknologjia, per fat te mire eshte duke punuar per te mbuluar, duke u sigurauar familjareve sistem efikas kontrolli.
Rreziqet kryesore per femijet online
-Material i papershtatshem.Rreziku kryesor eshte se femijet vijne ne kontakt me materialet pronografike,traumatik, te dhunshme ose thjesht nuk jane te pershtatshme per nje audience te mitur.
- Cyberbullying. Interneti ,telefonat celualare ,jane mjete te reja te perdoruara nga me te fortet per ngacmimin e tyre.
Email, chat, sms, mund te permbajne mesazhe qe minojne vetebesimin e femijeve, duke shkaktuar depresion, siklet ose frike.
-Sjellje te rrezikshme.Rrjeti ka grupe apo faqe qe nxisin sjellje te paligjshme, te dhunshme ose te rrezikshme, tendenca te reja ose aktivitetet qe fillojne si argetim i thjeshte, por mund te shkaktojne pasoja shume te renda.
-Identiteti dhe privatesia.Nese nuk i informoni sic duhet,ekziston rreziku qe femijet kane te ngjare te perhapin informacione personale, si emrat, mosha, adresat, numrat e telefonit, emrin e shkolles qe jane.
-Probleme ligjore dhe finaciare.Veprimet online mund te kene pasoja ne planin ligjor ose ekonomik, psh duke perdorur karten e kreditit te prinderve, ose kryerjen e krimeve ne piraterine informatike.
-Takime me rrezik. Webi ndonjehere mund te kthehet ne nje kercenim shume serioz. Pedofilet kerkojne femije qe perdorin emailin, rrjete sociale apo chat.Duke fituar besimin permes mashtrimeve dhe identitetit te rreme, apo vjedhjes se identitetit.
Si te veprojme per te mbrojtur femijet?
1.Filtri i permbajtjes
Numri i filtrit te permbajtjes bazohet ne nje sistem liste te zeze per faqet e ndaluara dhe te bardhe per ato te lejueshmet. Keto filtra bllokojne qasjen me permbajtje te papershtatshme, edhe pse jo teresisht i pagabueshem behet fjale per nje sistem qe ofron kufinj te larte sigurie.Ne cdo rast eshte e rendesishme te impostojme mbrojtjen familjare ne te gjitha motorrat (browser) e kerkimit ne perdorim.
2. Software mbrojtes
Ne filter familje, mund te jete edhe nje software i instaluar ne kompjuterin tuaj. Edhe versionet e fundit te te gjitha sistemeve operative te medha tani perfshijne nje sistem te kontrollit prinderor qe ofrohet nga prodhuesit pa kosto shtese.
3.Kontrata Familje
Kjo eshte kontrata me e vecante e abonimit ne internet qe garandon nje filtrim ite drejteperdrejte nga operatori. Kontrata familje, lejon keshtu lundrimin vetem ne faqet qe konsiderohen te sigurta, pra pa dhune, pronografi dhe permbjatje te papershtatshme.
4.Site te sigurta
Eshte e mundur qe te kerkosh portale dhe motore te kerkimit te mbrojtura me permbajtje vecanerisht te menduar per femije. KidZui, eshte nje browser, qe ju lejon te kerkoni ne menyre te sigurt vetem faqe per femije. Ka edhe vende te cilat japin informacion mbi teknikat per te mbrojtur femijet .Yahoo! Safely, per shembull, ndihmon prinderit per te bere zgjedhje me te sigurt ne internet dhe te ndergjegjshem, duke i ofruar informacion mbi tema te tilla si menaxhimin e reputacionit dixhitale, cyberbullying dhe rreziqet qe lidhen me perdorimin e pajisjeve mobile. Ikub















