ღ Serenata Korēare ღ

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje ღ Serenata Korēare ღ

Mesazh nga LePuRuShJa prej 29/11/2010, 16:31

Korēa, njė shekull serenatash

"Kur vjen behari ēel qershia,
vajza tė bukura faqka paputhura,
andej kėndej kėrkojnė djemtė,
duan tė lozin -ė, tė qeshin-ė!"


Kėshtu vjen pranvera nė Korēė, me tinguj dhe vargje nėpėr sokakė. Tė dashuruarit kėndojnė nėn dritaret e vajzave tė zemrės, pėrtej mesnatės, deri nė mėngjes. Por ato nuk i shohin, sepse ata rrinė nė errėsirė, qė tė jenė tė padukshėm. Koha e serenatave zgjat, derisa njė ditė vajza pas perdes bėhet gruaja e djalit me kitarė. Ka njė shekull qė korēarėt kėndojnė dhe dashurohen kėshtu. Qyteti me rrugicat e kalldrėmta, ruan akoma shtėpitė me kangjella dhe oborret me trėndafila. Aty lindi serenata, tė gjitha serenatat aty e patėn fillimin dhe vajin: "U ndamė nė errėsirė, se jeta ndarje ka, por zemra zemrės lamtumirė, kurrė nuk i tha".

Qyteti i shpirtit tė lirė

Shumė janė pėrpjekur tė kėrkojnė nė kohė krijimin e serenatės dhe gjithnjė fillimet e saj shtyhen nė kohė. Kėrkues tė ndryshėm thonė se zanafillat e saj janė diku rreth viteve 20'. Vasil Ballauri, nė librin e tij "Njė dritare nė muzikėn Korēare", thotė se ajo ėshtė mė e hershme, nė fillimet e shekullit tė 20' ndoshta dhe nė fundin e shekullit tė 19-tė. Emigrantėt e parė qė ishin largur rreth viteve 1850, nė fundshekull filluan tė ktheheshin. Rumania, Argjentina, Egjypti etj., ishin vendet kryesore, ku ata kishin emigruar dhe shkollat qė ata kishin ndjekur, kishin njė program muzikor tepėr tė avancuar. Ndėrkohė, edhe qyteti i Korēės ishte shndėrruar nė njė qendėr tė rėndėsishme artizanalo-trgėtare. Shumė prej tyre, banorė tė fshatrave pėrreth si Drenova, Polena , Hoēishti, Ziēishti, Dardha, Voskopoja etj., u vendosėn nė Korēė. Banda e qytetit, e krijuar nė periudhėn otomane, si edhe instrumentistėt e rinj qė erdhėn nga mėrgimi, ishin pionerėt e parė tė asaj, qė mė vonė do tė quhej Serenata Korēare. Terreni ishte i pėrshtatshėm dhe, ndoshta, korēarėt prisnin vetėm momentin e duhur, pėr tė shpalosur talentin, romantizmin dhe shpirtin e tyre artistik. Nė fillimet e shekullit tė 20-tė shumė antarė tė shoqėrive patriotike nė mėrgim, tė cilėt ishin kthyer nė atdhe, krahas kėngėve patriotike, krijuan edhe ato me karakter lirik, tė cilat i kėndonin dashurisė sė ndaluar. Shpeshherė organizoheshin koncerte tė hapura, tek vendi i quajtur " Bashta e Themistokliut". Kėngėt e kėnduara nė muzgjet pranverore u pėrqafuan nga tė gjithė. Kushdo kėrkonte me ēdo kusht, jo vetėm tė kishite njė vegėl muzikore nė shtėpinė e tij, por edhe tė mėsonte tė luante. Fillimisht veglat frymore e mė pas kitara, mandolina, buzuku, do tė ishin veglat e kėngės karakteristike korēare. Termi serenatė, sigurisht, ėshtė marrė nga italishtia apo edhe kantadha, por, nė Korēė ato krijuan njė origjinalitet tė veēantė, sepse u huazua edhe muzka e lehtė qytetare dhe, jo rrallė herė, ajo folklorike ekzistuese. Ritmi i shtruar, por edhe i shpejtė shpesh herė, me pėrsėritje tė shpejta tė vargjeve, si edhe tonalitetet e ėmbla i dhanė njė bukuri tė veēantė serenatės dhe e bėnė lehtėsisht tė kėndueshme nga tė gjithė, duke e shndėrruar nė muzikėn e zanatēinjėve, njerzėve tė thjeshtė dhe jo elitare, fakt qė e ruajti dhe e pėrcolli brez pas brezi atė. Shumė patriotė tė dėgjuar si Asdreni, Mihal Grameno, Hil Mosi etj., krahas kėngėve patriotike, me tekstet e tyre lirike ushqyen edhe kėngėt e serenatės korēare. Loni Logori, Spiridon Ilo, Pandeli Kotoko janė disa nga pionerėt e parė tė saj. Korēa dhe kėnga njė binom i pandashėm, ndėrsa vetė serenata korēare tė krijon bindjen se ka lindur nė tė njėjtėn kohė me qytetin...

Epoka e artė

Vitet 20'- 30', ishin vitet e arta tė serenatės sė vėrtetė korēare, ku mė shumė, krahas tė tjerėve, bie nė sy kontributi i dardharit tė shquar Thoma Nasi. Shkollat e muzikės, ekzistenca e Liceut Francez dhe "kurbetllinjtė" qė u kthyen nė ato vite, i dhanė njė impuls tė paparė jetės kulturore tė qytetit, fakt qė do tė detyronte Faik Konicėn tė shprehej se; "Pa dyshim, Korēa ėshtė qyteti mė i pėrparuar nė jug tė Shqipėrisė". Fshatrat pėrreth jo vetėm qė s'mund tė rrinin larg serenatės, por Drenova, Boboshtica, Hoēishti, Dardha Polena u shquan pėr ballot e tyre tė famshme. Grupi "Lira" i krijuar nė vitet 30', i dha njė tjetėr shtysė, jo vetėm kėngėve me karakter patriotik, por edhe serenatės. Tole Adhami, Vaskė Xherahu, Gaqo Jorganxhi, Gaqo Avrazi, Kosta Osmanlli, Ilo Morsko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakēi, Petro Dule, vėllezrit Bakllamaja e shumė tė tjerė, do tė mbeten tė paharruar nė historinė e serenatės korēare. Nuk ka "sokak" nė Korēė qė tė mos jetė shkelur nga kėmba e serenatistėve , qė i kėndonin dashurisė, dhimbjes, ndarjes. "Primi leshkat, leshkat primi, bėmi shkall' bėmi shkll' tė ngjitem ė". Fjalėt mė tė ėmbla pėr dashurinė vijnė nga kėgėt e saj, fjalėt mė tė trishtuara pėr dhimbjen e ndarjen kanė dalė po aty. Serenata ishte njė pėrpjekje nė vetvete pėr tė ndryshuar, pėr tė lėnė mėnjanė mentalitetet e vjetra, pėr tė pėrqafuar tė renė. " O moj ti qe ri te porta, mos dėgjo se ē' thonė bota" ajo botė qė i pengonte tė jetonin rininė e tyre, dashurinė e tyre!

Kėngėt e ndaluara

Vitet e para pas ēlirimit do tė rindiznin sėrish zjarrin e serenatės, tė dashurisė sė pėrjetėshme, sepse dashuria pėr kėngėn dhe vajzėn e zemrės shkrihej nė njė. Gjenerata mė e re, ku spikasin emrat e mirnjohur tė artit korēar, si Pandi Rraidhi, Gaqo ēako, Pandi Peleshi por edhe tė tjerė si Pirro Sulioti, Pandi Tasellari, Ridvan Shėllira, Ligoraq Qano etj., do tė kėndonin me pasion tė paparė serenatėn, qė fillonte nė muzg dhe mbaronte nė orėt e para tė mėngjesit. Por as serenata nuk do t'i shpėtonte syrit "vigjilent" tė diktaturės. Nė fillim tė viteve 70', me preteksin e thyerjes tė qetėsisė publike, serenata pothuajse u ndalua. Dhe s'kish si tė ndodhte ndryshe! Zemra e lirė, romantizmi apo tė shijuarit e jetės si dikur, veēse frikė mund t'i shkaktonin diktaturės. Egėrsia e saj s'mund tė pajtohej kurrė me "Rruku' rrukullisni kadet, bėni qefin tamam, se qefi ėshtė i ėmbėl, jo s' blihet o me para", ose "O vemi, o s'vemi nė mes tė pyllit do vemi, aty ku dielli dhe bota nuk na sheh!". Ndoshta, ajo e largoi nga rruga serenatėn, por jo nga zemra dhe goja e korēarėve. Grupi "Lira" i rikrijuar pas luftės u pėrpoq t'a ruante serenatėn, por, tashmė, tė disiplinuar e tė ēensuruar. Ajo, bashkė me kohėn, pothuajse, e rrėnuan serenatėn. Ithtarėt e serenatės u larguan njė nga njė dhe, tė rinjtė nuk mundėn t'a trashėgonin siē duhej shpirtin e saj.

Me piano nėpėr rrugica

"Pas ēlirimit, serenata u kthye bashkė me djemtė qė zbritėn nga malet, mund tė pėrmėndim kėtu Pandi Raidhin, njė ndėr serenatistėt mė tė spikatur tė asj kohe, Vangjush Mane, instrumentist virtuoz, Piro Naēi, Todi Katundi, Llazi Morsko, Ligor Koēo, Maqo Papargjiri, Pandi Peleshi e plot e plot tė tjerė. Tole Adhami me shokė vazhdonin, por unė flas pėr mė tė rinjtė, qė dolėn nė kėtė periudhė, pas tė cilėve kėnduam unė Kiēoja e shokė tė tjerė", rrėfen Gjergji Peleshi. "Mbaj mend, njėherė, kur ansambli i ushtrisė ishte nė Korēė pėr koncert, pas shfaqjes, Pandi (Peleshi), Osman Boga e shoqėria e tyre, ngarkuan pianon mbi njė makinė dhe kanė bėrė njė serenatė tė paharrueshme nė rrugėt e Korēės". Filluan tė kėndonin qysh tė vegjėl. Familjet ishin shkollat e para tė muzikės pėr ta. "Kur isha i vogėl, babai mė merrte shpesh me vete. Ai ishte shofer dhe nė kabinė mbante gjithjnė njė mandoline dhe, sa herė qė ndalonin diku, e gjithė pareja e shoferve ia merrte kėngės. Kėshtu, edhe unė u lidha me kėngėn qė nė atė moshė, por ai qė do tė mė drejtonte pėrfundimisht drejt kėngės, ishte xhaxhai, Pavllo Sholla, pjestar edhe ky nė Ansamblin e Ushtrisė, rreth viteve 51'-52'. Ai kur mė dėgjoi tė kėndoja, i tha babait se, zėrin e kisha tė mirė, por duhet tė punoja akoma, sot, mund tė krahasohem pėr ankthin qė ndjeva me fėmijėt e Etheve", pohon Kiēo Sholla.

Njė natė me Alfons Balliēin

Ata ishin shumė! Kujtojnė Tomi Maēkon, njė djalė inteligjent e shumė virtuoz nė kitarė, tė birin e Andon Maēkės, njė tenor i pėrsosur, nga mė tė vjetrit nė serenatėn korēare. Mihallaq Zallėmin me zėrin e tij brilant, Ligoraq Qanon, i cili edhe shkruante tekste, por edhe kompozonte, Gaqo ēakon, por qė u largua shpejt nė Tiranė, Panon, Ridvanin etj. "Njė natė e paharruar ka qėnė ajo me Alfons Balliēin. Ai kishte shumė qejf tė kėndonte kėngė tė serenatės. Atė natė, Alfonsi i binte kitarės, tek- tuk edhe kėndonte; "Atė qė e desha aq shumė, iku mė la nė gjumė, ah i mjeri un', pothuajse e gėdhimė jashtė", tregon Gjergji Peleshi. Dilnin vetė, por shpesh i pasonin edhe mė tė vegjėl dhe, aty ku ndjenin se kishin "sukses", qėndronin mė gjatė, pa u kujtuar pėr orėn. Tė nesėrmen i pėrgėzonin dhe i ftonin tė shkonin pėrsėri. Zakonisht qėndronin poshtė ndonjė strehe, nė hije tė plotė, qė tė mos njiheshin. Krijoheshin edhe keqkuptime. "E po ē' tė bėnim tjetėr, se mos kishim disko atėhere", thotė me tė qeshur Kiēo Sholla. Tė dy kujtojnė me nostalgji shihen nė sy dhe fillojnė tė kėndojnė: "Kur mė shkon sokakut, nallankat m'i troket, o m'i troket, o moj vajz' e vogėl ē'mė bėre lezet…". "Mbaj mend njė natė tė ftohtė dimri, Sifi Bicolli kitarist e kėngėtar i pėrhershėm me ne, Naskė Kondili etj., kur na u kėput teli i kitarės. Gishtat i kishim tė ngrirė, e pavarėsisht se na u gjakosėn, nuk u ndalėm. Dėshira pėr tė kėnduar ishte mė e madhe se dhimbja. Kur na kėputeshin telat e kitarės, pėrdornim tela telefoni, qė bėnin edhe pėr re edhe pėr mi", shpjegon Gjergji Peleshi. Mė pas, kur s' i linin rehat policėt, futeshin nė shtėpinė e Gjergjit dhe vazhdonin deri vonė, "derisa pthuajse nė rrugė s'kėndoi mė njeri. Por, edhe ne u bėmė familjarė dhe s'mund tė vazhdonim si mė parė", pohon Kiēo Sholla.


ღ Serenata Korēare ღ 2961154995 ღ Serenata Korēare ღ 2961154995 ღ Serenata Korēare ღ 2961154995 ღ Serenata Korēare ღ 2961154995 ღ Serenata Korēare ღ 2961154995 ღ Serenata Korēare ღ 2961154995


NJE DITE TE BUKUR MAJI

Nje dite te bukur maji ty te takova
nene korie futur nen nje lule,
lulet e majit per ty i enderrova
bukurine ne shpirt vec ti ma prure.

Po tani je vyshkur me s'ke ere
lulete tua mua s'kane me vlere
nuk je ti lulja e bukur e dites se majit
por je lulja e kenges time te vajit.

S'me harrohen vitet - kur rinia
sa here rrembehej ajo nga dashuria
ishe e vogel atehere, vajza ime,
s'mendoje tjeter vecse per enderrime.

Po tani je vyshkur me s'ke ere
lulet e tua mua s'kane me vlere,
te kujtoj perhere moj lulja ime
ndonese je kaq larg kesaj zemres.

KA DALE HENA DHE NDRICON

Kur del kjo hene dhe ndricon
cdo zemer e gezon.
E mjera une sa fort qe te du,
megjithese me ke tradhetu.

Do te eci e do ti them dy fjale
ja me duaj - ja me vra.
E mjera une sa fort te du,
megjithese me ke harru

Ate qe desha aqe shume,
iku, me la ne gjume.
Iku, me la, me tradhetoi
me nje tjeter dashuroi.

KITARRA IME VAJTON

Kur u takuam te vegjel ishim,
u dashuruam - brenga nuk kishim
por dashuria nuk lumturoi
se perendia, ah, me denoi.

Mbeta me shpirt te vrare
qe kur se jemi ndare,
qekur se jemi ndare
zu zemra po renkon:
Pra eja mos me lere,
me puth edhe nje here,
me puth dhe nje here
pastaj vdekja ime te bjere
e te mbaroj.

Kitarra ime vajto
per dashurine qe u shua,
bjer ti me renkime, mos pusho,
se vetem ti me mbete mua.

Ike menjehere ne dhe te huaj,
me le te mjere - ndaj dhe po vuaj,
sa shpejt e harrove dashurine tone
aspak s'mendove - prapa ke le.

Vajto ti kitarra ime,
vajto ti zemren time
shkoi vajza fluturoi
nje tjeter dashuroi,
nje tjeter dashuroi,
mua zemren ma coptoi
prandaj dhe po vajtoj.

Kitarra ime vajto
per dashurine qe u shua,
bjere ti me renkime - mos pusho,
se vetem ti me mbete mua

Bjere ti me renkime, mos pusho,
se vetem ti me mbete mua.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 23/5/2019, 19:18