BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Stazhieri, Martin Glatz, 31 vjeē, ka pėrfunduar studimet pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare. Ēfarė nuk i kanė dėgjuar veshėt pėr Shqipėrinė. E kanė porositur se po shkon nė njė vend tė pasigurt, por kjo "mollė e ndaluar", e ka bėrė mė kureshtar Martinin, pėr ta parė jetėn nga afėr.


Gjėja qė ka blerė mė shumė deri tani nė Shqipėri, janė byrekėt. Nuk do ta besoni, por kur shkojmė e takojmė nė zyrėn e punės, ai nuk ishte aty, kishte kyēur derėn dhe kishte dalė. Pas 3 minutash na vjen me qese nė dorė, ku kishte vendosur dy byrekė... Ka vetėm dy javė qė ka ardhur nė vendin tonė. Jeton nė njė apartament, njė dhomė e kuzhinė, pranė rrugės sė Durrėsit.

Martin Glatz, ėshtė 31 vjeē, vjen nga Zvicra. Ka pėrfunduar shkollėn pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Universitetin e Gjenevės, shtatorin e vitit tė kaluar, por ajo qė e ka sjellė djaloshin nė Shqipėri, ėshtė puna. Pas mbarimit tė studimeve, ka punuar nė njė shoqatė humanitare pėr tė drejtat e njeriut nė Zvicėr. Pas njė periudhe kohore, ėshtė nė praktikėn e punės, ku punonjėsit duhet tė bėjnė njė stazh punė nė njė vend tjetėr. Pėr Martinin ishin 3 mundėsi: Serbia, Bullgaria dhe Shqipėria.

Tė gjithė kandidatėt duhet tė dorėzonin kurrikulumin e tyre pranė qendrave tė punės dhe mė pas personi do tė pėrzgjidhte shtetin ku do tė kalonte gjashtė muaj praktikė pune. Megjithėse kishte tre mundėsi zgjedhjeje, mendja i shkoi te Shqipėria. Vazhdonte tė dėgjonte vazhdimisht opinione negative.

Pėr ta parė nga afėr vendin e "ndaluar", bėri kėrkesėn tė vinte nė Shqipėri dhe deri tani nuk ėshtė penduar qė ka ardhur kėtu. Pa zbritur ende nė Shqipėri, kishte dėgjuar shumė pak pėr tė. Dhe kur u kishte thėnė miqve tė tij se do tė shkonte tė bėnte stazhin e punės kėtu, ata kishin ngelur tė habitur.

E dini cila ishte pėrgjigja e tyre ndaj Martinit: "Mos shko, se atje ėshtė njė vend i pasigurt"! Aty Martinit i lindi njė dėshirė akoma mė e madhe pėr tė njohur vendin, tė cilėt miqtė e tij e shanin. Ndėrsa kur e pyet tani se si i duket Tirana, i shkėlqejnė sytė. Ajo qė dėgjohet e para nga goja e tij, ėshtė se "janė njerėz shumė mirėpritės".


I janė bėrė mė shumė se 14 mėngjese qė zgjohet nė qiellin shqiptar. Pėr momentin....hiē. Nuk ka asnjė vėrejtje. Personeli i punės ku punon, pranė Qendrės sė Rehabilitimit dhe Traumės, ėshtė sjellė shumė miqėsor me mysafirin e huaj. Madje ka filluar tė mėsojė fjalėt e para nė shqip.

Ēfarėdo qė t'i thuash zviceranit, e vetmja gjė qė bėn, ėshtė se tė shikon i habitur, duke kėrkuar tė kuptojė diēka nga gjuha qė flitet, dhe qesh. Praktika qė ai po bėn pranė kėsaj qendėr, ėshtė formulimi i databazave, dokumenteve e raporteve tė ndryshme, pėr tė drejtat e njeriut dhe problemet e dhunės. Sė shpejti do tė kryejė edhe vizita nė burgjet shqiptare, duke parė nga afėr jetesėn e tė burgosurve, problemet dhe hallet qė ata kanė.

Kohėzgjatja e qėndrimit nė Shqipėri ėshtė 6 muaj dhe mė pas do tė kthehet nė vendin e tij. Nuk ėshtė i sigurt nėse do tė pranonte ftesėn pėr njė punė tė pėrshtatshme kėtu apo jo. I ndjek lajmet edhe pse nuk kupton mirė shqip. Politikanėt kryesorė i njeh dhe ka mendimin se Shqipėria po bėnė hapa pėrpara.
Jeta nė qytetin Tiranės i ngjan me Turqinė.

"Ka shumė njerėz nė rrugė, shumė trafik, dyqane tė vegjėl, mbizotėron rrėmuja",- thotė ai. I pėlqen shumė gatimi tradicional shqiptar, pėr momentin kujton vetėm fėrgesėn e Tiranės.

Ka shkuar edhe nė qendra tregtare pėr tė blerė veshje, po nė kėtė pikė dukej pak i zhgėnjyer: "ēmimet ishin mė keq se nė Zvicėr", - thotė ai, "njė palė xhinse 120 euro"... Po Martini ka filluar tė krijojė shoqėritė e parė nė pallat me komshinjtė. Nuk ėshtė se ai do tė marrė "farė kosi" nga ata, por rrėfen se janė treguar miqėsorė.

Vajzat shqiptare i duken tė kėndshme. Ėshtė herėt, thotė, pėr tė pasur ndonjė shoqe, po nuk do t'ia falte vetes tė largohej nga Shqipėria, pa njė mikeshė shqiptare. Ndėrsa kur e pyesim, nėse do martohej mė njė shqiptare... shtrembėron fytyrėn dhe me buzė nė gaz pėrgjigjet: "nuk kam ardhur pėr tė gjetur nuse kėtu, po, ku i dihet...!





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto