BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Mbrėmė rreth orės 21:10 nė fshatin Grabanicė tė Klinės nė shtėpinė e tij nga persona tė panjohur ėshtė vrarė oficeri i policisė, Arben Demė Sejdiu dhe janė plagosur dy anėtar tė tjerė tė familjes.

Njėsia e drejtorisė rajonale tė Policisė nė Pejė, njoftoi se nė shtėpinė e viktimės Naim Sejdiu, lindur dhe banues nė fshatin Grabanicė, derisa viktima (oficeri policor), Arbeni lindur me 03.03.1970 dhe banues nė fshatin Grabanicė-Klinė, dhe viktima Qemajl (Naim) Sejdiu 24 vjeēar po ashtu lindur dhe banues nė fshatin Grabanicė, kanė qenė sė bashku me familjar tė tjerė duke qėndruar nė dhomėn e pritjes, nga oborri i shtėpisė sė tyre, persona tė panjohur kanė shtėnė me armė automatike tė zjarrit.

Nė njoftimin e policisė thuhet se me kėtė rast nga plagėt e marra oficeri policor Arbeni ka mbetur i vdekur nė vend dhe se vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ekipi mjekėsorė qė ka dalė nė vendin e ngjarjes pas marrjes se njoftimit, ndėrsa Naimi dhe Qemajli kanė pėsuar plagosje (lėndime trupore) dhe nga familjarėt janė dėrguar pėr nė Spitalin Rajonal nė Pejė. Viktima Naim Sejdiu ėshtė ndaluar nė spital pėr tretman mjekėsor tė mėtutjeshėm, ndėrsa Qemajli pas marrjes sė ndihmės ėshtė liruar pėr nė shtėpi.

Sipas policisė pėr ketė janė njoftuar njėsitet pėrkatėse policore dhe stafi komandues i stacionit policorė nė Klinė, po ashtu janė aktivizuar edhe planet operacionlale qė efektivėt policorė tė veprojnė nė rajon sa mė shpejtė pėr kapjen e mundshme tė kryesve tė krimit.

Njėsitet pėrkatėse policore kanė vazhduar operacionin, duke bėrė shikimin e vendit tė krimit, janė bastisur 6 shtėpi nė komunėn e Klinės dhe shoqėruar 10 persona pėr t’i intervistuar lidhur mė rastin, por tė njėjtit nuk janė ndaluar. Operacioni policor ėshtė nė vazhdim.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto