BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Partizani i fortė me kryesuesit prej 19/11/2010, 16:03

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Pėrfundimi i transfertės sė Fierit, ku Partizani humbet 4-0, si dhe kalendari qė kishte nė vijimėsi, jepte pėrshtypjen se kryeqytetasit duhet tė prisnin disa javė pėr tė marrė pikė. Por pas humbjes sė thellė me Apoloninė, Partizani gjen forca pėr tė bėrė kthesėn e madhe, ku ndaj dy ekipeve pretendente arrin tė marrė 4 nga 6 pikėt e mundshme. Fillimisht djemtė e trajnerit Neptun Bajko mundėn 2-0 Gramozin dhe njė javė mė vonė (13 nėntor) marrin njė barazim 0-0 nė transfertėn e Beratit. Pa dyshim, ky ėshtė momenti mė i mirė i Partizanit tė kėtij edicioni. Por pėr kryeqytetasit nuk ka kohė pėr tė festuar dhe opinioni i pėrgjithshėm ėshtė se katėr pikėt e marra nė dy javėt e fundit nuk kanė vlerė nėse nuk u shtohen edhe tri tė tjera nė pėrballjen e radhės, ku nė “Selman Stėrmasi do tė presin Mamurrasin. Ndonėse janė debutues nė kategorinė e parė, mamurrsakėt e presidentit Dedė Ndreca nuk mund tė konsiderohen surprizė, por pretendentė. Mamurrasi nė kėtė pjesė tė sezonit ka qenė gjithmonė nė grupin e kreut, por nga ajo qė ėshtė parė nė kėto javėt e fundit del se Partizani ėshtė i fortė me kryesueset. Duke ditur pėrbėrjen e re qė ka ekipi, nuk lejohet qė futbollistėt tė kalojnė nė eufori. Jo pa qėllim java stėrvitore ka nisur me njė analizė tė shkurtėr tė ndeshjes me Tomorin, ku pėrveē fjalėve tė mira, trajneri Bjako ka evidentuar edhe gabimet e bėra. Dje tė kuqtė kanė nisur javėn stėrvitore pėr ndeshjen me Mamurrasin, ku kanė kryer njė seancė atletike nga Kodrat e Liqenit. I njėjti program pritet tė ndiqet edhe sot, por duke ditur qė pėr besimtarėt myslimanė ėshtė festė, Kurban Bajrami, tė kuqtė do tė pėrgatiten paradite. Rezultatet e fundit kanė treguar se grupi ka besim se Partizani mund t’ia dalė, por ka vend pėr shumė pėrmirėsime. Primare mbetet zgjidhja e krizės financiare, gjė e cila do t’u krijonte edhe kushte stėrvitore minimale, sepse dihet qė pėrgatitjet me top janė tė limituara.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto