Besnikeria dhe lutja ,,lidhja e ngushte mes tyre

Share

Kleandra
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 3302
<b>Pikėt</b> Pikėt : 6931
<b>Votat</b> Votat : 33

Buzqeshje Besnikeria dhe lutja ,,lidhja e ngushte mes tyre

Mesazh nga Kleandra prej 18/11/2010, 23:37

Besnikėria dhe lutja, lidhja e ngushtė mes tyre

Mungesa e besnikėrisė ėshtė diēka qė ka tė bėjė me natyrėn e gjėrave tė gjalla. Zogjtė, gjitarėt, amfibėt madje edhe peshqit i tradhtojnė partnerėt, duke i detyruar ata qė mė sė paku tė jenė vigjilentė. Edhe njerėzit nuk bėjnė pėrjashtim nė kėtė tėrėsi qeniesh qė tradhtojnė. Edhe pse tradhtia ėshtė njė veprim qė dėnohet haptazi publikisht dhe cilėsohet si amorale dhe e ulėt, madje nė disa raste pėr tė parashikohen dėnime, tradhtia ėshtė e kudondodhur dhe nuk do t’ia dijė nga dėnimi qė merr nė publik. Megjithatė duket se edhe vetė Zoti ėshtė kundėr njė fenomeni tė tillė. Tė paktėn sipas njė studimi tė fundit del nė pah se lutja mund t’i largojė njerėzit nga tradhtia, apo sjelljet qė pėrmbajnė tradhti, kryesisht ndaj partnerit, por dhe nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės. Njė studiues i Universitetit tė Floridės dhe kolegėt e tij kishin dijeni, duke u referuar studimeve tė mėparshme, se ēiftet qė marrin pjesė nė ceremonitė dhe ritet fetare kanė mė shumė shanse qė tė ndihen tė kėnaqur me martesėn dhe partnerin e tyre se ēiftet qė nuk e kanė kėtė kulturė jetese. Kjo do tė thotė se ata janė mė besnikė nė martesat e tyre dhe kanė mė pak gjasa qė tė mashtrojnė partnerin. Por kėta ēifte ndėrkohė nuk e kuptojnė arsyen e njė sjelljeje tė tillė. Ndoshta ėshtė lutja e pėrbashkėt pėr njė jetė tė pastėr qė i bėn kėta ēifte tė jenė mė tė devotshėm? Grupi i shkencėtarėve tė universitetit vendosi qė tė bėnte njė eksperiment pėr tė provuar njė hipotezė tė tillė. Kėshtu, ata “rekrutuan” 83 studentė tė universitetit qė deklaruan se kishin lidhje romantike me partnerė tė tjerė dhe herė pas here luteshin sė bashku. Pjesėmarrėsve iu dha njė pyetėsor qė pėrdoret nga psikologėt pėr tė matur nivelin e pabesisė te njerėzit. Ishte njė sondazh qė pėrbėhej nga 9 pikė, ku 9 shėnonte prezencėn mė tė lartė tė pabesisė. Sondazhi i ftonte tė intervistuarit qė tė mendonin nė lidhje me personin ndaj tė cilit ishin mė tė tėrhequr fizikisht dhe shpirtėrisht, pėrveē partnerit tė tyre. Pyetjet ishin tė natyrės, si pėr shembull, sa tė emocionuar ndiheshin ata nė praninė e personit tjetėr, nėse skuqeshin apo jo kur e takonin, sa tė lidhur emocionalisht e ndjenin veten me tė. Nė fazėn e dytė tė pyetėsorit pjesėmarrėsit pyeteshin nė lidhje me mendimin e tyre pėr deklarata tė tilla si: “marrėdhėnia ime me partnerin tim ėshtė e shenjtė dhe hyjnore”, e tė tjera si kėto. Nė pėrfundim tė sondazhit, pjesėmarrėsve iu caktuan disa veprimtari qė duhet t’i kryenin gjatė ditės, tė tilla si lutjen pėr mirėqenien e partnerit tė tyre, lutjen pa njė qėllim tė caktuar, mendimin nė mėnyrė pozitive pėr partnerin e tyre apo reflektime pėr ditėn. Nė fund tė kėsaj periudhe, grupi i shkencėtarėve mati edhe njėherė masėn e “tradhtisė” dhe atė tė “shenjtėrisė”, qė pjesėmarrėsit mendonin se ishte marrėdhėnia e tyre. Rezultatet e kėtij eksperimenti tė gjatė janė publikuar nė revistėn “Journal of Personality and Social Psychology”. Nga ky studim doli se tė gjithė pjesėmarrėsit kishin njė pėrqindje tė pėrafėrt tė mungesės sė besnikėrisė, qė shkonte tek 3.5%. Nė fund tė eksperimentit, ata persona qė ishin lutur mė shumė e kishin pėrqindjen e “tradhtisė” mė tė ulėt se nė fillim tė tij, ndėrsa ata qė vetėm kishin menduar pozitivisht pėr partnerin pėrkatės e kishin pėrkatėsisht mė tė lartė se nė fillim tė eksperimentit. Ajo qė i bėri me tė vėrtetė pėrshtypje grupit tė studiuesve ishte rezultati qė ato subjekte qė kishin bėrė mė shpesh lutje tė natyrės sė pėrgjithshme kishin njė pėrqindje mė tė ulėt se tė dyja grupet e mėparshme pėr sa i takon nivelit tė pabesisė ndaj partnerėve. Ky rezultat u sugjeroi studiuesve qė ndoshta vetė akti i lutjes nė vetvete ishte njė faktor pėr shtimin e besnikėrisė. Nė fakt gjėrat janė shumė mė tė ndėrlikuara se kaq. Katėr pjesėmarrės nė kėtė eksperiment, qė bėnin pjesė nė grupin e atyre qė kishin bėrė lutje pa ndonjė objektiv tė caktuar, por tė pėrgjithshme, kishin vendosur mė pas qė tė luteshin pėr partnerėt e tyre dhe lidhjen e tyre romantike ēdo ditė. Kėta kishin dhe pikėt mė tė ulėta. Kjo pra tė ēonte nė pėrfundimin se nuk ishin lutjet pa njė objektiv ato qė bėjnė diferencėn nė kėtė rast. Pikėt dhe pėrqindjet e pjesėmarrėsve reflektojnė shumė edhe mėnyrėn e ndryshimeve qė kanė pėsuar ndėrkohė marrėdhėniet e tyre romantike gjatė muajit qė u zhvillua eksperimenti. Vlerat nė fillim tė eksperimentit ishin pak a shumė njėsoj pėr tė gjithė pjesėmarrėsit, pra ishin diku tek 3.2%.

Megjithatė, nė fund tė studimit ata qė ishin lutur pėr partnerėt e tyre shfaqėn njė besim mė tė fortė nė lidhjen e tyre nė krahasim me ata qė luteshin nė pėrgjithėsi. Sipas studiuesve, lutja pėr partnerin dhe pėr lidhjen ndihmon pėr tė krijuar njė imazh tė shenjtė pėr kėtė marrėdhėnie dhe njė gjė e shenjtė nuk mund tė dėmtohet. Sipas tyre, kjo ėshtė forca qė ndikon nė reduktimin dhe pakėsimin e tradhtive nė individė tė tillė. Por edhe nė pėrfundim tė kėtyre studimeve grupi i studiuesve e dinte se njė nga kufizimet thelbėsore tė punės sė tyre ėshtė se tė dhėnat janė tė gjitha tė vetėraportuara nga subjektet qė merren nė pyetje, pra nė kėtė rast nga subjektet qė luten. Pėr tė provuar mė mirė lidhjen mes lutjes pėr partnerin dhe tė qenėt besnik, ata duhet qė tė bėnin edhe eksperimente tė tjera. Kėshtu, nė njė tjetėr eksperiment qė pasoi atė tė mėparshmin, ata morėn nė pyetje 23 studentė qė kishin lidhje romantike dhe qė deklaronin se ata luteshin rastėsisht, pra jo rregullisht pėr partnerėt e tyre dhe pėr lidhjen dhe u dhanė pėr detyrė qė gjatė njė muaji ose tė luteshin pėr partnerėt ditė pėr ditė, ose tė kishin pozitive pėr ta. Bėhet fjalė gjithmonė pėr njė periudhė 4-javore.

Nė fund tė kėsaj periudhe pjesėmarrėsit erdhėn nė laborator me partnerėt e tyre dhe ndėrsa po filmoheshin sė bashku u pyetėn nė lidhje me parashikimet afatshkurtra dhe afatgjata tė lidhjes sė tyre. Videot iu prezantuan 5 kėrkuesve shumė tė trajnuar nė fushėn e psikologjisė, por qė nuk ishin nė dijeni tė qėllimeve dhe objektivave tė studimit. Atyre iu kėrkua qė tė rendisnin nivelin vėrtetėsisė sė zotimeve tė ēifteve nė njė shkallė nga njė nė shtatė. Njėshi pėr ata qė ishin shumė pak tė dhėnė ndaj partnerėve, ndėrsa shtata maksimalja. Grupi i punės zbuloi se ata qė ishin lutur kishin marrė edhe avarazhin mė tė lartė nė shkallė nė krahasim me ata qė vetėm kishin menduar pozitivisht. Pra, si edhe nė eksperimentin e parė, edhe nė kėtė tė dytin del se lutja ndikon shumė nė llojin e marrėdhėnies dhe mbi tė gjitha nė fenomenin tradhtisė.(Shqip)

Burrelsja
ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

<b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
<b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
<b>Votat</b> Votat : 21

Buzqeshje Re: Besnikeria dhe lutja ,,lidhja e ngushte mes tyre

Mesazh nga Burrelsja prej 26/7/2013, 09:20

jo te gjitha qeniet e gjalla tradhtojne. Pinguinet psh., jane besnik, gjithe jeten e kalojne vetem me nje partner.

Pinguinet kane fitu respektin tim hahaha...

    Ora ėshtė 23/8/2017, 11:54