1
Mbrojtja e fėmijėve nga gripi prej 18/11/2010, 21:05
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫

Mjekėt bėjnė thirrje qė nėnat tė kenė kujdes pėr tė vegjlit e tyre dhe tė gjithė tė prekurit prej tij tė mos rrinė nė mjedise tė ftohta dhe me lagėshtirė, sepse ajo mund tė kthehet nė pneumoni. Ditėt e para tė kėsaj jave ėshtė parė shtimi i rasteve tė personave qė u drejtohen urgjencave tė qendrave spitalore.
Fėmijėt
Nė kėtė periudhė tė vitit ka njė rritje tė ndjeshme tė rasteve me infeksione tė rrugėve tė frymėmarrjes. Kėtu pėrmblidhen shumė sėmundje virale qė shfaqen ēdo vit dhe qė nė popull njihen me emrin grip, rrufė. Kėto janė sėmundje arogene, qė pėrhapen nėpėrmjet spėrkave dhe nė kėtė periudhė, ku fėmijėt qėndrojnė mė pranė dhe nė ambiente tė mbyllura, shtohet mundėsia e transmetimit nga njė fėmijė te tjetri. Nė momentin qė takohen me tė sėmurėt, kalojnė disa orė, 12-48 orė, mė pas shfaqen shenjat e para tė rrufės. Pjesa dėrmuese shkaktohet nga viruse dhe janė mesatarisht 200 tė tillė qė qarkullojnė nė ajėr, tė cilėt infektojnė dhe kur kalojnė, nuk lėnė mbrojtje, imunitet. Kjo bėn qė kėto tė pėrsėriten ēdo vit. Kėshtu, nėse nė verė kemi shtim tė rasteve me probleme tė aparatit tretės qė shoqėrohen me diarre, nė dimėr kemi shtim tė rasteve tė infeksioneve virusale.
Shenjat
Shenja e parė ėshtė mungesa e gjallėrisė sė fėmijės. Pas disa orėsh shfaqen shenjat e vėrteta. Fėmija ka temperaturė qė mund tė shkojė deri nė 39 gradė, ka skuqje sysh, kullim hundėsh, dhimbje fyti, dhimbje veshi, humbje oreksi, dhimbje muskujsh, dobėsi tė pėrgjithshme dhe kollė. Nė disa raste tė tjera fėmija mund tė ketė dhimbje tė forta barku, gjė qė shpesh ngatėrron rrufėn me probleme tė aparatit tretės, shpesh kanė diarre dhe tė vjella. Sa mė i vogėl tė jetė fėmija, aq mė tė rėnda janė shenjat, sepse shkalla e imunitetit ėshtė e ulėt dhe kundėrpėrgjigja e organizmit ėshtė mė e ulėt. Kėto shenja qetėsohen pas 3-4 ditėsh, dhe pas 1 jave zbuten shenjat madhore. Mund tė mbetet kolla, e cila zhduket gradualisht. Po, mund tė japė komplikacione. Janė disa shenja qė shfaq fėmija, tė cilat duhet ti tėrheqin vėmendjen prindėrit, pėr t`iu drejtuar mjekut sa mė shpejt.
Masat
Si tė reagoni ndaj temperaturės sė lartė
Kėshtu, nėse temperatura bie dhe pas 3-4 ditėsh pėrsėritet, kjo nuk ėshtė normale dhe duhet tė shėrbejė si sinjal pėr ti tėrhequr vėmendjen prindit qė tė shkojė sa mė parė te specialisti. Nėse fėmija ka dhimbje veshi pas disa ditėsh qė ka kaluar rrufa, ai duhet ēuar te mjeku, sepse mund tė ketė infeksion tė veshit. Nėse kolla ndryshon, atėherė mund tė kemi tė bėjmė me bronshit apo bronkopneumoni dhe atėherė duhet tė ēohet menjėherė tė specialisti pėr tu trajtuar me antibiotikė. Masa e parė parandaluese ėshtė bėrja e vaksinės kundėr gripit. Kėtė duhet ta bėjnė sidomos ata fėmijė qė janė tė predispozuar pėr tu prekur nga infeksionet e rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes, ata qė vuajnė nga diabeti, veshkat, pra qė janė tė sėmurė kronikė. Masa tjetėr parandaluese ėshtė shmangia e kontaktit me fėmijė apo persona tė rritur tė sėmurė. Shmangia e ambienteve tė mbipopulluara, tė paajrosura mirė.
Gripi
Gripi apo viroza e stinės sė dimrit ėshtė njė sėmundje virale, e cila pėrhapet lehtėsisht pėrmes spėrklave, teshtimave dhe kollės. Mjekėt bėjnė tė ditur se simptomat e para tė pacientėve tė prekur prej tij janė tė shoqėruara me dhimbje koke, temperaturė tė lartė, problem me frymėmarrjen, sekrecione dhe kollė tė fortė. Pėr kurimin e virozave gripale kėshillohet pėrdorimi i lėngjeve, marrja e paracetamolit pėr lehtėsimin e dhimbjeve tė kokės dhe frekuentimi i ambienteve me ajėr tė pastėr. Pėr tė evituar marrjen e kėsaj sėmundjeje mjekėt kėshillojnė kufizimin e kontakteve nė ambientet kolektive si kopshte, ēerdhe dhe qendra tė punės, sepse virusi ėshtė ngjitės.
Kėshilla
1- Mbani nėn kontroll temperaturėn
2- Qumėshti i ngrohtė me mjaltė ėshtė njė balsam shumė i mirė, madje ideal, pėr kollėn dhe fytin.
3- Nėse ka kollė dhe dhimbje fyti, pėrdorni avujt me ujė tė ngrohtė e kamomil dhe gargara me ujė me kripė.
4- Mundohuni tė mos pėrdorni antibiotikė, ato nuk tė shėrojnė nga rrufa apo gripi.
5- Tė vetmet raste kur mund tė kenė efekt janė komplikimet bakteriale, tė cilat e dobėsojnė tej mase organizmin.
Kura
Frutat dhe perimet qė luftojnė gripin dhe tė ftohurin
Nė kėtė listė bėn pjesė edhe hudhra, sė cilės ėshtė e kėshillueshme ti hiqet lėvozhga. Mjekėsia dhe shkenca kanė bėrė tė mundur qė nė ditėt e sotme tė evitohen ose tė shėrohen shumė sėmundje tė pėrhapura, tė trupit dhe tė mendjes, duke bėrė njė jetė tė shėndetshme. Njė rol tė rėndėsishėm kėtu luan ndjekja e disa rregullave tė thjeshta tė dietės dhe shėndetit. Njė dietė vegjetariane ndihmon shumė jo vetėm pėr tė pasur njė trup tė shėndetshėm, por edhe pėr tė pasur njė mendje tė qetė dhe tė kthjellėt. Ndėrsa ushqimi i mirė ėshtė vital pėr shėndetin, edhe dieta ėshtė po aq e rėndėsishme. Trupi ynė ka nevojė pėr pushime periodike dhe kjo pėrfshin edhe organet tona tė tretjes. Dieta ėshtė mėnyra e vetme pėr ti lėnė tė pushojnė kėto organe jetėsore. Ėshtė e nevojshme tė mėsohet njė teknikė sa mė e pėrshtatshme pėr njė dietė efikase dhe pa rreziqe, si edhe sekrete tė tjera pėr njė shėndet tė mirė. Por studimet e bėra nga dietologėt kanė treguar efektet pozitive tė bimėve dhe ushqimeve nė shėndetin tonė, si stimulues tė sistemit imunitar, por edhe tė efektshme kundėr gripit dhe tė ftohurit. Dietologu David Grotto, nga Ēikago, nė njė libėr ka pėrmbledhur 101 ushqime tė dobishme pėr shėndetin. Ndėrsa mė poshtė, po nga ky libėr, radhiten 10 bimė dhe ushqime qė janė tė njohura pėr efektet. Ikub















