BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Barazon Shqipėria prej 17/11/2010, 23:41

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Njė Shqipėri me “dy fytyra” ėshtė shfaqur nė ndeshjen e mbrėmshme ndaj Maqedonisė. Barazimi i bardhė duket se pėrmbledh edhe rrjedhat e kėsaj miqėsoreje, ku pjesa e parė ka folur mė shumė pėr miqtė, ndėrsa e dyta ka pasur “vulėn” e kuqezinjve. Duket disi kontraverse kjo lloj ndarjeje “rolesh”, po tė kemi parasysh se nė 45 minutat e para, nė fushėn e lojės kanė qenė shumė nga titullarėt e kombėtares sonė, ndėrsa nė tė dytėn tė ashtuquajturit “kandidatė”, por qė kanė nxehur stadiumin e Korcės, falė vrullit rinor, dėshirės pėr fitore, ambicies pėr t’i hyrė nė zemėr Kuzhes, si pėr t’i thėnė kėtij tė fundit se ka ardhur momenti pėr tė materializuar tė ashtuquajturin “ndėrrim brezash” nė kombėtare. Nė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm, Shqipėria vinte me mjaft mungesa nga formacioni i zakonshėm titullar (Beqaj, Curri, Cana, Skela, Bogdani), ashtu si edhe Maqedonia (Pandev, Naumovski, Ristiq, Trichkovski), nė kėtė test miqėsor, qė pėrbėnte ballafaqimin e 7-tė mes tyre, nga tė cilat kundėrshtari kishte fituar katėr, kishte barazuar njė (tashmė bėhen 2 barazime) dhe kishte humbur njė ndeshje. Njė bilanc shumė i suksesshėm i maqedonasve nė pėrballjet me kuqezinjtė tanė, ndėrkohė qė takimi i fundit, paraprirės i miqėsores sė mbrėmshme, datonte mė 6 shkurt 2007, e cila u luajt nė Shkodėr. Asokohe, Maqedonia fitoi minimalisht, me rezultatin 1-0, me golin e shėnuar nga Ristiq. Edhe kėsaj here luhej jashtė kryeqytetit, pikėrisht nė Korcė, ku stadiumi “Skėnderbeu”, i mbushur nė tėrė kapacitetin e vet, rreth 12 mijė tifozė

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto