BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Pas javėve tė para tė stėrmundimshme me bebin tuaj, vjen mė nė fund pakėz rutinė.

Tashmė jeni mė tė sigurt nė gjėrat e pėrditshme si ndėrrimi i pelenave apo veshja e tė voglit dhe e keni gjithmonė e mė tė thjeshtė tė kuptoni se ēfarė do tė thotė fėmija juaj me tė qarėn apo me sjelljen e tij. Hap pas hapi arrihet njė ecuri tipike e ditės (rutinė) dhe sigurisht qė zbuloni pėrditė aftėsi tė reja tek bebi juaj.

Ēfarė mundet tė dalloni tani tek bebi juaj?

Hapa tė rinj zhvillimi

Tani ndoshta e ngre kokėn pak mė mirė dhe mė lart, nėse ėshtė shtrirė mbi bark. Apo mund tė qėndrojė pėr sekonda tė tėra drejt kur e mbani ulur nė prehėr. Megjithatė kjo ėshtė tepėr e lodhshme pėr bebin, pasi muskujt e shpinės dhe tė qafės nuk janė ende aq tė fortė pėr njė qėndrim tė drejtė. Si mė parė duhet qė bebi nė pjesėn mė tė madhe tė kohės tė qėndrojė shtrirė dhe kur ėshtė zgjuar edhe pėrmbys.

Njė buzėqeshje fantastike

Rreth javės sė gjashtė tė jetės ndoshta pėrjetoni momente mjaft tė bukura: Bebi ju buzėqesh nė mėnyrė rrezatuese. Kjo ėshtė njė lloj tjetėr buzėqeshjeje qė sinjalizon kėnaqėsi dhe lumturi, pėr shembull pasi ka pirė. Tani ai buzėqesh nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe do tė pėrcjellė tek ju mesazhin: Ti je njė njeri mjaft i veēantė pėr mua. Specialistėt e quajnė kėtė „buzėqeshje sociale“, dhe duhet tė ndiheni krenar qė fėmija juaj ka hedhur gurin e parė tė rėndėsishėm nė mirėkuptimin social.

Mė tepėr kėnaqėsi pėr lojė

Si aftėsia pėr tė parė ashtu edhe ajo pėr tė dėgjuar janė zhvilluar mė tej. Prandaj dhe fėmijėt i shijojnė mė tepėr lojėrat nė kėtė kohė. Provoni thjesht tė gjeni se cilėt tinguj i duken bebit tuaj mė tepėr interesant: zhurma e puthjes, kėrcitja e gishtave, tingulli i ėmbėl i njė kėmbane… Mund tė lėvizni ndonjė kukull apo ndonjė lodėr tjetėr sa nga njėra anė nė tjetrėn para fytyrės sė bebit (por jo shumė afėr, rreth 20 cm larg). Do tė shihni qė ai pėrpiqet t’ju ndjekė.

Pavarėsisht se ēfarė loje i pėlqen fėmijės suaj mė tepėr, shijoni kohėn sė bashku! Kėshtu do ta njihni mė mirė dhe do tė zbuloni vazhdimisht anė tė reja tek njėri-tjetrit. Kjo i bėn mirė lidhjes suaj dhe ndihmon zhvillimin harmonik tė fėmijės nė mėnyrė krejtėsisht tė natyrshme.

Rregulli kryesor i lojės pėr prindėrit thotė: Mė mirė ėshtė mė pak. Ngacmime tė shumta dhe tė shpejta e mbingarkojnė fėmijėn. Nė vend tė kėnaqėsisė ai reagon me ngrindje dhe lodhje. Prandaj duhet tė pushoni menjėherė kur tė shihni se fėmija kthen kokėn nga ana tjetėr. Ky ėshtė njė sinjal i qartė “Tani kam nevojė pėr qetėsinė time”.

Ēfarė mundet tė bėjė i vogli?

Shumė gjėra. Pėr faktin se muskulatura e qafės, e duarve dhe e kėmbėve bėhet ēdo ditė dhe mė e fortė, ai fiton njė zotėrim mė tė mirė mbi lėvizjet e tij.

Kontroll mė i mirė i kokės

Rreth fundit tė muajit tė dytė tė jetės shumica e fėmijėve mund ta ngrenė kokėn kur gjenden tė shtrirė pėrmbys, deri nė njė kėnd 45°. Kjo ėshtė njė arritje e madhe duke parė madhėsinė e kokės nė pėrpjesėtim me pjesėn tjetėr tė trupit. Bebi pėrpiqet shumė pėr tė ngritur kokėn qė tė mund tė shohė rreth e rrotull. Kur e ngrini fėmijėn nga shtrati apo e merrni nė krah, duhet gjithmonė tė kujdeseni pėr t’i mbėshtetur mirė kokėn.

Lėvizje mė tė forta tė kėmbėve dhe duarve

Lėvizja e kėmbėve dhe e duarve nė javėt e para ishte kryesisht refleks. Sa mė tė forta bėhen ato aq mė tė orientuara bėhen lėvizjet e fėmijės. Koordinimi nė tru i drejtimit tė lėvizjeve me muskujt pėrgjegjės funksionon gjithmonė e mė mirė. Tani ai fillon tė ndryshojė edhe pozicionin e trupit. Prandaj kujdes: Mos e lini asnjėherė vetėm aty ku ka rrezik pėr tu rrėzuar.

Kapje mė e mirė

Fillimisht bebi i mbante duart grusht tė shtrėnguara fort dhe rastėsisht kapte gishtin e babit apo tė mamit. Edhe kjo ishte njė refleks. Tani duart nuk qėndrojnė mė shtrėnguar, por gjithmonė e mė shumė tė hapura. Pėrpiqet t’i fusė nė gojė dhe t’i lėpijė. Ndoshta keni parė se i vogli pėrpiqet tė kapė sende qė janė nė afėrsi tė tij. Ikub





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto