1
Flamurtari, kampion i fazės sė parė prej 14/11/2010, 20:43
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

E diela ka konsumuar edhe dy ndeshje tė tjera tė javės sė 11-tė tė superligės, respektivisht nė stadiumin Qemal Stafa tė kryeqytetit dhe nė Ruzhdi Bizhuta tė Elbasanit. Ku luanin skuadra me emėr dhe traditė tė madhe nė futbollin tonė, ndėr tė cilat edhe pretendente serioze pėr titull. Sic ėshtė Flamurtari, i cili i tregoi ambiciet e veta edhe nė Elbasan. Ku arriti tė fitojė me rezultatin 2-1, duke rikthyer disavantazhin e hershėm, tė fiksuar nga verdheblutė vendės, nė minutėn e 14-tė, me anė tė E.Dalipit. Vlonjatėt, e drejtuar nga Gugash Magani, sapo e kanė parė veten nė disavantazh, kanė reaguar fuqishėm dhe me prepotencė, duke e spostuar lojėn nė prapavijėn verdheblu. Mundohen tė ngrenė barrikada para kuadratit tė Llanit lojtarėt e Elbasanit, por Daniel Xhafa me shokė duket se janė tė kalitur mirė me cfarėdolloj pengese nė kėtė kampionat. Duhej tė vinte minuta e 31-tė, qė golashėnuesi kryesor i kuqezinjve, D.Xhafaj, tė barazonte shifrat, duke kurorėzuar kėsisoji iniciativėn dhe dominimin e lojės nga miqtė, pas golit tė vendėsve. Nuk do tė vononte shumė dhe Elbasanin do ta ndėshkonte njė ish i tij, pikėrisht Julian Ahmataj, qė nė minutėn e 36-tė do tė realizonte golin e dytė pėr vlonjatėt. Pėrmbysja ka ardhur nė kohė rekord, teksa verdheblutė e shikojnė veten tė mundur, edhe pse kishin shėnuar tė parėt. Me rezultatin 2-1 do tė mbyllej pjesa e parė, ndėrkohė qė e dyta ėshtė mė e kujdesshme pėr Flamurtarin, qė mendon shumė tė ruajė epėrsinė, ndėrsa verdheblutė shfaqen tė pafuqishėm dhe tė pasaktė pėr ti barazuar shifrat. Natyrisht, raste pėr tė dyja skuadrat janė krijuar edhe nė fraksionin e dytė, por portat respective nuk janė arritur mė. Si ajo e Dushkut tė Elbasanit, qė ka zėvendėsuar Llanin, nė pjesėn e dytė, ashtu ajo e Spahos sė Flamurtarit, qė ka ulur nė stol prej disa javėsh Mockėn. Ky 3 pikėsh e ka ngjitur skuadrėn vlonjate nė vendin e parė tė klasifikimit, duke parakaluar kėshtu Dinamon, e cila pasohet mė pas nga Skėnderbeu. Vlonjatėt janė edhe kampionėt simbolikė tė fazes sė pare tė kampionatit tė 72-tė kombėtar tė futbollit.
Nė Qemal Stafa ka fituar 2-0 Vllaznia, e cila i ka kapur dy herė mat bardheblutė e Nevil Dedes. Dy gola, realizuar nė pjesėn e parė, u kanė mjaftuar kuqebluve pėr ti dėrguar 3 pikėt nė Shkodėr, pėr ta shokuar Tiranėn, me njė humbje nė shtėpi, cka tregon situatėn plot dritė-hije dhe luhatje tė 24 herė kampionėve tė vendit. Vajushi, nė minutėn e 18-tė, dhe kapiteni Sinani, nė minutėn e 31-tė, kanė vulosur rezultatin 2-1, i cili mbeti i pandryshuar deri nė fund tė lojės. Mirel Josa duket se ka ndryshuar disa gjėra pėr mirė te Vllaznia, cka e tregoi edhe fitorja ndaj Tiranės, ku ėshtė rritur si futbollist dhe ka trajnuar, ndėrsa Nevil Dede ende nuk ka bindur ende me zgjedhjet e tij, pavarėsisht se erdhi me shumė bujė nė stolin bardheblu, duke zėvendėsuar njė trajner tė sprovuar, si Sulejman Starova.