1
BE: Heqja e vizave, nga 15 dhjetori prej 13/11/2010, 22:19
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Kėtė e bėri tė ditur dje nė Tiranė, komisionerja pėr Ēėshtjet e Brendshme nė Komisionin Evropian, Cecilia Malmstrom, gjatė njė vizite nė Tiranė katėr ditė pasi BE-ja vendosi tė heqė vizat me Shqipėrinė. Nė vizitėn e saj nė vendin tonė, Malmstrom e shoqėruar nga Sekretari i Shtetit pėr Migracionin dhe Azilin nė qeverinė e Mbretėrisė sė Belgjikės, Melchior Wathlet, zhvilloi takime me ministrin e Brendshėm, Lulzim Basha, kryeministrin Sali Berisha, studentėt e Universitetit Europian tė Tiranės dhe iu pėrgjigjėn interesimit tė medias pėrmes njė konference shtypi. Nėtakimin me studentėt, Malmstrom tha se "heqja e vizave ėshtė njė vendim i rėndėsishėm. Qė nga 15 dhjetori, ju do tė jeni tė aftė tė pėrfitoni nga ky vendim i rėndėsishėm, por duhet tė dini disa limite dhe autoritetet do t`ju informojnė. Ju duhet tė keni njė pasaportė diplomatike dhe regjimi i vizave ėshtė i rėndėsishėm, pasi keni mundėsi tė vizitoni vende tė rėndėsishme dhe jo tė qėndroni e tė punoni, por njė mundėsi pėr tė udhėtuar. Shpresoj ta pėrdorni nė mėnyrė korrekte". Ndėrsa zyrtari i lartė belg, nė komunikimin me studentėt vlerėsoi punėn e ministrit Basha nė gjithė kėtė proces. "Falėnderoj kolegun Basha pėr angazhimin dhe energjinė pėr tė arritur te liberalizimi i vizave", tha Wathlet. Sipas tij, "ne u dhamė ju njė sinjal dhe ky ėshtė sinjali i besimit. Duam qė ju ta vėrtetoni qė ne kishim tė drejtė, kishim besim te ju. Kjo kontratė nuk duhet keqpėrdorur, pra qytetarėt shqiptarė nuk duhet tė shkojnė nė vendet e BE-sė, tė kėrkojnė benefite shoqėrore, tė kėrkojnė punė atje, apo tė kėrkojnė tė rrinė mė gjatė se sa periudha 3-mujore nė njė periudhė 180-ditore". Nė konferencėn pėr shtyp, komisionerja pėr Ēėshtjet e Brendshme bėri sėrish thirrje qė tė mos shkelen detyrimet nga qytetarėt qė do tė kalojnė kufirin me pasaportėn e re biometrike. Ajo theksoi se qytetarėt nuk duhet tė kėrkojnė punė dhe s'mund tė rrinė mė shumė se 90 ditė brenda gjashtė muajve nė vendet e BE-sė. "Ne kemi qenė tepėr tė qartė, nė rast se do tė ketė abuzim sistematik, e pėrsėris sistematik tė procesit, atėherė po i gjithė procesi do tė rishikohet. Kushtet janė tepėr tė qarta, nuk do donim qė ato tė thyheshin. Prandaj kemi ardhur sot kėtu, unė me kolegun tim belg dhe po ashtu kemi ardhur pėr t'u informuar ju se cilat janė kėto kushte tė liberalizmit tė vizave. Ne do mbėshtetemi tė qeveria shqiptare qė ajo tė bėjė pjesėn e saj pėrsa i pėrket informimit. Ju lutem, ju lutem mos na zhgėnjeni", tha mė tej Malmstrom nė komunikimin me mediat. Nga ana e tij, ministri Basha theksoi se qeveria i ka dhėnė pėrparėsi informimit tė qytetarėve. Nė takimin e mesditės, kryeministri Berisha garantoi komisioneren dhe sekretarin e Shtetit belg se qeveria ėshtė e angazhuar tė shmangė tė gjitha efektet negative tė kėtij procesi.














