1
Pagjumesia tek adoleshentet prej 13/11/2010, 17:31
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫

Pagjumesia (Insomnia) eshte ērregullimi i regjimit tė gjumit , veshtiresi per te rene ne gjume dhe per te qendruar nė gjume. Ne moshen e femijerise deri ne adoleshence, ne raste jo te jashtezakonshme, femijet nuk flene gjume jo se nuk u flihet, por mendojne se jane te rritur tashme dhe deshirojne te flene ne ore te vona. Situata eshte e njejte edhe te adoleshentet, por ajo paraqitet me problematike.
Adoleshentet e mundojne trupin e tyre duke qendruar zgjuar para kompjuterit, studiuar ose duke pare televizor deri ne ore te vona te nates, nderkohe qe organizmit te nje adoleshenti i nevojitet 7-9 ore gjume ne dite. Javet e para, organizmi i adoleshentit do ta kerkoje gjumin pas nje orari te caktuar te nates, por neglizhenca e adoleshentit dhe konsumimi i kohes si , do ta kthejė kete situate ne nje gjendje kronike. Nė vazhdimesi, trupi i tij do te jete i ploget, i pafuqishem gjate dites dhe ne maksimumin e aktivitetit te tij ne oret e vona te nates.
Simptomat e Insomnise
Pergjumje gjate dites
Ndjesia e te qenit i lodhur gjate dites
Irritim
Probleme me perqendrimin ose me kujtesen
Insomnia Primare
Kjo lloj insomanie vihet re te pacientet qe kane probleme me gjumin pa patur ndonje problem mjekesor dhe rendom ndeshet me shenjat e saj tek adoleshentet.
Insomnia Akute dhe Insomnia Kronike
Pagjumesia mund te jete per nje periudhe te shkurter (akute) ose per periudha te gjata (kronike). Gjithashtu mund te shfaqet edhe me hope, duke patur periudha te tera kur pacienti nuk ka probleme me gjumin.
Shkaqet e Insomnise
Stresi (provime te rendesishme, vdekje ne familje, divorc, etj.)
Shqetesim emocional ose fizik.
Faktore te mjedisit: zhurmat, dritat etj.
Prishja e orarit te gjumit.
Megjithese mund te duket i pamundur aplikimi tek adoleshentet, por inkurajimi per fjetje dhe zgjim ne te njejten ore ēdo dite, duke perfshire edhe ditet e pushimit, eshte shume i rendesishem per stabilizimin e gjumit tek ata. Rekomandohen ushtrime fizike, por jo para orarit te gjumit, sepse e stimulojne trupin te jete me aktiv dhe nuk ndihet me nevoja per gjume. Po keshtu, ne keto raste, adoleshenteve do tu vinte ne ndihme nje regjim qetesie para gjumit, si: leximi i nje libri, degjimi i muzikes se lehte apo berja e nje banje, e cila e stimulon ardhjen e gjumit. Ikub















