1
Kur fillojnė bebet qė tė flenė tėrė natėn? prej 13/11/2010, 17:15
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫

Nėnat dhe baballarėt qė kanė bebe tė vogla mezi presin qė tė mund tė flenė natėn pa u zgjuar nga britmat e foshnjave tė tyre. Njė studim i ri tregon se rreth 50% e bebeve do tė fillojnė qė tė flenė tėrė natėn qė nė muajin e dytė, apo tė tretė tė jetės .
"Pesė muaj pas lindjes, e disa raste edhe mė herėt, prindėrit mund tė presin me arsye qė gjatė natės tė flenė pa u zgjuar nga tė qarat e bebes sė tyre", thotė kėrkuesi kryesor shkencor, Dr. Jacqueline Henderson, nga Universiteti Canterbury nė Zelandė tė re. Sido qė tė jetė, kėrkuesit shkencorė thonė se do tė ketė edhe asi fatzinjsh, tė cilėt do tė kenė probleme me gjumin e bebeve e, si rrjedhim edhe me gjumin e tyre, derisa bebja tė mbushė njė vit.
Nė mėnyrė qė tė shtojnė njohuritė e kufizuara rreth aftėsisė sė bebeve qė tė bėjnė gjumė tė pandėrprerė, Henderson dhe kolegėt e saj kanė analizuar gjumin dhe shprehitė e gjumit te 75 bebe tė shėndosha, tė lindura me kohė, gjatė tėrė vitit tė parė tė jetės sė tyre. Me kėtė rast, kėrkuesit shkencorė kanė konstatuar se shtimi mė i shpejtė i kohės sė gjumit tė pandėrprerė te bebet, paraqitet midis muajit tė parė dhe tė katėrt tė jetės. Deri nė muajin e pestė tė jetės, ėshtė parė se 50% tė bebeve lejojnė prindėrit e tyre qė tė bėjnė gjumė tė rehatshėm gjatė natės. Ikub















