1
Ēitaku: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė dhe nuk do tė jetė ēėshtje e diskutimit prej 13/11/2010, 14:32
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Me leximin e raportit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-Moon u vlerėsua gjendja nė Kosovė gjatė tremujorshit tė kaluar duke i`a bashkėngjitur edhe punėn e misionit EULEX.Sekretari i pėrgjithshėm Moon pėrshėndeti fillimin e dialogut tė ardhshėm ndėrmjet dy vendeve dhe ftoi tė gjitha palėt qė tė tregojnė pėrmbajtje dhe tė angazhohen pėr qasje tė matur e konstruktive, nė mėnyrė qė tė shmanget pėrshkallėzimi i situatės nė veri tė Kosovės. (Bota Sot)Ai theksoi se OKB ėshtė e gatshme pėr tė kontribuar nė pėrpjekjet pėr dialogun midis Prishtinės dhe Beogradit.Zėvendėsministrja e jashtme e Kosovės, Vlora Ēitaku nė fjalimin e saj nėnvizoi progresin e shėnuar nė Kosovė nė ndėrtimin e institucioneve dhe kushtetutshmėrisė sė mirėfilltė, duke ndėrlidhur edhe zhvillimet e fundit demokratik institucionale.Ajo qartėsoi se pavarėsia e Kosovės nuk do tė jetė kurrė mė ēėshtje e diskutimit, dhe se pala kosovare ėshtė e gatshme tė bisedojė me Serbinė vetėm pėr ēėshtje praktike, si dy shtete sovrane.Zėvendėsministrja nė dorėheqje, Vlora Ēitaku shtoi se Qeveria e Kosovės pėrkrah pa rezervė ndėrtimin e paqes nė Ballkanin perėndimor dhe bashkėpunimin rajonal e mė gjerė nė kėtė pjesė tė Evropės, si dhe pėr pėrfshirjen e tė gjitha pakicave nė proceset demokratike dhe tė decentralizimit sipas pakos sė Ahtisarit.Ajo ftoi Kombet e Bashkuara qė tė jenė mė tė angazhuara dhe tė ftojnė serbėt e Kosovės pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e ardhshme nacionale, por edhe tė ftojnė Beogradin qė tė mos pengojė e minojė pjesėmarrjen e serbėve nė kėtė zgjedhje.Sipas saj, nė tre muajt e fundit nė veriun e Kosovės kanė ndodhur pesė sulme tė armatosura kundėr serbėve lokalė tė cilėt kanė treguar gatishmėri pėr pjesėmarrje nė jetėn politike dhe institucionale nė Kosovė.
















