1
Sinani, 201 gola nė 33-vjetorin e lindjes prej 10/11/2010, 11:38
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Sulmuesi i Vllaznisė, Vioresin Sinani, ėshtė shėnuesi mė i mirė i tė gjitha kohėrave Njė qytet i tėrė ėshtė krenar me tė. Ka arritur ti kėnaqė shumė herė. Vioresin Sinani ėshtė heroi i Vllaznisė sė viteve 90 00. Tė dielėn ka shėnuar golin e 200 tė nė historinė e kampionateve shqiptare tė futbollit, madje me Elbasanin shėnoi dy herė dhe shifra shkoi nė 201. Kam mbajtur prej vitesh rregullisht golat e kėtij sulmuesi, mbase duke e pasur tė qartė nė mendje se do tė ishte gjithnjė njėsh me golin.Pėr tė hyrė edhe nė histori. Jo mė kot, kam hulumtuar edhe pėr golat e sulmuesve tė tjerė tė spikatur tė kampionatit nė vite. Nga ajo ēfarė kam arritur nė konkluzion ėshtė se shifrėn 200 tė golave nuk e ka arritur as i madhi Panajot Pano. Kėtė shifėr golash nuk e ka kapur as Ilir Pėrnaska, as Agim Murati, Agustin Kola e ndonjė golashėnues tjetėr i mirėfilltė. Dyshimi i vetėm ėshtė pėr Refik Resmjen.Mungesa e statistikave tė sakta tė viteve 50 lė pak vend pėr diskutim nė kėtė mes, por nga ato ēfarė kemi zbuluar, ėshtė se Resmja ėshtė diku afėr kėsaj shifre, - shprehet staticieni i futbollit, Ymer Striniqi. Ndėrkohė, golat e Vioresin Sinanit janė tė gjithė tė evidentuar, tė saktė dhe pa asnjė dyshim. Ai deri mė sot e ka dėrguar topin plot 201 herė nė rrjetat kundėrshtare nė ndeshjet e kampionatit.Tė 199 tin gol e kishte shėnuar para 4 javėsh nė Kavajė ndaj Besės. Pas asaj ndeshjeje, pati njė trysni jo tė vogėl ndaj tij pėr golin e 200 tė, por Viori nuk e duron kėtė trysni. Eshtė shumė i ndjeshėm dhe, pėr rrjedhojė, nė tri ndeshjet e radhės, nuk arriti ta dėrgojė topin nė rrjetė. Dėshira pėr ta bėrė kėtė gjė ishte e madhe tek ai vetė. Megjithatė, nė prag tė ndeshjes me Elbasanin nuk premtoi asgjė, sepse nuk ka qejf tė japė premtime.














