1
Bajram Fetai, njė talent shqiptar debuton me Maqedoninė kundėr kombėtares kuqezi! prej 10/11/2010, 11:36
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Shumė herė kemi shkruar dhe i kemi ftuar lexuesit tanė nėpėr tema debati pėr mundėsitė reale qė ka Shqipėria nė futboll, pėr tė pėrftuar njė kombėtare edhe mė solide, edhe mė dinjitoze. Mjaft emra lojtarėsh kemi lakuar, qė militojnė me sukses nė rang klubesh, kudo nėpėr Europė, tė cilėt, me njė vėmendje tė duhur tė drejtuesve tė futbollit shqiptar, mund tė ishin pjesė e kombėtares. Fanellėn kuqezi e kemi parė si njė mundėsi reale, qė mund ta meritojė dhe pėrfaqėsojė cdo shqiptar. Qė jeton brenda kufijve tanė shtetėrorė, nė Kosovė, Mal tė Zi, Maqedoni, Skandinavi, Diasporė e kudo tjetėr. U hidhėruam shumė, madje e quajtėm edhe tradhėtar Sotir Ninin, teksa bėri zgjedhjen e vet, pėr tė luajtur me kombėtaren e Greqisė. Sepse zyrtarėt e futbollit tonė morėn vesh se ekzistonte njė lojtar i tillė, vetėm kur shpėrtheu nė njė ndeshje kampionati me Panathinaikosin. Dhe Greqia na e rrėmbeu talentin himarjot. E njėjta histori edhe mė ndonjė talent tjetėr, qė si kemi bindur dot pėr tė pėrfaqėsuar kombin e tyre, ose i kemi ftuar kur thuajse kishin mbyllur cdo hapėsirė, teksa kishin zgjedhur kombėtare tė tjera pėr tė luajtur. Institucionet zyrtare tė futbollit tonė kanė trumbetuar me tė madhe disa zyra talentesh nė Greqi, Itali, Gjermani etj, se gjoja kanė nėn vėzhgim dhe monitorim tė gjithė elementėt e spikatur, me gjak shqiptari. Por, kanė mjaftuar raste tė ndryshme, pėr tė kuptuar se kėto zyra janė vetėm nocione, qė funksionojnė nė letėr, ose sipas orekseve tė ndonjėrit. Ashtu si edhe trajnerėt e kombėtareve tona tė moshave (nga U-17 deri te U-21), qė i shtyjnė ditėt nėpėr kafene, pa ndėrmarrė ture tė ndryshme zbulimi talentesh. Edhe kur media ka evidentuar ndonjė prej tyre, qė ka spikatur me klubin e vet, institucionet tona tė futbollit se kanė vėnė shumė ujin nė zjarr. Situata ka mbetur e njėjtė, kombėtarja kuqezi ka humbur shėrbimin e disa talenteve, tė cilėt mund ta ngrinin edhe mė lart emrin e Shqipėrisė nė futbollin ndėrkombėtar. Rasti e sjell qė, njė tjetėr lojtar shqiptar, qė thotė pėr mediat daneze se priste vėmendjen pėrkatėse nga Shqipėria, por qė nuk i erdhi kurrė, zgjedh tė luajė pėr njė kombėtare tjetėr, atė tė Maqedonisė. Shumė domethėnėse dhe denoncuese, njėherazi, pėr autoritetet tona tė kombėtares, qė tetovari me gjak shqiptari, Bajram Fetai, tė debutojė si lojtar i kombėtares maqedonase, pikėrisht nė miqėsoren ndaj kuqezinjv














