BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Java e 10-tė e superligės e ka ulur siparin e vet me njė goleadė nė Durrės. Aty ku janė rrumbullakosur 23 gola nė kėtė javė, nė 6 ndeshje. Rekord mė vete ky! Aty, ku Teuta ka shkatėrruar totalisht Bylisin e Ballshit, nė ndeshjen pėrmbyllėse tė javės sė 10-tė, luajtur tė hėnėn nė “Niko Dovana”. Njė goleadė e jashtėzakonshme pėr “pėrmasat” e Teutės sė kėtij sezoni, qė tregon nga ana tjetėr brishtėsinė e mallakastriotėve, tė sapongjitur nė superligė, ku do ta kenė thuajse tė pamundur pėr tė mbijetuar me kėsi ecurie. Plot 6 gola kanė realizuar durrsakėt e drejtuar nga trajneri shkodran, Edi Martini, nė portėn e Bylisit, duke e bėrė kėtė tė fundit tė “kapitullojė”, apo tė “flasė me vete”. Sepse, humbja e tyre, me rezultatin 6-0, jo vetėm ėshtė mė e thella e kėtij kampionati, por mund tė mbetet e tillė, nė shifra tenistike, deri nė fund tė garės, si njė njollė e madhe pėr ballshiotėt, qė kanė nė drejtim ish-trajnerin e kombėtares sė Maqedonisė, Nikola Ilievski. E kundėrta, fjalėt mė tė mira shkojnė pėr “djemtė e detit”, njė ekip i pėrbėrė me lojtarė tė rinj dhe pa emėr, por qė pėrmes Teutės kėrkojnė tė afirmohen. Dhe ia kanė arritur ta mbajnė skuadrėn durrsake nė pozita mjaft tė mira nė klasifikim, nė tė njėjtėn kuotė pikėsh me Tiranėn, 15 pikė. Pjesa e parė e ndeshjes ėshtė mbyllur me fitoren 3-0 tė vendėsve, tė cilėt, nė fraksionin e dytė, kanė realizuar edhe tre gola tė tjerė, duke vulosur fitoren e thellė, 6-0 ndaj Bylisit, qė mbetet nė pozita kritike, sė bashku me Elbasanin, nė fund tė renditjes sė klasifikimit.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto