NUK JE AI QĖ MENDON SE JE

Share
avatar
Vizitor
Vizitor

Buzqeshje NUK JE AI QĖ MENDON SE JE

Mesazh nga Vizitor prej 9/11/2010, 12:38





NUK JE AI QĖ MENDON SE JE

Plotėsisht jam i bindur se zgjedhja e mendimeve tė vėrteta ėshtė problem mė i madh, do tė thoja dhe i vetmi me tė cilin ballafaqohemi nė jetė. Me zgjedhjen e qėndrimit tė drejtė, qė do tė thotė mėnyrės pozitive tė tė menduarit, gjejmė rrugė pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve. Perandori dhe filozofi romak Aureli kėtė urtėsi e pėrmblodhi nė vetėm nėntė fjalė: "Jeta e njeriut ėshtė e tillė ashtu siē e formėsojnė mendimet e tija."




Nėse i lėshohemi mendimeve tė gėzuara, edhe jetėn do ta kemi tė gėzuar. Nėse i dorėzohemi mendimeve shpresėhumbura, do tė jemi shpresėhumbur. Mendimet e sėmura padyshim sjellin gjendje tė sėmurė tė shpirtit. Nėse jetėn tonė e konsiderojmė shmangie, sigurisht qė ajo do t'jetė e shmangur...

Nuk je ai qė mendon se je...

Para disa viteve, njė gazetar mė pyeti: "Cili ėshtė mėsimi mė i ēmueshėm tė cilėn e keni mėsuar nė jetė?"

E kisha vėshtirė tė pėrgjigjem nė kėtė pyetje. Mėsim mė se i ēmueshėm qė e mėsova nė jetė ishte se; e rėndėsishme ėshtė se si njeriu mendon dhe vendoset ndaj botės. Sikur ta dija se ēka mendoni, do tė dija se kush jeni. Mendimi na bėn tė tillė, ēfarė jemi. Mėnyra se si vendosemi ndaj botės ėshtė shkaktar vendimtar nė zhvillimin e fatit tonė. Poeti amerikan Emerson njė herė pat thėnė:" Njeriu ėshtė pėrmbledhja e asaj ēka mendon ēdo ditė..." Vėrtet, si do tė mund tė ishte diēka tjetėr?
Plotėsisht jam i bindur se zgjedhja e mendimeve tė vėrteta ėshtė problem mė i madh, do tė thoja dhe i vetmi me tė cilin ballafaqohemi nė jetė. Me zgjedhjen e qėndrimit tė drejtė, qė do tė thotė mėnyrės pozitive tė tė menduarit, gjejmė rrugė pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve. Perandori dhe filozofi romak Aureli kėtė urtėsi e pėrmblodhi nė vetėm nėntė fjalė: "Jeta e njeriut ėshtė e tillė ashtu siē e formėsojnė mendimet e tija."

Ē'do tė thotė? Nėse i lėshohemi mendimeve tė gėzuara, edhe jetėn do ta kemi tė gėzuar.

Nėse i dorėzohemi mendimeve shpresėhumbura, do tė jemi shpresėhumbur. Mendimet e sėmura padyshim sjellin gjendje tė sėmurė tė shpirtit. Nėse jetėn tonė e konsiderojmė shmangie, sigurisht qė ajo do t'jetė e shmangur. Nėse vajtojmė, duke u ankuar nė vete, njerėzit do tė fillojnė tė largohen nga ne. " Nuk je ai qė mendon se je", tha Norman Pil, "por je ai ēka nga t'i ka krijuar mendimi yt."

A do tė thotė kjo se predikojė optimizėm tė verbuar nė raport me problemet jetėsore? Jo, ngase jeta, pėr fat tė keq, nuk ėshtė aq e thjeshtė. Pėrkujdesem pėr marrjen e qėndrimit pozitiv ndaj jetės. Me fjalė tė tjera, konsideroj se problemet duhet tė na preokupojnė, por jo edhe tė na brengosin. Por cili ėshtė dallimi mes preokupimit dhe brengosjes me ndonjė problem? Do tė pėrpiqem qė kėtė t'ua paraqes nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė... Kur kaloj nėpėr ndonjė rrugė tė frekuentuar, i preokupuar jam, por jo dhe i brengosur me atė qė bėjė. Preokupim do tė thotė kuptimi i problemit dhe marrja e masave pėr zgjidhjen e tyre. Brengosja ėshtė, ndėrkaq, ēmendja e vet-vetes, dhe rrotullimi i kot nė rreth.



Ėshtė e mundshme qė njeriu tė preokupohet me probleme serioze, dhe megjithėkėtė, ai tė hapėrojė me kokėn lartė, me buzėqeshje nė fytyrė. Regjisori i filmit Louel Tomas, autor i filmave mbi aventurat e Alenbit nė Palestinė dhe Lorensit nė Arabi, shijoi nė jetė, edhe famėn edhe pasurinė, por edhe dėshtimin. Me njė rast kur mbeti pa punė dhe pa para, trimėrisht dhe me kthjelltėsi e pėrballte varfėrinė e detyrueshme. Ushqehej nė restorante mė tė lira dhe huazonte para, por, ēdo mėngjes blinte karajfil, e vendoste nė vrimėn nė jakė, dhe i kthjellėt e i buzėqeshur shkonte tė kėrkoj punė. E dinte qė nuk guxonte tė lėshohej nė dėshpėrim, ngase nė atė rast tė gjithė do ta braktisnin, duke kyēur kėtu edhe miqtė nga tė cilėt i merrte hua paratė. Konsideronte se dėshtimi ėshtė pjesė e lojės jetėsore, ushtrim i dobishėm tė cilin njeriu duhet ta pranojė nėse dėshiron tė ngritėt mbi mesataren.

Qėndrimi i njeriut ndaj jetės, pakontestueshėm, ndikon nė aftėsitė e tija fizike. Nė librin e tij Psikologjia e fuqisė, psikiatri i njohur britanik, Dr. Hedfild pėr mrekulli e ilustron kėtė fakt "I luta tre individė", shkruan Hedfild, "qė t'i nėnshtrohen testit pėr hulumtimin e ndikimit, qė ka disponimi shpirtėror nė forcėn trupore. Pėr kėtė mė shėrbeu dinamometri. Kandidatėt kanė shtypur butonin e dinamometrit nė kushte tė llojllojshme, qė do tė thotė, nė gjendje tė zgjuar apo nėn ndikimin e hipnozės. Shtypja nė dinamometėr nė kushte tė gjendjes sė zgjuar ishte mesatarisht dyzetė kp. Ndėrkaq, kur kandidatėve nėn ndikimin e hipnozės u sugjerohej se janė fizikisht tepėr tė dobėt, presioni mezi arrinte dymbėdhjetė kp; mė pak se njė e treta nėn normale. (Vlen tė theksohet se njė nga kandidatėt ishte boksier, dhe se nėn ndikimin e hipnozės, kur iu sugjerua se s'ka forcė, deklaroi "se dorėn e kishte tė imtė, sa tė njė foshnjeje."

Me rastin e hulumtimit tė tretė nėn ndikimin e hipnozės, kandidatėve iu sugjerua se janė jashtėzakonisht tė fortė, dhe se mund tė arrijnė presionin mbi pesėdhjetė e gjashtė kp. Rrjedha ishte vėrtet e mrekullueshme: kandidatėt i tejkaluan mundėsitė e tyre pėr gati pesėdhjetė pėrqind!
Ja pra, i tillė ėshtė, fuqia e qėndrimit njerėzor ndaj cilit do qoftė problem.

Ekzistojnė njė sėrė shembuj "tė ēuditshme" tė mjekimit tė pacientėve nga sėmundjet e ndryshme, mjekime gjer te tė cilat ka ardhur pas vendimit tė pacientit qė t'mos i lėshohet sėmundjes dhe vdekjes.

Mendoni dhe sjelluni tė kthjellėt, dhe tė kthjellėt do tė jeni.

Ja njė recetė e mirė nė dhjetė pika tė cilėn mjafton tė lexoni ēdo ditė nga njėherė si autosugjestion. Ēdo ditė thuani vetes: "Vetėm sot do t'i pėrmbahem kėtyre rregullave". Pra, VETĖM SOT.

1. Vetėm sot do tė pėrpiqem tė bėhem i gėzuar dhe me disponim tė mirė. Do t'i kem nė mendje fjalėt "shumica e njerėzve ėshtė fatlumė nė atė masė, aq sa vendos tė jetė fatlum." Gjithnjė do tė pėrkujtoj se fati ndodhet brenda njeriut, dhe jo jashtė saj.

2. Vetėm sot do t'i pėrshtatem rrethanave, nė vend se tė pėrpiqem qė rrethanat t'ia pėrshtas dėshirave tė mia.

3. Vetėm sot do tė brengosem pėr trupin tim. Do tė bėjė gjimnastikė, do tė pėrkujdesem dhe do ta ushqej. Nuk do ta lė anash dhe nuk do ta keqpėrdorė, ngase dėshiroj qė gjatė dhe mirė t'mė shėrbejė.

4. Vetėm sot do t'i kushtojė pak kohė ushtrimeve tė mendjes. Do tė mėsojė diēka tė dobishme. Do tė lexojė diēka qė largonė mundin, mendimin dhe koncentrimin.

5. Vetėm sot do tė bėjė diēka pėr shpirtin. Do ta bėjė qoftė edhe njė vepėr tė mirė, duke mos pritur asnjė shpėrblim dhe as fitore. Do t'i bėjė dy gjėra tė cilat zakonisht vėshtirė e kam t'i bėjė, nė mėnyrė qė ta ushtroj edhe shpirtin edhe vullnetin.

6. Vetėm sot do t'jem i kėndshėm ndaj rrethit tim. Do tė pėrpiqem tė veproj sa mė mirė qė mundem, do tė jem i kujdesshėm dhe i kėndshėm, pėr secilin do tė pėrpiqem qė tė gjej ndonjė fjalė tė bukur. Asgjė dhe askėnd nuk do ta kritikojė. Nuk do t'ė pėrpiqem t'i ndryshojė njerėzit.

7. Vetėm sot do t'pėrpiqem tė jetoj vetėm pėr sot. Nuk do t'i zgjedhė me qindra probleme menjėherė, ngase e di se dita zgjat vetėm njėzet e katėr orė.

8. Vetėm sot do t'i pėrmbahem planit paraprakisht tė pėrcaktuar ditor. Do ta radhisė kohėn ashtu qė paraprakisht tė di ē'do tė bėjė nė disa orė tė ardhme. Do t'i shmangem edhe dy mjerimeve tė mėdha: ngutjes dhe pavendosmėrisė.

9. Vetėm sot do tė pėrpiqem tė gjejė gjysmė ore kohė pėr relaksim tė plotė, gjysmė ore kur do tė mund tė jem me vetveten.

10. Vetėm sot do t'lirohem nga druajtjet e mia. Nuk do tė frikohem tė jem i tillė ēfarė jam, tė gėzohem dhe tė kėnaqem me tė bukurėn. Pa frikė do tė dashurojė dhe pa frikė do tė besojė se mė duan ata qė unė i dua.
avatar
Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: NUK JE AI QĖ MENDON SE JE

Mesazh nga Vizitor prej 22/6/2011, 13:01

Vjen njė moment nė jetė, kur kupton
se kush ka rėndėsi, kush nuk ka pasur kurrė, kush nuk do tė ketė mė, dhe kush do
tė ketė
gjithmonė... Prandaj mos u shqetėso pėr njerėzit e tė kaluarės tėnde,
sepse ka njė arsye pse ata nuk janė pjesė e tė ardhmes tėnde..

    Ora ėshtė 25/7/2017, 18:53