"Lajmi i fundit"...Shtohet bilanci, 8 te vdekur nė rrugėn nacionale Fier-Tepelenė

Share

Dino
ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

<b>Shteti</b> Shteti: Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia: Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 25/01/2010
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 4930
<b>Pikėt</b> Pikėt: 11381
<b>Votat</b> Votat: 95
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

Buzqeshje "Lajmi i fundit"...Shtohet bilanci, 8 te vdekur nė rrugėn nacionale Fier-Tepelenė

Mesazh nga Dino prej 9/11/2010, 01:10

8 tė vdekur dhe 20 tė plagosur janė tė dhėnat paraprake pas aksidenti tragjik tė ndodhur nė rrugėn nacionale Fier-Tepelenė nė fshatin Ziaj, tė Komunės Fratar nė orėn 20.00. Nga tė dhėnat paraprake mėsohet se shkak i aksidentit ka qėnė humbja e drejtimit tė autobusit tė linjės Tiranė -Athinė me targė INB 9900 i cili drejtohej nga shtetasi Tomas Tsogas. Ende po punohet pėr nxjerrjen e kufomave me mjete tė pėrfocuara pasi viktimat ndodhen nė 100 metra thellėsi dhe terreni i vėshtirė e vėshtirėson situatėn. Ndėrkohė nė njė lidhje telefonike pėr “Ora News” prefekti i Fierit Bujar Hasa ka deklaruar se ende po punohet pėr ngritjen e autobusit pasi numri i viktimave ende po shtohet.
Drejt Tiranės janė nisur autombulanca ndėrsa ende nė autobus ka persona tė bllokuar.

Nė Spitalin e Gjirokastrės 5 tė plagosur
Nga tė dhėnat mė tė fundit nga korespodendenti ynė pėr “Ora News”, autobusi ėshtė pėrmbysur dhe nxjerrja e viktimave ėshtė e vėshtirė, ndėrsa nė vendngjarje janė vėnė nė dispozicion 2 vinca pėr tė nxjerrė pasagjerėt. Konkretisht nė Spitalin Rajonal tė Gjirokastrės nuk ka asnjė viktimė ndėrsa kanė mbėrritur 5 persona tė plagosur pėr tė marrė ndihmėn e duhur mjekėsore. Tė plagosurit janė Daniela Papadhaqi, Majlinada Syzi, Burbuqe Guma, Vjollca Baci dhe Eduard Premci i cili ėshtė nė gjėndje mė tė rėndė shėndetėsore.Nė Spitalin e Tepelenės gjashtė tė plagosur
Gjashtė tė plagosur dhe njė i vdekur janė nisur pėr nė Spitalin e Tepelenės. Ky ėshtė konfirmimi i marrė pak minuta mė parė nga Drejtori i Spitalit tė Tepelenės Astrit Zeneli ndėrsa personat janė ende duke u trajtuar pėr shkak tė gjėndjes sė rėndė shėndetėsore. Personat e shtruar janė: Brunilda Halili 16 vjec, Valbona Guma 17 vjec, Daniela Papadhaqi 34 vjec, Servi Mema 34 vjec, Eduard Prenci 29 vjec i cili ėshtė i shtruar nė sallėn e operacionit pasi ka patur hemoragji tė brėndshme. Ndėsa Fredi Guma 41-vjec nga Fraku i Fierit ka humbur jetėn pėrpara se tė mbėrrinte nė Spital. Drejtori i Spitalit Tepelenė konfirmoi pėr “Ora News” se mjekėt do tė punojnė dhe do tė qėndrojnė nė gadishmėri tė plotė.Nė Spitalin e Fierit njėzet e pesė tė plagosur
Prefekti i Fierit Bujar Hasa nė njė lidhje telefonike deklaroi se nė Spitalin e Fierit janė tė shtruar 25 tė plagosur dhe njė person ka humbur jetėn. Duke iu referuar tragjedisė Hasa tha se dyshohet pėr 10 viktima. Tė njėjtėn informacion iu referua dhe deputeti socialist Arben Cuko.




    Ora ėshtė 21/8/2014, 20:00