BOTASHQIPTAREFORUM
Pėrshėndetje Vizitorė!



Ejani dhe ju, bėhuni pjesė e BotaShqiptareForum ...!


Logged as Anonymous. Hera e fundit qė vizituat

You are not connected. Please login or register

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Pėrhapja e korrupsionit, mungesa e besimit nė sistemin gjyqėsor dhe zbatimi i dobėt i ligjit nė Kosovė minojnė qeverisjen nė vend, vlerėsoi nė fund tė vizitės sė tij nė Kosovė, raportuesi i Kėshillit tė Evropės, Bjorn von Sydou.

Raportuesi i Komitetit pėr Marrėdhėnie Politike i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, Bjorn von Sydou, tha se populli i Kosovės, pa marrė parasysh se cilit komunitet i takon, ka nevojė pėr sundimin e ligjit.

Vlerėsimin e tij, raportuesi suedez e dha nė fund tė qėndrimit pesėditor nė Kosovė, gjatė tė cilit zhvilloi njė varg takimesh me pėrfaqėsues tė institucioneve vendore e ndėrkombėtare, por edhe me banorėt lokalė tė pjesėve tė ndryshme tė Kosovės.

Krahasuar me vitin e kaluar, kur Von Sydou hartoi raportin e fundit pėr Kosovėn, tani, siē tha ai, shqetėsimi mė i madh i njerėzve qė jetojnė nė Kosovė ėshtė korrupsioni.

“Tė gjithė ata u ankuan pėr korrupsionin e pėrhapur, mungesėn e besimit nė sistemin gjyqėsor dhe zbatimin e dobėt tė ligjit”.

“Kjo gjendje minon qeverisjen, ndikon nė besimin e njerėzve tė Kosovės dhe tė autoriteteve ndėrkombėtare dhe rrezikon tė ardhmen e zhvillimit ekonomik tė Kosovės. Investitorėt, sikurse vendorė ashtu dhe ndėrkombėtarė, hezitojnė t'i sjellin mjetet e tyre financiare kėtu”, tha Von Sydou.

Ai theksoi se ka vėrejtur njė pėrmirėsim nė raportet ndėrmjet komuniteteve qė jetojnė nė Kosovė.

Pjesėmarrja e serbėve, tė cilėt jetojnė nė pjesėn qendrore tė Kosovės, nė zgjedhjet e fundit lokale, sipas tij, e ka dėshmuar kėtė gjė.

Njė faktor tjetėr nė kėtė rrafsh, siē tha ai, ėshtė dhe rritja e lirisė sė lėvizjes dhe e shkallės sė sigurisė nė vend.

“Mendoj se gjėja pozitive ėshtė se janė pėrmirėsuar marrėdhėniet ndėretnike, marrė parasysh sigurinė dhe lirinė e lėvizjes”, u shpreh Von Sydou.

Ai theksoi nevojėn e zhvillimit tė institucioneve demokratike tė Kosovės dhe tha se nė raportin e tij, i cili nė qershor pritet tė diskutohet nė Kėshillin pėr Marrėdhėnie Politike tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, do tė paraqesė nevojėn pėr themelimin e dialogut nė mes tė kėtij institucioni dhe Kuvendit tė Kosovės.

Nė lidhje me kėtė, Von Sydou tha se ėshtė e nevojshme pėrfshirja e tė gjitha komuniteteve.

“Njė Kosovė vėrtet evropiane ėshtė e paparamenduar pa pėrfshirjen e tė gjitha komuniteteve tė saj”, u shpreh Von Sydou.

Takimet me pėrfaqėsues tė banorėve tė pjesės veriore tė Kosovės, po ashtu figuronin nė agjendėn e takimeve tė raportuesit tė Kėshillit tė Evropės.

I pyetur pėr ndikimin e strategjisė sė institucioneve vendore e ndėrkombėtare pėr shtrirjen e autoritetit nė veri, Von Sydou dha pėrshtypjet qė ka pasur nga takimet me shqiptarėt dhe me pėrfaqėsues tė partisė serbe, DSS, nė veri.

“Mendoj se ata nuk ndihen tė kėrcėnuar nga ndėrhyrjet sot”, tha raportuesi suedez.

Kėshilli i Evropės ka njė qėndrim neutral ndaj statusit tė Kosovės, meqė 14 nga 47 vendet anėtare tė tij nuk e kanė njohur ende Kosovėn.


______________________________________________________________________________________________________________
http://www.botashqiptareforum.com
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi