BOTASHQIPTAREFORUM
Pėrshėndetje Vizitorė!



Ejani dhe ju, bėhuni pjesė e BotaShqiptareForum ...!


Logged as Anonymous. Hera e fundit qė vizituat

You are not connected. Please login or register

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Sot, nė ndėrtesėn e Qeverisė sė Kosovės grupi Punues pėr Liberalizim tė Vizave mbajti takimin e radhės. Nė kėtė takim morėn pjesė zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, anėtarėt e grupit punues tė tė gjitha institucioneve dhe persona tė tjerė pėrgjegjės nė kėtė fushė. Koordinatori i grupit punues pėr Liberalizim tė Vizave,Besnik Vasolli nė fillim tė takimit, theksoi se ”ky ėshtė takimi rregullit i grupit punues pėr Liberalizim tė Vizave, i cili po mbahet nė baza mujore.Nė kėtė takim u diskutuan tė gjitha tė arriturat tė cilat janė bėrė prej 15 janarit deri mė 15 shkurt tė kėtij viti, gjithashtu nė kėtė takim janė informuar edhe pėr punėt tjera tė cilat janė bėrė gjatė kėsaj periudhe, tė cilat kanė dalė si kritere kryesore nga takimi i fundit me ekspert tė Komisionit Evropian,i cili ėshtė mbajtur prej 26 deri mė 29 janar”.Duke folur pėr kriteret e dala nga takimi me ekspertėt e Komisionit Evropian, Besnik Vasolli,theksoi se kanė dalė disa kritere,ose kėrkesa konkrete nga ai takim, ndėrsa ne i veēuam tri mė tė rėndėsishmet.“Kriteri i parė ėshtė hartimi i ligjit pėr ripranim dhe mund tė themi se ka pasur njė progres tė konsiderueshėm nė kėtė drejtim.

Brenda tri javėve me ekspert tė ministrive relevante, nė bashkėpunim me ekspert tė EULEX-it,ekspert tė Komisionit Evropian, tė ICO-sė,kemi bashkėpunuar rregullisht dhe brenda kėtyre tri javėve ėshtė hartuar drafti i parė, i cili shkon javėn e ardhshme nė Qeverinė e Kosovės pėr aprovim dhe shpresojmė se sė shpejti do ta dėrgojmė edhe nė Kuvendin e Kosovės pėr aprovim”,- theksoi Vasolli.Duke folur pėr kriterin e dytė, kėshilltari i ministrit tė Punėve tė Brendshme,Besnik Vasolli, tha se “kriteri tjetėr ėshtė rishikimi i mekanizmit pėr integrimin e personave tė riatdhesuar, ju e dini qė nė Kosovė rregullisht janė riatdhesuar qytetarėt tanė dhe ne tani jemi nė vazhdėn e rishikimit tė kėtij mekanizmi qė ta bėjmė sa mė funksional, nė mėnyrė qė ata njerėz qė riatdhesohen nė Kosovė tė kenė njė trajtim adekuat dhe sa mė tė mirė”.

Duke folur pėr kriterin e tretė, Vasolli, theksoi se ”kriter i tretė i caktuar nga ai takim ėshtė edhe siguria e dokumenteve. Ky ėshtė edhe kapitulli i parė i Udhėrrėfyesit pėr Liberalizim tė Vizave dhe si i tillė ėshtė shumė i rėndėsishėm, qė do tė thotė se nuk ėshtė vetėm lėshimi i dokumenteve biometrike, por ėshtė komplet mekanizmi i lėshimit tė dokumenteve, i cili do tė jetė shumė i sigurt dhe ne jemi duke u marrė me kėtė proces nė bashkėpunim me EULEX-in, por edhe me akterė tė tjerė relevant. Jemi duke i shikuar tė gjitha ēėshtjet qė kanė dalė dhe pėr tė cilat duhet t’iu bėjmė zgjedhje. Jemi optimistė se tė gjitha kėto kėrkesa t’i arrijmė brenda kėtij gjashtėmujori dhe nė kėtė mėnyrė tė dalim me njė raport tė suksesshėm dhe mė nė fund ta marrim edhe ne Udhėrrėfyesin zyrtarė pėr Liberalizim tė Vizave”,- tha ndėr tė tjera, Besnik Vasolli. Gjatė takimit disa nga anėtarėt e grupit punues pėr Liberalizim tė Vizave raportuan tė arriturat gjatė kėsaj periudhe njėmujore. Takimi i radhės do tė mbahet pas njė muaji.


______________________________________________________________________________________________________________
http://www.botashqiptareforum.com
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi