Vizitor
Vizitor

Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon, ka bėrė thirrje pėr dhėnien fund menjėherė tė arrestimeve, kėrcėnimeve dhe pėrdorimit tė dhunės nė Iran.
Ai i bėri thirrje autoriteteve iraniane qė tė respektojnė tė drejtat themelore qytetare, veēanėrisht lirinė e grumbullimit dhe atė tė shprehjes.
Mė herėt, ka pasur pėrleshje nė kryeqytetin Teheran mes policisė dhe demonstruesve qė protestojnė kundėr zgjedhjeve tė debatueshme presidenciale.
Mitingu i opozitės ndodhi pavarėsisht njė paralajmėrimi tė bėrė nga Rojet Revolucionare se protestuesit do tė ndeshen me atė qė e cilėsuan konfrontim revolucionar.
I fejuari i njė vajze iraniane tė vrarė gjatė protestave anti-qeveritare tė sė shtunės, thotė se autoritetet e kanė ndaluar familjen e saj tė zhvillojė njė shėrbim pėrkujtimor publik.
Vdekja e Neda Agha Soltan ėshtė regjistruar nė vidoe dhe ka qarkulluar nė internet .
Pamjet e fytyrės sė saj tė gjakosur janė shfaqur nėpėr pllakatet e mbajtura nėpėr demonstratat qė pasuan.
I fejuari i saj, Kaspian Makan, i tha BBC-sė se autoritetet fetare dhe milicia proqeveritare, Basixhi, e kishin ndaluar familjen e saj tė mbante njė shėrbesė memoriale nė njė xhami tė Teheranit, sepse kishin frikė se ajo do tė shndėrrohej nė njė simbol tė njė lėvizje proteste.


















No Comment.