BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Temat [0]

11122010
Lidhja Demokratike e Kosovės e ka pėrmbyllur fushatėn e saj me njė tubim nė kryeqytet, me ē'rast drejtuesit e kėtij subjekti kanė premtuar ndėrtimin e shtetit ligjor, forcim tė shtyllave tė shtetit, arsimit, shėndetėsisė, policisė dhe gjyqėsisė, zhvillim ekonomik dhe integrime euroatlantike. Kreu i LDK-sė, Isa Mustafa ka kėrkuar qė tė ndėshkohen ata qė nuk kanė qeverisur mirė dhe t'i jepet shansė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Mustafa gjatė premtimeve tė tij ka pėrmendur edhe respektimin e shtetit nga institucionet e Republikės, si pėr t'i kujtuar Sejdiut shkeljen e Kushtetutės sė vendit, e cila...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 125
11122010
Lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Hashim Thaēi nė tubimin pėrmbyllės nė Prishtinė, ka garantuar se bashkimi kombėtar nuk ėshtė premtim elektoral, por ėshtė mision i PDK-sė, i cili do tė arrihet nė mandatin e ardhshėm katėrvjeēar tė qeverisjes. "Sot, po e pėrmbyllim fushatėn pėr zgjedhjet e para nacionale nė Kosovėn e pavarur dhe po e hapim kapitullin e fitores sė re pėr Partinė Demokratike tė Kosovės. Urime Fitorja demokrat tė Kosovės- fitorja ėshtė e jona. Gjatė fushatės sonė, ne i dėshmuam botės sė civilizuar se kemi traditė tė organizimit tė zgjedhjeve tė lira dhe demokratike....

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 115
11122010
Koalicioni pėr Kosovė tė Re ka pėrmbyllur fushatėn paraelektorale, duke i bėrė thirrje qytetarėve tė dalin sa mė masovikisht mė 12 dhjetor dhe tė votojnė pėr kėtė koalicion, i cili sipas drejtuesve tė tij, do tė sjellė ndryshime pozitive nė jetėn e qytetarėve dhe punėsim mė tė madh. “Treni i shpejtėsive tė mėdha, Koalicioni pėr Kosovė tė re ndaloi nė Prishtinė. Atje ku nisi. Unė jam i nderuar qė i dhamė jetė kėtij Koalicioni. Mė i madhi. Mė i ploti. Alternativa vėrtet e re e Kosovės. Pėrgjigja mė e mirė, ilaēi mė i mirė kundėr zhgėnjimit popullor tė kėtyre 10 vjetėve pas ēlirimit! Secili prej...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 131
11122010
Populli i Kosovės do tė heqė dorė nga Qeveria nė dorėheqje, sepse mė 12 dhjetor qytetarėt e Kosovės nuk do tė votojnė pėr ish-pushtetarėt qė e shitėn pasurinė e vendit pėr t’u pasuruar vet, sepse do ta votojnė programin e Vetėvendosjes qė e mbrojnė njerėz qė kurrė nuk u shitėn, kanė thėnė drejtues tė Lėvizjes “Vetėvendosje” nė tubimin pėrmbyllės tė fushatės parazgjedhore nė sheshin “Nėnė Tereza” nė Prishtinė.“Mirė se e gjejmė njėri-tjetrin nė rrugėn e popullit tė drejtė kėtu pėrballė ndėrtesave tė pushtetit tė padrejtė. Me 12 dhjetor, populli i Kosovės do tė heq dorė nga Qeveria nė dorėheqje dhe...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 105
11122010
AAK-ja e sheh Gjakovėn si pėrcaktues tė votės sė fitores
Gjakovė, 10 dhjetor-Votuesit gjakovarė janė votues potentė tė cilėt do tė pėrcaktojnė fituesin nė shkallė tė Kosovės , i cili fitues do te jėtė koalicioni AAK, lista “dr.Ibrahim Rugova”, PSHDK dhe BD, ka thėnė Blerim Shala, nėnkryetar i parė i AAK-sė nė tubimin pėrmbyllės tė kėtij koalicioni i cili ėshtė mbajtur tė premtėn nė Gjakovė.”Nė Prizren e nisim fushatėn pėr ta pėrmbyllur me fitore nė Gjakovė, dhe atė fitore bindėse pasi Gjakova do tė jetė kontribuesi kryesor i kėsaj fitoreje” ka thėnė Shala i cili nė paraqitjen e tij tė paktė...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 123
11122010
Afrimi i ditės sė diel, kur qytetarėt e Kosovės do tė vendosin pėr udhėheqėsit e ardhshėm tė institucioneve, nuk po e frikėson Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ). Zyrtarėt e mekanizmit qė organizon zgjedhjet nė Kosovė kanė thėnė se janė tė gatshėm dhe se i kanė kryer tė gjitha pėrgatitjet pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve. “Tė gjitha pėrgatitjet tona kanė pėrfunduar. Fletėvotimet janė nė depon e KQZ-sė. Do tė shpėrndahen nė orėt e hershme tė mėngjesit tė shtunėn dhe tė dielėn”, ka thėnė kryetarja e KQZ-sė, Valdete Daka.Sipas shefes sė komisionit, KQZ-ja sot do tė vendosė nėse do tė dalė ose jo...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 110
11122010
Uashingtoni konsideron se mbajtja dhe menaxhimi i zgjedhjeve kėtė tė diele nė Kosovė, janė tė njė rėndėsie tė veēantė. “Nėse ato do tė shihen si tė lira, tė drejta dhe paqėsore, atėherė Kosova do tė bėj njė hap gjigant mė pėrpara drejt legjitimitetit ndėrkombėtar”, ka vlerėsuar sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton.Ndėrkaq, ndihmėsi i saj Filip Gordon tha se “Kosova ėshtė shembull se sa mund tė arrihet pėr njė kohė tė shkurtėr progres i jashtėzakonshėm nė forcimin e demokracis

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 124
11122010
Prishtinė- Nė Kosovė kanė arritur vėzhguesit ndėrkombėtarė qė do tė monitorojnė procesin e zgjedhjeve ditėn e diel. Bėhet fjalė pėr 182 vėzhgues tė rrjetit tė organizatave evropiane pėr monitorimin zgjedhjeve - ENEMO. Prej tyre, 170 do tė shpėrndahen nė tė gjitha qendrat e votimit nė Kosovė. Ndėrsa 12 prej tyre do tė qėndrojnė nė qendrėn e numrit tė votave dhe rezultateve si dhe do monitorojnė procesin derisa tė shpallet rezultati pėrfundimtar i zgjedhjeve tė 12 dhjetorit.

nga Albatros - Komentet: 1 - Shikime: 114
11122010
Prishtinė - Tė gjithė pacientėt e shtrirė pėr mjekim dhe trajtim nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės, por edhe stafi shėndetėsor qė do tė jetė nė kujdestari, nė ditėn e diel, do tė kenė mundėsi qė tė votojnė nė QKUK. Nė kuadėr tė QKUK sė, tė dielėn do tė hapen dy qendra tė votimit. Njėra do tė jetė e vendosur nė Klinikėn e Kirurgjisė, pėrkatėsisht nė Amfiteatrin e kėsaj klinike, ndėrsa qendra e dytė do tė jetė nė Klinikėn Obstetrike Gjinekologjike. Votimi do tė mundėsohet falė bashkėpunimit ndėrmjet Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės. Votimi u mundėsohet...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 109
11122010
Prishtinė - Institucioni i Avokatit tė Popullit tė dielėn mė 12 dhjetor pėr herė tė parė do t'i vėzhgojė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės. Nėpėrmjet njė komunikate Institucioni i Avokatit tė Popullit njofton se me ekipet e tij mobile do t'i vėzhgojnė tė gjitha qendrat e votimit nė vend. Avokati i Popullit Sami Kurteshi deklaroi se qėllimi i vėzhgimit tė zgjedhjeve pėrgjithshme ėshtė mbėshtetja forcimit tė procesit demokratik gjatė procesit zgjedhor. Vėzhguesit e Avokatit tė Popullit kanė kryer trajnimin e duhur pėr vėzhgimin e zgjedhjeve qė ėshtė organizuar nga ekspertėt e OSBE...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 128
11122010
Prishtinė-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listėn pėrfundimtare tė votuesve pėr zgjedhjet e 12 dhjetorit, sipas tė cilės tė drejtė vote kanė 1 milion e 630 mijė e 636 persona, prej tyre 73.288 do tė votojnė pėr herė tė parė. Nė ditėn e zgjedhjeve do tė jenė 35.735 persona qė do tė mbushin 18-vjeē dhe tė cilėt kanė mundėsi tė votojnė nė gjithsej 746 qendra votimi. Sipas KQZ-sė janė gjithsej 34.521 qytetarė qė kanė ndryshuar adresėn e vendbanimit kurse nga lista e votuesve si persona tė vdekur janė fshirė 6.165 veta. Nė zgjedhje garojnė 29 subjekte politike, ndėrsa numri i kandidatėve...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 150
11122010
Flamuri shtetėror i Kosovės nuk ėshtė pėrdorur gati se aspak gjatė fushatės zgjedhore nga ana e partive politike, njofton agjencia e lajmeve INA. Pjesa mė e madhe e partive politike kanė preferuar gjatė tėrė fushatės tė ekspozojnė dhe tė valėvisin flamurin kombėtar kuq e zi dhe flamujt partiak, derisa nė raste tė rralla ėshtė evidentuar prania e flamurit shtetėror. Simpatizantėt e partive politike theksojnė se janė mė tė predispozuar pėr tė pėrdorur flamurin kombėtar se sa ate shtetėror. Partitė politike garuese nė kėto zgjedhje kanė theksuar se ata kanė pėrdorur flamujt shtetėror, por se nuk kanė...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 188
11122010
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia nė Veprim, nė konferencėn pėr media ka prezantuar tė dhėnat e kėtij Koalicioni mbi mbarėvajtjen e fushatės elektorale pėr Zgjedhjet Parlamentare tė 12 dhjetorit 2010.Pėrfaqėsuesit e Demokracisė nė Veprim vlerėsuan se pėrkundėr disa veprimeve apo aktiviteteve qė janė evidentuar dhe tė cilat janė nė kundėrshtim me Kodin e Mirėsjelljes pėr Subjektet Politike, nė pėrgjithėsi fushata elektorale mund tė vlerėsohet e qetė, korrekte dhe demokratike.Driton Selmanaj, pėrfaqėsues i Demokracisė nė Veprim pėrmendi disa tė dhėna tė cilat janė evidentuar nė disa nga tubimet e subjekteve...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 122
11122010
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se janė bėrė pėrgatitjet e duhura pėr organizimin e zgjedhjeve tė lira parlamentare nė Kosovė, kėtė tė diel. Edhe organizatat vendore e ndėrkombėtare shprehen tė gatshme ta monitorojnė gjithė procesin.
Kosova po i bėn pėrgatitjet e fundit pėr organizimin e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme parlamentare tė 12 dhjetorit. Ndėrsa subjektet politike pjesėmarrėse mbyllin fushatėn dhe nesėr fillon heshtja parazgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vėzhguesit dhe autoritetet e rendit po pėrgatiten pėr ditėn e votimeve. KQZ-ja konfirmoi se numri i pėrgjithshėm i votuesve...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 111
11122010
Gjatė kėsaj jave, nė Forcėn e Sigurisė tė Kosovės, ka qėndruar njė ekip ekspertėsh tė marinsave amerikanė. Ata, me kėtė rast, kanė vizituar tė gjitha njėsitet e FSK-sė, nė kazerma dhe nė terren, ku janė njoftuar gjerėsisht me aktivitetin e tyre, me zhvillimin dhe me arritjet profesionale. Sot, nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė FSK-sė, kanė organizuar njė brifing-analizė tė pėrgjithshme, ku kanė folur pėr tė arriturat e FSK-sė, dhe pėr zhvillimet e mėtejmė tė pjesėtarėve tė FSK-sė. Nė brifing, morri pjesė edhe komandanti i FSK-sė, gjenerallejtėnant Sylejman Selimi, gjeneralbrigade Zymer Halimi, oficerė...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 144
11122010
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk janė tė kėnaqura me kompetencat qė ka misioni evropian pėr sundimin e ligjit nė Kosovė, EULEX. Dokumentet mė tė reja tė WikiLeaks zbulojnė shqetėsimin e ish-ambasadores, Tina Kaidanow, me rolin pasiv dhe jo ekzekutiv tė EULEX-it sidomos nė veri, duke e akuzuar kėtė mision se po lejon dhe toleron krimin nė veri tė vendit.“Policėt amerikanė janė tė frustruar sa i pėrket qasjes “duart larg” dhe mungesės sė autoritetit ekzekutiv kur veprojnė nė terren. Zyrtarėt policorė nė Departamentin e Pėrforcimit, qė operojnė nė Mitrovicė dhe nė pikat kufitare, pėr shembull,...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 123
11122010
Njė anėtar i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan i tha Zėrit tė Amerikės se zgjedhjet nė Kosovė janė njė rast i mirė qė liria dhe demokracia atje tė pėrparojnė mė tej. Kongresmeni Koni Mak u bėri thirrje njerėzve nė Kosovė qė tė shkojnė e tė votojnė dhe theksoi gjithashtu se vala e njohjeve tė shtetit tė ri ėshtė e pashmangshme.Koni Mak ka lidhje tė ngushta me Kongresin amerikan. Ai vetė ėshtė anėtar i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, bashkėshortja e tij, Meri Bono Mak ėshtė gjithashtu anėtare ndėrsa i ati, Koni Mak i Treti, ka qenė senator.Koni Mak thotė se nuk ka qenė ndonjėherė nė Kosovė,...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 81
11122010
Sonte nė mesnatė nė Kosovė fillon heshtja parazgjedhore para votimeve tė sė dielės ku atje mbahen zgjedhjet e jashtėzakonshme parlamentare. Rreth 30 subjekte politike me rreth 1 mijė e 300 kandidat janė regjistruar pėr tė marrė pjesė nė kėto zgjedhje. Zėri Amerikės ka zhvilluar njė seri intervistash me udhėheqėsit e disa prej partive politike. Nė njė intervistė pėr programin tonė, kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, thotė se Bashkimi Evropian duhet tė ketė njė qėndrim tė qartė kundruall pavarėsisė sė Kosovės. Nė intervistėn dhėnė korrespondentit tonė nė Prishtinė, Besim Abazi,...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 83
29112010


Me rastin e 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit Kombėtar, Lėvizja Rinore pėr Bashkim organizoi aksionin me moton “Pa kufi– Kosova ėshtė Shqipėri”. Ky aksion u zhvillua nė kufirin shqiptaro-shqiptar nga mbi njėqind tė rinj e tė reja, tė cilėt zbuluan tabelėn me moton e aksionit “Pa kufi– Kosova ėshtė Shqipėri” dhe shpalosėn njė flamur gjigant kuq e zi. Qėllimi i kėtij aksioni ishte shprehja e qėndrimit kundėr vazhdimit tė ekzistencės sė pakuptim tė kufirit midis shqiptarėve. Aksione tė tilla kreative janė mirėpritur...

nga LePuRuShJa - Komentet: 1 - Shikime: 319
23112010
Mbrėmė rreth orės 21:10 nė fshatin Grabanicė tė Klinės nė shtėpinė e tij nga persona tė panjohur ėshtė vrarė oficeri i policisė, Arben Demė Sejdiu dhe janė plagosur dy anėtar tė tjerė tė familjes.

Njėsia e drejtorisė rajonale tė Policisė nė Pejė, njoftoi se nė shtėpinė e viktimės Naim Sejdiu, lindur dhe banues nė fshatin Grabanicė, derisa viktima (oficeri policor), Arbeni lindur me 03.03.1970 dhe banues nė fshatin Grabanicė-Klinė, dhe viktima Qemajl (Naim) Sejdiu 24 vjeēar po ashtu lindur dhe banues nė fshatin Grabanicė, kanė qenė sė bashku me familjar tė tjerė duke qėndruar nė dhomėn...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 193
22112010
Fati i tė pagjeturve paralajmėrohet si njėra ndėr ēėshtjet e para qė do tė diskutohen nė dialogun e paralajmėruar Prishtinė – Beograd. Zyrtarėt dhe familjet e tė pagjeturve kėrkojnė qė kjo ēėshtje tė mos politizohet dhe ndėrkohė theksojnė se ende nuk kanė asnjė informacion zyrtar pėr dialogun e paralajmėruar.

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 103
22112010
Bashkimi Evropian duhet tė nisė sa mė parė dialogun zyrtar pėr liberalizimin e vizave me Kosovėn dhe t’ia japė vendit udhėrrėfyesin zyrtar pėr kėtė proces, vlerėsojnė pėrfaqėsues tė Iniciativės Evropiane pėr Stabilitet. Nė raportin e fundit tė kėsaj trajtohet izolimi i Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave, ndėrsa thuhet se me qasjen aktuale tė Brukselit karshi Kosovės po dėmtohen interesat dhe angazhimi i BE-sė pėr vendin.

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 110
24102010
(E plotėsuar) Nė kongresin e 5-tė zgjedhor tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), i cili zhvilloi tė shtunėn punimet, pa asnjė kundėrkandidatė, Hashim Thaēi ėshtė rizgjedhur kryetar i PDK-sė. Pas marrjes sė besimit pėr tė parin e partisė, Thaēi ka akuzuar LDK-nė pėr krizėn institucionale, duke thėnė se me rastin e marrjes sė vendimit nga ana e Gjykatės Kushtetuese, se Fatmir Sejdiu ka shkel Kushtetutėn, ish-presidenti i vendit i kishte kėrkuar Thaēit ta refuzojė vendimin e Gjykatės Kushtetuese. Thaēi ka theksuar ky ka qenė momenti qė ka ardhur deri te prishja e koalicionit, ndėrsa momenti tjetėr...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 101
13102010
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, arrin sot nė Kosovė. Ajo fillimisht do tė takojė udhėheqėsit mė tė lartė tė institucioneve shtetėrore dhe do tė vizitojė Manastirin e Graēanicės, 6 km nė juglindje tė Prishtinės.

Vizita e zonjės Clinton nė Kosovė pason takimet qė ajo ka zhvilluar nė Sarajevė dhe Beograd me udhėheqėsit mė tė lartė shtetėrorė tė kėtyre dy vendeve.

Nė Sarajevė, ajo u ka bėrė thirrje tė gjitha palėve nė Bosnjė qė t’i pėrqafojnė reformat politike, tė...

nga Dino - Komentet: 0 - Shikime: 192
21092010
Njė krim i rėndė brenda familjar i natyrės sė rrallė ndodhi tė martėn nė orėt e hershme tė mėngjesit nė familjen Bisaku tė Prizrenit, ku djali Mark Bisaku privoi nga jeta nėnėn e tij, tė cilėn e theri me thikė, konfirmoi policia nė Prizren.

Policia nė Prizren konfirmoi se pėr motive deri tash tė panjohura, Mark Bisaku, 25 vjeēar privoi nga jeta duke therur me thikė nėnėn e tij, Terezėn, 56 vjeēare, ndėrsa krimi ndodhi rreth orės 05:30 tė mėngjesit. Njėri nga zyrtarėt pėr media pranė Drejtorisė rajonale tė policisė nė Prizren, rreshteri Vesel Gashi, tha se motivet e rastit akoma...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 169
07092010
Njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Katari ėshtė njė punė e pėrmbyllur - pritet vetėm formalizimi i vendimit – i konfirmohet kryeministrit Thaēi nga autoritetet mė tė larta shtėtėrore tė Katarit

Nė kuadėr tė vizitės sė tij zyrtare nė Katar, Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, u prit nga Princi i Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani.

Kryeministri Thaēi e falėnderoi Princin Al Thani pėr ndihmėn qė Katari i ka dhėnė shtetit dhe popullit tė Kosovės nė vazhdimėsi dhe vecanėrisht pėr mbėshtetjne gjatė procesit tė anėtarėsimit nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn...

nga LePuRuShJa - Komentet: 0 - Shikime: 166
01092010
Kryetari i parlamentit tė Grenadės Letėr Kryetares sė Kuvendit: 'Sė shpejti rritje e menjėhershme e vendeve qė do tė njohin pavarėsine e Kosovės'.

Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli mori tė martėn njė letėr nga kryetari i Parlamentit tė Grenadės, George J.Mc Guire lidhur me ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Kjo letėr vjen pas dhjetėra takimesh qė Kryetarja e Kuvendit zhvilloi nė Konferencėn botėrore tė kryeparlamentarėve nė Gjenevė tė Zvicrės, tė fokusuara kryesisht nė lobimin pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

nga LePuRuShJa - Komentet: 0 - Shikime: 208
22072010
Sot nė Uashington, kongresistėt Eliot Engel dhe Connie Mack shtruan njė drekė pune, pėr nder tė kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi.

Nė drekė morėn pjesė edhe kongresistė tjerė nga Partia Demokratike dhe Partia Republikane, mbėshtetės tė Kosovės.

Nė kėtė takim miqėsor tė kryeministrit Thaēi me kongresistė tė njohur amerikanė, u rikonfirmua mbėshtetja pėr zhvillimet dhe pėr tė arriturat e shtetit tė ri tė Kosovės.

Me kėtė rast, kongresistėt amerikanė e mirėpritėn vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr pavarėsinė e Kosovės dhe...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 329
09072010
Nė njė ceremoni tė veēantė, Presidenti Sejdiu ia dorėzoi z.Toni Bler “Medaljen e Artė tė Lirisė”, me tė cilėn e ka dekoruar Presidenti historik Ibrahim Rugova, mė 12 qershor 2004. medalje kjo qė u jepet qytetarėve tė Kosovės dhe tė huaj, pėr kontributin e lartė nė mbrojtjen e lirisė sė Kosovės.

Duke folur nė kėtė ceremoni, Presidenti Sejdiu u shpreh: “Populli dhe institucionet e Republikės sė Kosovės kanė njė admirim tė veēantė pėr Ju, i nderuar Kryeministėr Bler, dhe pėr vendin Tuaj, Mbretėrinė e Bashkuar.
Ne do t’ju jemi pėrherė mirėnjohės pėr pėrkrahjen e jashtėzakonshme qė...

nga LePuRuShJa - Komentet: 0 - Shikime: 189
06072010
Ish-kryeministri i Britanisė sė Madhe, Tony Blair, mė 8 dhe 9 korrik 2010, do tė vijė nė Kosovė, mė ftesė tė kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi. Ish-kryeministri britanik nė shtetin e ri, do tė ketė njė varg aktivitetesh, ku pėrveē takimeve me zyrtarėt mė tė lartė shtetėror tė Kosovės, ai po ashtu do tė marrė ēmimin “Doctor Honoris Causa” qė i ėshtė ndarė kohė mė parė nga Universiteti i Prishtinės. Ish-kryeministri britanik ka qenė njė nga pėrkrahėsit mė tė mėdhenj tė shqiptarėve nė luftėn e fundit nė Kosovė. Ai bashkė mė ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, ishin shtytėsit...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 159
27062010
Vetėm pak ditė pasi serbėt kishin hyrė me dhunė nė pikėn kufitare tė Jarinjės, duke mos dashur tė tregojnė dokumentet e identitetit tė tyre, 900 motoristė qytetarė serbė kanė kaluar tė shtunėn pikėn kufitare nė veri tė Kosovės, por kėsaj radhe tė gjithė ata i janė nėnshtruar kontrollit nga policia e Kosovės dhe ajo e EULEX-it.

Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, ka theksuar se kontrolli i motoristėve serbė ėshtė bėrė nga pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės dhe asaj tė EULEX-it dhe se nuk ka pasur asnjė problem deri mė tani, raporton RTV21.

Ndėrkaq, jo zyrtarisht mėsohet...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 143
21062010
2010-06-21 13:19:44




Katėr persona kanė humbur jetėn dhe njė tjetėr ėshtė plagosur gjatė njė pėrleshje tė armatosur nė orėt e para tė mėngjesit nė qytetin e Vitisė. Tre janė shtetas tė Maqedonisė. Ministrja e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, Gordana Jankullovska ka konfirmuar ngjarjen, por nuk ka dhėnė detaje pėr vrasjet. Nė mesin e tė vrarėve siē raportojnė agjencitė e lajmeve tė Maqedonisė, janė tre shtetas tė Maqedonisė, identiteti i tė cilėve nuk ėshtė bėrė i ditur ende nga Policia e Kosovės.

nga Dino - Komentet: 0 - Shikime: 168
13062010
...

nga Dino - Komentet: 0 - Shikime: 158
29052010


RTK gjykon incidentin...

nga Dona20 - Komentet: 1 - Shikime: 384
19052010
Shtohen
njohjet, arrin e 69-ta
Republika e Somalisė ėshtė vendi I 69 qė e
ka njohur sot mė 19 maj, zyrtarisht Republikėn e Kosovės. Me njė notė
diplomatike drejtuar Ministrisė sė Jashtme tė Republikės sė Kosovės,
pėrkatėsisht postuar ministrit Skėnder Hyseni, I cili gjendet nė Nju-
Jork, Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Somalisė konfirmon
vendimin e qeverisė sė kėtij vendi pėr njohjen e Kosovės shtet tė
pavarur dhe sovran. Mė tej nė notėn diplomatike thuhet se vendimi ėshtė
marrė nė bazė tė kėrkesės zyrtare pėr njohje tė nėnshkruar...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 151
11052010
Po forcohet bindja e shteteve tė Bashkimit Europian se ėshtė e nevojshme
tė ketė pėrgatitje pėr opinionin kėshillėdhėnės tė Gjykatės
Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė lidhur me pavarėsinė e Kosovės dhe pėr tė
formuluar njė qėndrim tė pėrbashkėt para vendimit tė Gjykatės, kanė
thėnė diplomatė nė Bruksel pėr WazEuObserver.

“BE’ja duhet tė jetė e gatshme pėr opinionin e GJND’sė; Vendimi nuk
duhet tė na gjejė tė papėrgatitur. Unė thellėsisht besoj se publikimi i
opinionit tė GJND’sė ėshtė njė mundėsi pėr aksion tė BE’sė drejt
stabilizimit tė rajonit”,...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 162
11052010
Zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Mjedisit dhe Planifikimi Hapėsinor i
janė bashkėngjitur nismės sė tė rinjve pėr shėnimin e Ditės sė Evropės,
duke i pastruar hapėsirat pėrreth objekteve tė trashėgimisė kulturore nė
Prizren.

Me bindjen se rruga e integrimit evropian ndėrlidhet me mbrojtjen e
mjedisit dhe tė trashėgimisė kulturore, zyrtarėt dhe aktivistėt e
shoqėrisė civile tė hėnėn janė pėrkujdesur pėr ambientin te Hamami i
Gazi Mehmed Pashės, te Xhamia e Sinan Pashės, nė sheshin e Shadėrvanit
dhe nė Kalanė e Prizrenit.

Pėr ta rritur...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 144
11052010
Ministri i Jashtėm, Skėnder Hyseni dhe homologu i tij bullgar, Nikolay
Mladenov, janė pajtuar gjatė njė takimi nė Prishtinė se e ardhmja e
Ballkanit Perėndimor ėshtė nė BE.

Dy ministrat kanė theksuar se vendet e rajonit duhet tė ndihmojnė njėra-
tjetrėn nė pėrpjekje pėr t’u integruar sa mė parė nė strukturat
euro-atlantike.

Mladenov ka shprehur gatishmėrinė e vendit tė tij pėr ta ndihmuar
Kosovėn, nė luftimin e krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Ai ka
shpalosur pėrvojat e shtetit bullgar pėr luftimin e kėtyre dukurive
negative...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 159
11052010
Pas njė takimi qė ka pasur me presidentin e Shqipėrisė, Bamir Topi,
Veton Surroi pritet qė tė ndėrmjetėsoj pėr krizėn nė Shqipėri.

Veton Surroi aktualisht ėshtė Kryetar i Bordit tė Klubit pėr Politikė tė
Jashtme.

Sipas burime tė pakonfirmuar mirė, partia e Edi Ramės, deputetėt e sė
cilės janė nė grevė urie qė disa ditė kanė pranuar qė Surroi tė
ndėrmjetėsojė pėr tė gjetur njė zgjidhje, por Partia Demokratike ende
nuk ka folur nė lidhje mė kėtė ēėshtje.

Ndėrkaq, pasi ėshtė kontaktuar nė telefon nga Klan Kosova, Veton Surroi,
...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 154
06052010


Te enjten dhe tė premten presidenti i Kosovės zhvillon vizitėn e tij tė parė zyrtare nė njė shtet perėndimor. Agjenda ėshtė e ngjeshur dhe ambasadori Mirdita shpreson qė takimet t'i zhvillojnė marrėdhėniet bilaterale.

Nė ambasadėn e Kosovės nė Berlin kėto ditė vlon puna si kurrė mė parė. Nė zyrėn e ambasadorit nuk pushojnė hyrje–daljet. Njė intervistė me njė gazetė, qė duhet tė shtyhet, njė tjetėr takim qė anulohet, njė deputet qė kėrkon tė futet nė listėn e drekės, atmosfera i pėrngjan pak a shumė...

nga LePuRuShJa - Komentet: 0 - Shikime: 188
07042010


Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Steinberg sot viziton Kosovėn. Ndalesa nė Prishtinė ėshtė pjesė e turneut tė tij ballkanik. Ditė mė parė, kur lajmėroi vizitėn nė vendet e Ballkanit, Steinberg e vlerėsoi pavarėsinė e Kosovės si faktor stabiliteti nė rajon.

Steinberg shoqėrohet gjatė turneut tė tij ballkanik nga ministri i jashtėm i Spanjės, Miguel Angel Moratinos. Spanja ka kryesinė e rradhės sė Bashkimit Evropian.

Diplomati amerikan do tė takohet me zyrtarė tė lartė vendorė...

nga LePuRuShJa - Komentet: 0 - Shikime: 199
16032010
Republika e Kosovės, do tė marrė pjesė nė ēfarėdo takimi ndėrkombėtarė, por vetėm si shtet i pavarur, ajo nuk e shkel 17, shkurtin shpalljen e pavarėsisė dhe nuk i ofendon 65 shtete ndėrkombėtare qė njohėn pavarėsinė e saj.

Prishtinė, mars - Kosova ėshtė shtet i pavarur, dhe kėtė gjė nuk mund ta mohoj askush, madje ėshtė e njohur edhe nga 65 shtete ndėrkombėtare, prandaj ajo nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė pėrfaqėsohet nė ēfarėdo takimi apo vend tė botės, pėrveē se si shtet i pavarur dhe sovran. Dhe vetėm si vend sovran do tė marr pjesė edhe nė Samitin mbi tė ardhmen evropiane tė Ballkanit...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 214
16032010
Uashington, 16 mars - "Pėrveē Bosnjės, situata ndėrmjet Serbisė e Kosovės mbetet njė pikė shpėrthyese pėr rajonin. Nuk ka dyshim se ėndrra pėr njė Evropė tė bashkuar nuk mund tė arrihet pa njė rol udhėheqės tė Serbisė nė rajon. Ėshtė meritė e drejtuesve tė Serbisė qė kanė dėshmuar angazhim ndaj institucioneve evropiane. Megjithatė dallimet rreth Kosovės mbeten njė pengesė e fuqishme nė pėrparimin e mėtejshėm. Derisa Prishtina e Beogradi kanė mosmarrėveshje, ėshtė thellėsisht jorealiste tė shpresosh pėr njė zgjidhje krijuese, pragmatike e tė qėndrueshme, qė mė sė miri do tė mbronte dhe do tė...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 191
16032010
Ambasadori britanik nė Beograd Stiven Uordsuorth ka deklaruar se nga Serbia nuk kėrkohet qė tė njohė pavarėsinė e Kosovės, por qė Beogradi duhet patjetėr tė vendosė ndonjė model bashkėpunimi me Prishtinėn. Ai ka theksuar se BE disa herė ka pėrsėritur se nuk kėrkon nga Serbia tė njohė Kosovėn dhe se ky qėndrim mbetet. Mirėpo, ka shtuar ai, realiteti me tė cilin Serbia duhet tė pėrballet ėshtė se 22 vende anėtare tė BE-sė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės dhe se kjo nuk do tė ndryshojė, andaj nevojitet qė tė gjendet mėnyra qė ky fakt tė mos bėhet pengesė nė rrugėn e Serbisė drejt BE-sė, ka thėnė...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 156
16032010
Presidenti Sejdiu udhėtoi pėr nė Bruksel

Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu do tė qėndrojė pėr njė vizitė nė Bruksel, ku nesėr, mė 17 mars 2010, do t'i drejtohet Kėshillit tė NATO-s (Kėshillit tė Atlantikut Verior) dhe do tė flasė pėr progresin e arritur nė Kosovė, si dhe pėr gjendjen aktuale politike e tė sigurisė.

Para nisjes pėr nė Bruksel, Presidenti Sejdiu tha se do ta njoftoi Kėshillin e NATO-s me zhvillimet e pėrgjithshme qė ka pasur nė vend, do tė shprehė falėnderimet e institucioneve dhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pėr angazhimet...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 137
16032010
Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu priti sot shefin e Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, z.Werner Almhofer, me tė cilin bisedoi pėr bashkėpunimin e kėtij misioni me institucionet e Kosovės dhe rolin e tij nė proceset nėpėr tė cilat po kalon vendi, si dhe pėr procesin e zgjedhjeve dhe rrjedhėn e tyre.

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 163
10032010
Sot mė 10.03.2010. nė ora 14:38 minuta, sipas kohės lokale, sizmografėt e Rrjetit Sizmologjik tė Kosovės detektuan tėrmet me epiqendėr 6km nė juglindje tė Istogut.

Nė njė komunikatė pėr opinion, ky institucion ka njoftuar se "magnituda e tėrmetit ishte M=5.2 shkallė tė Rihterit, ndėrsa intensiteti nė epiqendėr VII ballė sipas MCS-64, thellėsia 5.2 km".

"Tėrmetin e kanė ndier banorėt e rrethit tė gjerė tė Pejės, Burimit dhe tėrė territori i Kosovės. Ende nuk dihet pėr dėme nė njerėz dhe materiale", thuhet nė komunikatė.

Ndėrkaq, sipas...

nga LePuRuShJa - Komentet: 0 - Shikime: 243
07032010
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka vlerėsuar se ndarja e Kosovės do ta hapte ēėshtjen e ndryshimit tė kufijve nė Ballkan, dhe prandaj askush nuk ėshtė i interesuar pėr hapjen e kėsaj ēėshtjeje.

“Integriteti territorial i Kosovės ėshtė i paprekshėm, i njohur dhe i garantuar ndėrkombėtarisht, dhe Kosova me kėto kufij do tė integrohet nė NATO dhe BE”, ka thėnė Thaēi pėr agjencinė Beta.

Ai ka thėnė se gjendja e sigurisė ėshtė stabile dhe ndėr sfidat mė tė rėndėsishme ėshtė integrimi i pjesės veriore dhe zbatimi i ligjit nė kėtė pjesė tė vendit.

“Serbėt e Kosovės...

nga Mjeshtri - Komentet: 0 - Shikime: 245
28022010
Njohėsit e proceseve tė integrimeve evropiane dhe analistėt pėr ēėshtje politike nė Prishtinė thonė se Bashkimi Evropian duhet tė rrisė presionin karshi Beogradit zyrtar nė lidhje me qasjen e tij ndaj Kosovės. Ndonėse hidhet poshtė mundėsia qė nė tė ardhmen e afėrt njohja e shtetėsisė sė Kosovės t’i vihet si kusht Serbisė pėr integrim nė BE, ata theksojnė nevojėn pėr themelimin e bashkėpunimit rajonal ndėrmjet dy vendeve.

Bashkimi Evropian nuk ėshtė i interesuar qė me anėtarėsimin e shteteve tė reja nė kėtė mekanizėm tė importohen probleme politike, thonė njohėsit e procesit tė integrimeve...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 183
26022010
Sot, nė ndėrtesėn e Qeverisė sė Kosovės grupi Punues pėr Liberalizim tė Vizave mbajti takimin e radhės. Nė kėtė takim morėn pjesė zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, anėtarėt e grupit punues tė tė gjitha institucioneve dhe persona tė tjerė pėrgjegjės nė kėtė fushė. Koordinatori i grupit punues pėr Liberalizim tė Vizave,Besnik Vasolli nė fillim tė takimit, theksoi se ”ky ėshtė takimi rregullit i grupit punues pėr Liberalizim tė Vizave, i cili po mbahet nė baza mujore.Nė kėtė takim u diskutuan tė gjitha tė arriturat tė cilat janė bėrė prej 15 janarit deri mė 15 shkurt tė kėtij...

nga Albatros - Komentet: 0 - Shikime: 192

Temat [50]

  Mbrapsht nė krye

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Moderatorėt : (`*•.ø(`*•.ø St@fi ø.•*“)ø.•*“), Global Moderator/e

Pėrdoruesit qė po shfletojnė forumin: Asnjė

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

  • Mesazhe tė reja Mesazhe tė reja
  • Mesazhe tė reja [ Popular ] Mesazhe tė reja [ Popular ]
  • Mesazhe tė reja [ Locked ] Mesazhe tė reja [ Locked ]
  • Asnjė mesazh i ri Asnjė mesazh i ri
  • Asnjė mesazh i ri [ Popular ] Asnjė mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjė mesazh i ri [ Locked ] Asnjė mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmėrim Lajmėrim
  • Ngjitės Ngjitės
  • E Rėndėsishme E Rėndėsishme

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto